• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Turqi ka më shumë shqiptarë se sa është popullsia e Shqipërisë”

by Java News
05/08/2018 17:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare u shpreh se, “sot ne kemi marrëdhënie të përkryera me Shqipërinë në fushat politike, ekonomike-tregtare, kulturore, ushtarake dhe të tjera. Ne jemi të kënaqur që Qeveria Shqiptare e ka shpallur vendin tonë si “partner strategjik”. Falë besimit reciprok, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit, ne jemi të vendosur t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona të përkryera”.

“Sinergjia që ka krijuar miqësia tepër e veçantë personale midis Presidentit tonë zotit Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrit të Shqipërisë, zotit Edi Rama, me lëvizje konkrete dhe strategjike, i ka dhënë hov përparimit të marrëdhënieve dypalëshe. Shembujt më aktualë për këtë janë projektet tona për Aeroportin e Vlorës, i cili do të realizohet nga një konsorcium turk, dhe për Air Albania me mbështetjen e Turkish Airlines”, theksoi Yörük.

Ambasadori turk nënvizoi se, “populli turk ka qenë së bashku me vëllezërit shqiptarë në shekuj. Rrënjët e miqësisë sonë me Shqipërinë dhe shqiptarët zgjaten deri në shekullin e 14-të, madje edhe më herët. Për shembull gjysmëlegjendari Sarë Salltëk Baba, i cili e kishte vendbanimin në një shpellë në një pozicion mbizotërues në Krujë dhe për të cilin shqiptarët kanë ushqyer respekt dhe dashuri, ishte një turk selçuk që ka jetuar në shekullin e 13-të”.

Lagja Arnavutkëj në Stamboll

“Ne jemi dy popuj që kemi ecur së bashku në shekuj. Stambolli ku banon një popullsi e rëndësishme shqiptare dhe ku sot dy lagje e kanë emrin Arnavutkëj, për pesë shekuj ka qenë kryeqyteti ynë i përbashkët”, u shpreh ambasadori i Turqisë.

“Gjatë këtyre pesë shekujve 35 sadrazamë, domethënë kryeministra të kohës së sotme, kanë qenë me origjinë shqiptare. Numri i shqiptarëve në Turqi është më i madh se popullsia e Shqipërisë.

Shumë themelues të shtetit shqiptar kanë qenë personalitete me detyra të rëndësishme në periudhën osmane. Për shembull, Ismail Qemali ka qenë një figurë e rëndësishme e burokracisë dhe politikës osmane. Ai ka qenë guvernator, anëtar i Këshillit të Shtetit, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Punëve të Jashtme, këshilltar i lartë shtetëror dhe dy herë deputet i Beratit. Themeluesi i Republikës së Turqisë dhe biri i kësaj treve gjeografike Mustafa Kemal Ataturku i njihte shumë mirë shqiptarët që në vitet e shkollës në Selanik dhe në Manastir. Ai e ka përmbledhur shumë bukur duke thënë: “Ne e duam popullin shqiptar, e konsiderojmë vëlla, nuk e shohim larg nesh. Ne dëshirojmë seriozisht që ai si shtet dhe popull të fuqizohet dhe të përparojë, të zërë vendin e merituar në  Ballkan”, tha ambasadori Yörük.

Ambasadori i Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük

“Menjëherë pas shpalljes së Republikës së Turqisë, Shqipëria ishte vendi i dytë me të cilin që në vitin 1923 nënshkruam “Marrëveshjen e Miqësisë dhe të Bashkëpunimit të Përjetshëm”.  Pas shembjes së regjimit komunist që robëroi Shqipërinë, Turqia u hapi dyert vëllezërve shqiptarë dhe, në dallim me qëndrimin e shumë vendeve perëndimore, nuk u imponoi aplikimin e vizave. Që nga ajo kohë marrëdhëniet tona kanë vazhduar duke përparuar në çdo fushë”, theksoi ambasadori i Republikës së Turqisë në Tiranë, Murat Ahmet Yörük në intervistën për ATSH-në.

Next Post
Privatizimi i Diellit

Privatizimi i Diellit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

E rëndë në Greqi, 32-vjeçari hyn në banesën e ish-gruas dhe partnerit të saj të ri dhe i masakron me thikë! Të dy rëndë në spital, zbulohet shkaku

October 2, 2026
Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com