• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Turqi dhe Siri humbën jetën mijëra persona, eksperti: Pse nuk mund të parashikohen tërmetet?

by
12/02/2023 11:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dhjetëra mijëra vetë u bënë viktima të tërmetit në Turqi dhe Siri. A mund të kishin qenë më pak, nëse do të ishte paralajmëruar tërmeti i frikshëm? Pse nuk është i mundur parashikimi i saktë i tërmeteve?

A mund të ishte parandaluar katastrofa me kaq shumë viktima në Turqi dhe Siri nëse do të ishte bërë një paralajmërim në kohën e duhur? Pse nuk bëhen dot prognoza dhe cila është gjendja aktuale e shkencës në këtë drejtim?

Shumica e tërmeteve krijohen përmes zhvendosjes së pllakave tokësore, që janë rregullisht në lëvizje, përplasen apo largohen nga njëra-tjetra- Nëse presioni mes dy pllakave bëhet shumë i madh, kjo tendosje shkarkohet duke krijuar tërmetin. Për të bërë një parashikim të saktë për këtë zhvillim, duhet të dihet vendi, magnituda dhe koha e tërmetit. “Vendin dhe magnitudën ne e njohim shumë mirë”, thotë Oliver Heidbach nga Qendra e Studimeve Gjeodezike në Potsdam për televizionin gjerman, ZDF. “Por ajo nuk njohim aspak është koha kur kjo ndodh.”

Pse nuk mund të dallohet koha e një tërmeti?

Një tërmet është një “proces shumë kompleks që ndodh papritur”, shpjegon Heidbach. “Merrni një tas dhe shtypeni fort e më fort. Nuk dihet se në cilën pikë kohore ky tas do të thyhet, por kur çahet kjo ndodh fuqishëm dhe papritur.” Një tërmet është ndyshe nga një uragan, ai është një proces “jo-linear”.  Tek një uragan mund të vëzhgosh, se si krijohet, si fiton gjithnjë e më shumë fuqi dhe mund të bësh prognozë edhe për rrugën që përshkon. Kurse një tërmet vjen gjithmonë pa paralajmërim, thekson Prof. Oliver Heidbach.

Tërmetet me shumë ballë përveç kësaj krijohen në thellësi 7 deri në 8 kilometra ose edhe më thellë. “Aty nuk mund të vendosim instrumente matëse, për këtë arsye nuk i njohim cilësitë fizike dhe gjendjen shkëmbore në këtë thellësi. Nuk e kemi mundësinë e qasjes së drejtpërdrejtë.” Nëse do të bëje shpime në këto thellësi kjo mund të ishte vetë shkaktar i një tërmeti, sipas ekspertit.

Çfarë do të thotë kjo për rajonet sizmike të forta?

Nëse do të mendosh për masa evakuimi, kjo nuk mund të bëhet pa e ditur kohën e tërmetit, sqaron Heidbach. Ajo që bëhet është zhvillimi i normave të caktuara në ndërtim për të përballuar tërmetet. “Ne studiuesit e gjeodezisë ofrojmë për këtë informacione, se me cilat lëvizje të tokës mund të llogaritet në të ardhmen”. “Në rajonet e rrezikuara nga tërmeti, si për shembull në Gjermani në rajonin e Oberrheingraben duhet që në ndërtime të respektohen masa të caktuara, që e mbrojnë më mirë substancën e ndërtimit nga valët sizmike.”

Problematike është, kur në shumë pjesë të një qyteti ke një subtancë të vjetër ndërtimi. Në Itali për shembull, shpesh të prekur nga tërmetet, nuk është e mundur të stabilizosh të gjitha ndërtesat e vjetra. Edhe në zonat e tërmetit në Turqi dhe Siri shpesh janë “injoruar rregullat e ndërtimit” dhe kjo i ka bërë ndërtesat të “pasigurta”, ka thënë studiuesi i rreziqeve, Jens Skapski për televizionin ZDF.

Sistemet e hershme të paralajmërimit

Një mënyrë për të kufizuar katastrofën janë sistemet e hershme të paralajmërimit. Sisteme të tilla janë në përdorim në Japoni dhe Meksikë. Nëse ky sistem regjistron një tërmet, atëherë të gjithë njoftohen përmes celularit, TV apo radios. “Në këtë rast ke 20, 30 ose në rastin më të mirë 60 sekonda kohë për të vënë një helmetë në kokë apo për të kërkuar një vend nën tavolinë”, thotë eksperti Oliver Heidbach.

