• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në terren me të prekurit nga tërmeti, Meta nuk organizon ceremoninë e betimit të prokurorëve të SPAK

by Java News
03/12/2019 20:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

I fokusuar tek situata e rëndë që prodhoi tërmeti shkatërrimtar i së martës, Presidenti Ilir Meta duket se ka shtyrë në kohë organizimin e ceremonisë së betimit të tetë prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme. Në datën 25 nëntor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë emëroi 8 prokurorë në Prokurorinë e Posaçme. Që prokurorët të nisin detyrën, duhet të betohen në Presidencë. Një ditë pas emërimit të prokurorëve, Durrësi, Tirana dhe Lezha u goditën nga një tërmet 6.4 rihter, duke lënë pas 51 viktima, mijëra shtëpi dhe qindra pallate të rrënuara, situatë e cila duket se e ka nxjerrë çështjen e betimit të prokurorëve të SPAK-ut nga axhenda e Presidentit.

Ndërkaq, 12 ditë para tërmetit, deputeti demokrat Myslim Murrizi, në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ka paralajmëruar mazhorancën se Presidenti Ilir Meta nuk do të lejojë prokurorët e SPAK-ut, për të bërë betimin para tij në Presidencë. Duke iu referuar edhe precedentit me anëtaren e Gjykatës Kushtetuese, Arta Vorpsi, e cila nuk u pranua nga Meta për të bërë betimin, Murrizi ka parashikuar që në 14 nëntor, se Meta do të operojë në të njëjtën mënyrë edhe me prokurorët e SPAK-ut, duke bllokuar funksionimin e strukturës së re që do të luftojë krimin dhe korrupsionin në të gjitha nivelet.

Për të zhbllokuar SPAK-un dhe Gjykatën Kushtetuese nga bllokada e kreut të shtetit, Murrizi kërkoi që Kuvendi të ndryshojë sa më parë Kushtetutën. Deputeti propozoi se ndryshimi i Kushtetutës të bëhet në koordinim me faktorin ndërkombëtar, sidomos me Ambasadën Amerikane në Tiranë. “Z. Balla, po të drejtohem ty drejtpërdrejt, edhe për SPAK-un e ke me ligj të Fatmirit, se do të betohet te Presidenti. Nuk t’i qas. Do të shkoni përsëri te noteri me SPAK-un? Hajdeni vërdallë përsëri! Po nuk janë ata që do ai, nuk jua hap derën e kishës për të vënë dorën në Kushtetutë. Çfarë do të bëni? Më mirë merrni briskun në dorë. Nuk bëhet kjo punë duke mjekuar plagët me gjethe. Merrni briskun në dorë, çajeni dhe hajdeni, se nuk ka asgjë të keqe.

Flisni me burrat a gratë e “Rrugës së Elbasanit” dhe hajdeni të bëjmë një ndryshim kushtetues! Ku ka çaluar, sepse e bëtë me nxitim, hajdeni ta bëjmë! Nuk do t’ju betohen më. Do të shkojnë të betohen te SPAK-u vetëm ata që do ai. Çfarë do t’i bëni deri kur do ta hiqni? Opingat! Gjykatën Kushtetuese nuk e bëni dot që të japë vendimin, nëse do të qëndrojë në punë me ata apo jo. Si do ta zgjidhni? Ai thotë: “Nëse nuk është nga Skrapari nuk fillon punë në SPAK”. Çfarë i bën ti?! Nuk ta hap derën, e ka si dyqan privat”, është shprehur Murrizi. /shqiptarja.com/

Next Post
“Shqipëria do ringrihet”, Lorik Cana niset drejt Amerikës për të mbledhur ndihma pas tërmetit

“Shqipëria do ringrihet”, Lorik Cana niset drejt Amerikës për të mbledhur ndihma pas tërmetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Tiranë, kolona kilometrike automjetesh te Bradasheshi!

October 4, 2026
Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

Shqipëria në BE në 2027? Hofreiter: E mundur, por korrupsioni mbetet sfida kryesore

October 4, 2026
Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

Trazira në Francë! 500 shkolla mbyllen, përleshje me policinë dhe dhjetëra të plagosur

October 4, 2026
Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

Plani rus për dimrin? Zelensky: Të shkëputen qytetet strategjike të Ukrainës

October 4, 2026
Kosova ndalet në fund nga Austria

Kosova ndalet në fund nga Austria

October 4, 2026
Panik në një kopsht në Korçë, 6 fëmijë përfundojnë në spital! Ja dyshimet e para

Motori del nga rruga në Ksamil, plagoset drejtuesi

October 4, 2026
“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

“Prania Besnike”, PS mbledh mbi 1,800 shqetësime nga qytetarët

October 4, 2026
VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

VIDEO/ Shfaqet për herë të parë Klaudio Kanani, shqiptari që i shpëtoi ekzekutimit në Kinë, ja dënimi që mori në Apel

October 4, 2026
Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

Bonjaku: Avokatët do të mbledhin vetë prova, ndryshon hetimi paraprak

October 4, 2026
PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

PDK kërkon miratimin e ndryshimeve për Specialen, Bedri Hamza optimist për votimin nesër në Kuvendin e Kosovës

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com