• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Në Turqi më rrezikohet jeta”, Shqipëria i refuzon kërkesën për azil dhe vendos për dëbimin e shtetasit turk

by Ardit Rada
16/09/2020 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, rrëzoi më 10 shtator ankimin e shtetasit turk Selami Simsek dhe la në fuqi një vendim të Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme, që vendosi në favor të dëbimit të tij nga Shqipëria.

BIRN mësoi se Komisioni, i cili u mblodh me vetëm 4 anëtarë nga 7 që ka në përbërje, vendosi me shumicë 3 me 1, për të refuzuar kërkesën e Simsek për azil. Kundër ankimit vendosën përfaqësuesja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Merita Xhafaj, ajo e Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme Venera Domi dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve, Jetlir Gjergji. Në pakicë përfaqësuesja e Komitetin Shqiptar të Helsinkit, Ardita Kolmarku kërkoi që ankimi të pranohej. Tre anëtarë të tjerë dhe avokati i Simsek, Elton Hyseni nuk ishin të pranishëm në mbledhje. Hyseni nuk ishte i arritshëm për koment.

Arsyetimi i shumicës sipas një dokumenti që BIRN pa, u bazua kryesisht mbi procedurë. Në të pretendohet që Simsek ka apeluar tej afatit 15 ditor vendimin e Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe se kishte refuzuar marrjen dijeni për vendimin. Por sipas mendimit të pakicës, Komisioni nuk kishte provuar që Simsek ose avokati i tij ishin njoftuar për vendimin e refuzimit dhe as që këtij të fundi t’i ishte mundësuar një version i përkthyer i vendimit në një gjuhë që ai e kupton.

Pakica e ka cilësuar “praktikë të dyshimtë” mënyrën se si pretendohej se ishte njoftuar Simsek dhe mënyrën se si ishte përpiluar procesverbali për refuzimin e marrjes dijeni. Sipas saj procedura e ndjekur nuk vërteton marrjen dijeni.

Dyshime mbi mos vënien në dijeni të Sismsek dhe avokatit të tij në këtë proces janë ngritur edhe më herët, pasi u mësua se vendimi i refuzimit i azilit  ishte marrë në 9 mars  nga Drejtorisë së Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme dhe u bë i njohur vetëm në fillim të korrikut. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca i tha BIRN nw një bisedë telefonike më 2 korrik se një përgjigje e Ministrisë së Brendshme për Avokatin e Popullit mbi këtë rast ishte “hileqare”, pasi nuk përmendte datën kur ishte marrë vendimi i refuzimit.

Në një dokument që BIRN siguroi, të lëshuar nga Ministria e Brendshme në 25 qershor, përmendet sepcifikisht që Simsesk kishte të drejtën e apelimit brenda 15 ditëve pa vënë në dukje kohën e fillimit të këtij afati. Në dokumentin e lëshuar gati 4  muaj pas vendimit, nuk përmendet që Simsek ishte njoftuar.  Avokati i Simsek, Hyseni e akuzoi në 2 korrik ministrinë se nuk ia kishte vënë në dispozicion vendimin që ishte marrë në mars.

BIRN mësoi po ashtu se shumica në Komision nuk ka marrë parasysh pretendimet e Simsek dhe mbrojtësit të tij ligjor se në Turqi ai rrezikohej të burgosej si përkrahës i Lëvizjes së Gylen.

Selami Simsek u arrestua korrikun e vitit të kaluar me një vizë kanadeze false në Rinas,  së bashku me mësuesin Harun Çelik. Ata pretenduan se po arratiseshin, pasi përndiqeshin nga Turqia si pjesë e lëvizjes së klerikut Fetullah Gylen.

Më 1 janar, Shqipëria dëboi Harun Çelik pavarësisht thirrjeve të tij në kërkim të azilit. Çelik u burgos menjëherë sapo mbërriti në Turqi, ndërsa Agjencia shtetërore e lajmeve Anadolu raportoi se ai ishte kapur në një operacion ku ishte përfshirë dhe shërbimi sekret turk, MIT.