Në Japoni njerëzit kanë shumë përvojë me këtë dhe e dinë në momentin e paralajmërimit, se ç’duhet bërë. Ky sistem nuk funksionon njësoj me efektivitet në të gjitha rajonet. Sipas Heidbach, tek një paralajmërim për zonën e Stambollit, ku përmes zhvendosjes së pllakave pritet prej kohësh një tërmet i fortë, për shkak të afërsisë me zhvendosjen tektonike “do të mbeteshin vetëm pak sekonda kohë”.

A mund të paralajmërohen në të ardhmen tërmetet?

Një paralajmërimi të saktë shkenca mund t’i ofrohet vetëm hap pas hapi, thotë studiuesi Heidbach. Një faktor i rëndësishëm për të vlerësuar më mirë tërmetin paraprakisht është drejtimi nga shkon lëvizja tektonike në një tërmet. Nëse ne do e dinim, ku fillojnë tërmetet, dhe se për ku po shkon lëvizja tektonike, kjo është diçka komplet tjetër për parandalimin e dëmit, konstaton Heidbach. Në rastin e Stambollit mund të thuhet të paktën, nëse krisja do të shkonte në drejtim të qytetit apo larg tij. Kjo bën një dallim të madh për dëmin e pritshëm. “Këtu po punojmë tani, dhe shohim hapin tjetër, për të përcaktuar më saktë mënyrën e zhvillimit të tërmetit”, thotë Heidbach. “Të paktën në një rast të tillë do të mund merren masa përgatitore për katastrofën, që ne as nuk mund ta ndalojmë dot dhe as nuk mund ta parashikojmë.”/DW

/e.d

Next Post
U arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, Alda Klosit i sekuestrohet apartamenti dhe 1 garazh

U arrestua disa ditë më parë për pastrim parash, Alda Klosit i sekuestrohet apartamenti dhe 1 garazh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

Nations League/ Sinjale pozitive për Maran, dy kuqezinjtë pritet të bashkohen me grupin në prag të ndeshjes me Finlandën!

November 10, 2026
Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

Tjetër alarm kibernetik, “Claude” ekspozon të dhëna sekrete! Mbi 100 mijë skedarë në internet, mes tyre fjalëkalime dhe të dhëna private

November 10, 2026
Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

Arrestime në Francë për skandalin e abuzimeve seksuale të Mohamed Al Fayed! Kontrolle edhe në hotelin luksoz “Ritz”

November 10, 2026
KiE: Çështja e Kosovës nuk është në agjendën e Këshillit të Ministrave javën e ardhshme

Analiza e REL: A mund ta zhbllokojë debati për Specialen rrugën e Kosovës drejt Këshillit të Evropës?

November 10, 2026
Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Sfida deçizive Shqipëri-Finlandë, llogaritë për kartonët e verdhë, 8 lojtarë janë në rrezik pezullimi!

November 10, 2026
Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

Asambleja Kombëtare e PS-së më 14 nëntor do mbahet në Lalëz, zbardhet edhe mesazhi që u është dërguar anëtarëve: Ju njoftojmë se…

November 10, 2026
Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

Ballkani nën rrezikun e stuhisë “Charles”, edhe Shqipëria në alarm për reshje të dendura dhe erëra mbi 80 km/orë!

November 10, 2026
Supermarketet evropiane nën sulm kibernetik, në shënjestër të hakerëve sistemet e frigoriferëve

Teherani mohon akuzat e Parisit për sulme kibernetike ndaj frigoriferëve në rrjetet e marketeve!

November 10, 2026
Serbia bllokon fondet për Preshevën, Kosova denoncon ndërhyrjen dhe kërkon reagim nga Bashkimin Evropian

Kosova pa njohje të reja, diplomatët kritikojnë qeverinë dhe Ministrinë e Jashtme për mungesën e rezultateve

November 10, 2026
Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

Aksidenti tragjik me 12 viktima në Bullgari, ministri Hoxha: Ngushëllimet tona për familjet e viktimave!

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In