• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në Tiranë bie shi

by
17/06/2015 12:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Janë ditët e fundit të një fushate e cila nuk ka qenë e nxehtë si tradicionalisht në Shqipëri. Temperaturat e saj kanë qenë të vakta. Dhe meqë kjo është botë krahasimesh dhe pikash reference, në krahasim me të shkuarën dhe duke pasur pushtetin e djeshëm të opozitës së sotme si pikë reference, në fushatën e sivjetshme mungon policia, mungon administrata dhe nxënësit e shkollave.

Më shumë se mungesat e tyre, kjo është fushatë batutash. Të gjithë kundër të gjithëve në luftë për të gjetur batutën më të goditur për kundërshtarin.

Rama thotë se Berishës i ka mbetur vetëm pentagrami i ditës së enjte ku “këngon si zog i mbyllur në kafazin e televizorit”.

Meta thotë se Basha është gënjeshtar patologjik: “Të gënjen duke të parë në sy edhe nëse e pyet për orën”.

Basha thotë se edhe Sudja do të qeveriste më mirë se Rama dhe se LSI është streha e fundit e maskarenjve.

Berisha? Berisha thotë aq shumë gjatë ditës dhe ditëve sa është e vështirë t’i gjesh një batutë përfaqësuese.

Në këtë fushatë janë dëgjuar, ndryshe nga herët e tjera edhe përdorimi i foljeve në dëshirore të shqipes. Në ato fjalitë që përfundojnë me pikëçuditëse në fund dhe që fillojnë me fjalën e tmerrshme” “Mallkim…”.

Mallkim, thotë Rama.

Ju plaçin sytë, thotë Basha.

Kanë mbetur dhe pak ditë deri në ditën e kutive. Të tjera ditë duhet të pritet të kalohen deri sa kutitë të demonstrojnë vullnetin e shqiptarëve, të fotografuar në ditën e solsticit veror. Në 21 qershor dielli, siç thonë astrologët, është në shenjën e gaforres.

“Astrologët” e politikës shqiptare parashohin një fitore të fortë të së majtës, e cila gjithashtu pritet t’i japë të djathtës një pikë edhe më të thellë humbjeje se tabani që e bëri të prekë në 2013. Ka megjithatë vetëm një gjë të sigurtë: mbas 21 qershorit do të gdhihet si çdo vit mëngjezi i datës 22. Sipas ritmit të përjetshëm të kohës që nuk pyet për asnjë vullnet njerëzor. Dhe as për ndonjë rezultat votimi. Qoftë në SHBA, qoftë në Shqipëri, qoftë votim për ndarje apo bashkim të Evropës me Evropën.

Në Shqipëri ka megjithatë një hall lokal. Mbas datës 21 qershor pritet të verifikohet halli i partive politike: do të ecë shumica qeverisëse apo opozita me ritmin dhe mënyrën e të ecurit të gaforres? Do të jetojnë më mirë qytetarët shqiptarë, do të kenë një pjatë supe më shumë në tryezë, një mundësi më shumë për punë, cilësi jete dhe shërbime më të mira, kujdes shëndetësor, arsim e rend? Një sërë problemesh e të drejtash njerëzore që të gjithë i premtojnë dhe që në emër të tyre presin të votohen dhe të rivotohen për të premtuar sërish të njëjtën gjë. Edhe sepse progresi është një cikël i hapur, si një vidë pambarim që ec para duke u rrotulluar në të njëjtin vend.

Të mërkurën në Tiranë ra shi dhe temperatura ka rënë. Si në Tiranë edhe gjetkë në Shqipëri. Të dielën do të jetë sërish një ditë e zakonshme. Një pjesë e qytetarëve do të shkojnë në plazh, të tjerë do të nxitojnë të votojnë. Të gjithë bashkë do të ndjekin me pasion tifozi dhe indiferenti garën politike të votës. Ekranet në transmetim live do të çojnë garën në çdo shtëpi. Rrjetet sociale do ta dërgojnë në çdo celular. E megjithatë…

E megjithatë, të gjithë do të vazhdojnë të pretendojnë se do të ndryshojë bota, por sa më e zakonshme të jetë e nesërmja e datës 21, aq më shumë do të ketë arsye për të besuar se bota shqiptare ka ndryshuar. Ka ndryshuar për mirë!

Next Post

Shqiptarja tjetër me forma bombastike sjell një set të rrallë (Fotot)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

“Irani, prodhuesi i nëntë global i naftës”, Toçi: Nëse SHBA dhe BE do shoqërojnë cisternat, çmimi do rritet ndjeshëm

March 11, 2026
Debate të forta në Kryesinë e PD, Salianji përplaset me Nokën: Ke shkatërruar partinë! Jep dorëheqjen, Flamur!

Ish-prefekti: Opozita shqiptare e ka humbur vlerën e saj!

March 11, 2026
“S’dua të më lëndojnë më”, letra e fundit që la pas e reja që i dha fund jetës pas dhunës nga bashkëshorti

Karanxha: Ish-bashkëshorti i Xhoana Nikollit rrezikon dënim të rëndë

March 11, 2026
Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

Komisionerja Kos pas takimit me ministrin Ferit Hoxha: Shqipëria, një nga vendet në krye të procesit të anëtarësimit në BE

March 11, 2026
FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

FBI pralajmëron për sulme të mundshme iraniane ndaj SHBA

March 11, 2026
Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

Protesta e opozitës bllokon lëvizjen para Kuvendit, Balla-deputetëve të PS: Kemi marrë masa, ja nga do të bëhet hyrja

March 11, 2026
Shqipëria ngjitet në vendin e 15-të në botë për sigurinë kibernetike në 2025, Balluku: Rritje rekord prej 39 vendesh..

Nesër Kuvendi vendos fatin e Ballukut, PS mbledh grupin parlamentar para seancës

March 11, 2026
Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

Protesta e opozitës, ish-ministri i Rendit-thirrje Policisë: Kini kujdes, evitoni raste si 21 Janari

March 11, 2026
“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

“Dyshohet se ish-bashkëshorti i saj fshihet në Tiranë”, gazetari: Xhuana Nikolli edhe para dy javësh shkoi e dhunuar në spital

March 11, 2026
Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

Kriza e naftës/ Ministrja Ibrahimaj: Po hartojmë planin për ngritjen e një kompanie shtetërore për tregtimin e karburanteve dhe ligjin për një rezervë shtetërore

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In