Në një proces të ndarë gjyqësor, Selami Simsek u dënua më 27 janar nga Gjykata e Tiranës me një vit e gjysmë burg, ndërsa përfitoi uljen e një të tretës së dënimit për shkak se pranoi fajin dhe shprehu pendesë.

Rasti i Simsek dhe bashkëudhëtarit të tij të dëbuar, Harun Çelik ka nxitur hetime për akuza të rrëmbimit të personit dhe zhdukjes nga një grup i Organizatës së Kombeve të Bashkuara mbi Ndalimet Arbitrare, i cili i dërgoi Shqipërisë një listë pyetjesh në maj.

Selami Simsek u lirua nga burgu pasditen e 9 marsit 2020 dhe u shoqërua nga policia tek Drejtoria e Kufirit dhe Migracionit në Laprakë, ku bëri kërkesën për azil. Pas një sërë peripecish, Simsek u shoqërua në Qendrën e Mbyllur për të Huajt në Karreç në periferi të Tiranës, ku ndodhet edhe aktualisht.

Siç doli më vonë, Drejtoria e Azilit dhe Shtetësisë pranë Ministrisë së Brendshme mori menjëherë vendim për refuzimin e kërkesës së tij për azil. Ky vendim dyshohet nuk iu njoftua as shtetasit turk dhe as avokatit të tij. Pas publikimit të vendimit në media avokati Elton Hyseni apeloi rastin në Komisioni Kombëtar për Azilin dhe Refugjatët, i cili është shkalla e dytë e apelimit për të huajt. Vendimi i Komisionit mund të ankimohet në Gjykatën Administrative të Apelit./BIRN

/e.rr

Next Post
Video/ Myrto Uzuni dërgon në “shtëpi” Dinamo Zagrebin, shqiptari feston me shqiponjë golin në Champions

Video/ Myrto Uzuni dërgon në "shtëpi" Dinamo Zagrebin, shqiptari feston me shqiponjë golin në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

Gjermania eliminohet për herë të parë me penallti! Dramë edhe për Holandën! Paraguaj e Maroku vijojnë Botërorin

June 30, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Konflikt fizik në zonën e Shkallnurit në Durrës, slloveni plagoset me mjet prerës

June 29, 2026
Projekti i plotë/ Mazniku tregon rrugën që do ndiqet me reformën territoriale në 61 bashkitë e vendit

Mazniku: Rama dhe të gjithë ne kemi një kontratë me 860 mijë votues

June 29, 2026
Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

Shkon në 1719 numri i viktimave nga tërmetet në Venezuelë, mbi 5 mijë të plagosur

June 29, 2026
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin

June 29, 2026
VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

VIDEO / Xhama të thyer dhe dyer të shkatërruara, pasojat pas sulmit të protestuesve te ‘Politekniku’

June 29, 2026
Flirtime e tradhti/ Meri Shehu bën parashikimin e mujor të horoskopit në BBV!

“Kleçka” e korrikut! Meri Shehu: 4 planete do të trazojnë jetën e këtyre shenjave!

June 29, 2026
Spahiu tregon arsyet: Pse Berisha deklaroi hapur që 21 janari është krim shtetëror pa dashje

“Edhe Rusia me Ukrainën, apo SHBA me Iranin që janë në luftë bëjnë negociata! ‘Flamingot’ refuzojnë!”

June 29, 2026
“Nuk ecën, vendi kalon në kaos”/ Braçe dhe Berisha kundër platformës së protestës për asamble me short dhe qeveri tranzitore

Jesuralem Post: Si depërtoi retorika antisemite në protestat anti-Kushner në Shqipëri

June 29, 2026
Spaho, në Kuvend: Ne të Partisë Demokratike nuk jemi hajdutë!

“Rama të mos dorëhiqet”, Spaho sqaron deklaratën dhe “shpërthen” kundër PD

June 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In