• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Ne u lamë mënjanë”/ Rama nga Berlini: BE nuk u ofron akses të rinjve, por i kërkon të kualifikuar!

by
15/10/2022 11:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kriza energjetike ishte në fokus të fjalës të mbajtur nga kryeministri Edi Rama në ditën e parë të punimeve të kongresit të partive Socialiste Europiane në Berlin. Rama kërkoi mbështetje për ta kapërcyer këtë situatë, ndryshe nga sa ndodhi me pandeminë.

“Kemi patur një eksperiencë të keqe me BE. Kur shpërtheu pandemia e koronavirusit, ne u lamë mënjanë. Ne vrapuam të gjenim vaksina. Pra u harruam dhe nëse nuk do kishim mbështetjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, nuk do kishim vaksinuar askënd për një kohë të gjatë. Ishte një moment i frikshëm që mund të shihnim në një situatë të rend që BE nuk ishte atje. Dhe ja ku jemi te rasti i energjisë, icili nuk është i njëjtë me pandeminë por është i ngjashëm. Ngjan kur vjen puna te fuqia për të gjithë komunitetin europian, uroj të mos  jetë i njëjti rast dhe të gjendet një zgjidhje për të mbështetur vendet anëtarë për të përballuar goditjen e madhe, duke mos u lënë jashtë”, tha Rama.

Rama u ndal edhe tek largimi i të rinjve jashtë vendit, duke e akuzuar Bashkimin Europain për standard të dyfishta.

“Ka gjera që janë te tmerrshme vërtet, pasi ne nuk jemi të pasur por në njërin krah po shohim të rinjtë tanë të largohen sepse nuk po I jepet mundësia të kenë të njëjtin akses si sistemi arsimor i lartë europian. Por nga an tjetër shohim që ata që janë kualifikuar në Shqipëri, kërkohen të meren nga vendet e pasura. Ky është tregu , unë e kuptoj por kjo duhet të ketë balanc në një formë, një solidaritet pasi vendi ynë duhet të mar dicka në këmbim, ne i ndihmojmë gjermanët nëse nuk kanë më të rinjë të punojnë si infermier apo doktor, Por ne duhet të ndihmohemi gjithastu, smund të funksionoj vetëm në nëj formë”, tha Rama.

Në përfundim, kreu i qeverisë solli edhe njëherë në vëmendje sulmin kibernetik të Iranit ndaj Shqipërinë.

“Ne u përfshimë nga një sulm i rëndë kibernetike nga Republika Islamike e Iranit, ky sulm donte shkatërrimin e plotë të sistemit tonë online, i cili është shumë i zhvilluar në vendin tonë”, tha Rama.

Sot në Berlin të Gjermanisë po mbahet Kongresi i radhës i Partive Europiane Socialiste, ndërsa mbledhja do të vijojë edhe ditën e nesërme. E ftuar në këtë Kongres nga Shqipëria është Partia Socialiste, ndërkohë që nuk është ftuar Partia e Lirisë e Ilir Metës. Aleanca me Sali Berishën, i ka mbyllur një derë Ilir Metës në arenën ndërkombëtare. Për shkak të koalicionit dhe partneritetit me Sali Berishën, një njeri i shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA dhe Britania e Madhe.

Partia e Socialistëve Evropiane (PES) bashkon Partitë Socialiste, Socialdemokrate dhe Partitë e Punës të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta.

/e.d

Next Post
Detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços/ Tina, “molla e sherrit” prezente në momentin e krimit

Detaje tronditëse nga vrasja e Martin Çeços/ Tina, “molla e sherrit” prezente në momentin e krimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

Berisha: Salianji është vetëpërjashtuar, ka vetëm interesa private të faktuara me dokumente

January 17, 2026
U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

U konfliktuan me njëri-tjetrin duke përdorur armë zjarri, në kërkim 2 të rinj në Shkodër

January 17, 2026
Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

Berisha-diasporës: Protestoni para ambasadave! Gjuani me vezë, domate…

January 17, 2026
Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

Bonus-malus, ndëshkim në para për shkaktarët e aksidenteve

January 17, 2026
“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

“Rama ka pushtuar parlamentin dhe..’/ Berisha thirrje qytetarëve: Duhet të ngriheni, shpëtoni Shqipërinë

January 17, 2026
Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

Përmbytjet, Rama: Mbetjet, dëm i pariparueshëm për natyrën! Do ngremë Task-Forcë

January 17, 2026
“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

“Një staf me njerëz të ndyrë”, kryebashkiaku i 3,8 milionë banorëve kërkon falje

January 17, 2026
Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

Rama “ultimatum” kryebashkiakëve: Pa arritur targetin e Paketës së Maleve s’ka rikandidim! Ambicia, 1 mijë investime

January 17, 2026
“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

“Asnjë aset shtetëror s’do jepet pa sjellë përfitime”/ Rama: Boll pritët nga financimi i shtetit! Së shpejti, agjencia..

January 17, 2026
Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

Rama: Fond 20 milionë euro në mbështetje të zhvillimit rural, do të vendosen në shërbim të kullimit

January 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In