• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në tetor do të zbatohen rregullat e reja për udhëtime në zonën Schengen, si do të funksionojë

by E S
30/07/2025 16:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi Evropian njoftoi se sistemi i ri i kontrollit kufitar për shtetasit që nuk janë nga blloku evropian, i cili do t’i japë fund vendosjes së vulave nëpër pasaporta, do të nisë zbatimin në tetor.

I ashtuquajturi Sistem i Hyrje/Daljes (EES) fillimisht ishte paraparë të hynte në fuqi nëntorin e vitit të kaluar, por u shty në momentet e fundit pasi disa shtete ende nuk ishin të gatshme që ta zbatonin.

Komisioni Evropian ka vendosur 12 tetorin e vitit 2025 si datë për nisjen e operacioneve për zbatimin e EES-së. Nga 12 tetori e tutje, EES-ja do të nisë gradualisht të zbatohet në kufijtë e jashtëm të 29 shteteve evropiane, për gjashtë muaj. Ky zbatim gradual do t’u japë autoriteteve, pasagjerëve dhe industrisë së transportit më shumë kohë për t’u përshtatur me procedurat e reja, tha BE-ja.

Sistemi është krijuar në nëntor të vitit 2017 dhe zbatimi i tij u shty disa herë. Sistemi pritet të vlejë për rreth 60 vende, përfshirë edhe ato të Ballkanit Perëndimor, për hyrjen e tyre në BE, si dhe në Zvicër, Norvegji, Islandë dhe Lihtenshtajn, të cilat janë pjesë e zonës Schengen.

EES-ja do të regjistrojë datën e hyrjes dhe daljes së vizitorëve dhe do të ketë të dhëna për qëndrimet e tejzgjatura dhe hyrjet e refuzuara.

Sipas sistemit të ri, udhëtarëve do t’u mblidhen të dhënat personale dhe biometrike – fotografitë e fytyrës dhe gjurmët e gishtërinjve.

Pasaportat në të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë biometrike; në çipet e tyre ruhen gjurmët e gishtërinjve dhe fotografia, dhe janë plotësisht të harmonizuara me kushtet që ka kërkuar Bashkimi Evropian, në mënyrë që vendet e Ballkanit Perëndimor të përfitojnë regjimin pa viza.

Zbatimi i këtij sistemi ka rritur frikën se do të ketë radhë dhe pritje të gjata për njerëzit që udhëtojnë për në Evropë me trena, tragete dhe aeroplanë.

Në mars, disa shtete anëtare u pajtuan që zbatimi të bëhet përmes fazave, që do të nisë më 12 tetor.

“Kjo do të rrisë sigurinë… duke na ndihmuar që të identifikojmë personat që tejkalojnë kohën e qëndrimit, të parandalojmë lëvizjet e parregullta dhe të ulim mashtrimet me dokumente dhe identitete”, tha Magnus Brunner, komisionar për Migrim.

Komisioni Evropian tha se për udhëtarët do të ketë fushata informuese në aeroporte dhe në pikëkalime kufitare në mbarë BE-në para se të nisë zbatimi i sistemit.

Sipas tij, periudha gjashtëmujore, sa është vendosur koha për përshtatjen me këtë sistem, është kohë e mjaftueshme për shtetet anëtare, udhëtarët dhe bizneset që të përshtaten me sistemin e ri.

Sipas zbatimit të planifikuar në faza, vendet anëtare të BE-së duhet të fillojnë të operojnë sistemin në gjysmën e pikave kufitare pas tre muajsh dhe ta kenë tërësisht funksional atë pas gjashtë muajsh.

“EES mund t’i marrë secilit udhëtar disa minuta shtesë për t’u përfunduar, prandaj përgatituni të prisni më gjatë se zakonisht në kufi sapo të nisë sistemi”, tha Ministria e Jashtme e Britanisë në një përditësim për udhëtime./ REL

Next Post
Vrau efektivin e “Shqiponjave” që i tha “pse s’mban korsinë tënde”, burg përjetë Azgan Mërnicës

Vrau efektivin e “Shqiponjave” që i tha “pse s’mban korsinë tënde”, burg përjetë Azgan Mërnicës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

28 vatra zjarri në 24 orë/ MIA: 5 mbeten aktive, evakuohen 4 familje në Mallakastër

August 6, 2026
Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

Sulme masive me dronë mes Rusisë dhe Ukrainës, viktima dhe dëme

August 6, 2026
Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

Shtatë vatra zjarri aktive në vend, Mallakastra në betejë më flakët, zjarri vijon të përhapet

August 6, 2026
Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

Seanca vendimtare në Kuvendin e Kosovës, pritet sot konstituimi i legjislaturës së re. Zgjedhja e presidentit, sfida e radhës

August 6, 2026
Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

Skandal në Britani, akuza për përdhunime e ngacmime seksuale në kolegjin ushtarak

August 6, 2026
Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

Flakët ‘përpijnë’ masivin pyjor të Lofkëndit, ndërhyrja nga ajri nis sërish

August 6, 2026
Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

Turistja gjermane humbi jetën në Palasë, Policia e Vlorës jep detaje: Dyshohet nga arresti kardiak

August 6, 2026
Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

Të huajt në Shqipëri arrijnë rekordin e gati 39 mijë shtetasve, 60% e tyre për të punuar

August 6, 2026
Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarret përhapen në disa fshatra në Gjirokastër, ndërhyhet me helikopter për shuarjen e flakëve

August 6, 2026
Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

Takimi Kurti-Abdixhiku pa një marrëveshje për institucionet e reja, mbahet sot seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com