• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në terapi intensive për tre javë/ Rrëfehet 18-vjeçari shqiptar i cili mendohet të jetë “pacienti zero” në Itali

by Java News
03/06/2020 11:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Futbollisti shqiptar Xhoni Mustafaraj nga Vlora i cili jeton në Itali bashkë me familjen, ka treguar rrjedhën e historisë nga fillimi i shenjave të para të koronavirusit deri në momentin e daljes nga terapia intensive, ku qëndroi për tre javë.

Mustafaraj është futbollist profesionist dhe luan në kategorinë C të Italisë.

Ai ka treguar se simptomat e para të koronavirusit i ka pasur që në 1 shkurt. Gjithashtu ai ka rrëfyer edhe se si e ka përjetuar përballjen e kësaj sfide me COVID-19.

“Ishte e shtunë dhe isha nisur për të shkuar në një ndeshje futbolli. Një ditë më parë e ndjeva që kisha temperaturë, pavarësisht kësaj unë luajta edhe mu desh të sforcohesha shumë. Pas ndeshjes u ktheva në shtëpinë, por e kisha lënë më miqtë që do të dilnim në shtëpinë e një shoku në Pavia, në darkë. Kur arrita në shtëpinë e tij, nuk mundja dot të lëvizja, kisha temperature dhe nuk merrja frymë. Në ato momente mora prindërit në telefon për të shkuar në shtëpi pasi nuk ndihesha mirë. Më morën dhe u ktheva në shtëpi, por sërish kisha probleme me frymëmarrjen. Më pas prindërit telefonuan spitalin e Lodit dhe më pas u shtrova në urgjencë. Fillimisht më bënë analizat e gjakut dhe vlerat e analizave të mia ishin shumë të larta, CpH. Vlera që kishte arritur ishte 128 mijë, dhe menjëherë pas këtyre rezultateve mjekët më çuan në terapi intensive. Në terapi qëndrova 26 ditë”, tregoi Mustafaraj për “ABC News”.

Gjithashtu ai tha se në këtë periudhë nuk flitej ende për COVID-19, por dyshimet e para ishin për probleme me qelizat muskulore. Por, sot nga testet që ka bërë rezulton se e ka kaluar koronavirusin, por edhe që ka prodhuar antikorpe.

“Edhe babai ka qenë dy javë i shtrirë me disa prej simptomave. Për shkak të fluksit të lartë në spitale qëndroi në shtëpi”, u shpreh ai.

Gjithashtu ai ka treguar se si e ka kaluar terapinë intensive, ndërsa u shpreh se kali një nga situatat shumë të vështira.

“Ishte shumë e vështirë. Kisha maskë me oksigjen, më dilte edhe gjak. Dy javët që qëndrova në terapinë intensive kisha pranë edhe persona që vdisnin. Mjekët kishin vështirë të kuptonin se nga kush shkaktohej. Mjekët më ndërronin gjakun me dializë.

Kjo bëhej për të pastruar gjakun dhe me jepnin medikamente për temperaturë. Disa ditë i kam kaluar pa ngrënë. Kisha edhe familjarët që më vinin dhe pas dy javësh fillova të përmirësohesha dhe më çuan një repartin e nefrologjisë për të zhbllokuar veshkat. Pas dy javësh kam dalë nga spitali. Nga fundi i shkurtit u shërova”, tha Mustafaraj.

xhoni

Sakaq ai shtoi se jeta tashmë ka filluar normalisht, duke iu rikthyer edhe pasioneve për sportin.

“Nuk e dija që isha me koronavirus dhe ajo që ka ndikuar që unë të bëja testin ishte mamaja, pasi dyshonte se unë isha i prekur. Nga këmbëngulja e saj mora vendimin për ta bërë. Ndërsa dy javë më parë kam komunikuar me mjekët që më kuruan dhe më thanë se mund të jem rasti i parë që kanë pasur me koronë në spital”, u shpreh ai.

I pyetur nëse mund të jetë përhapur infektimi, ai shpjegon se ka pasur kontakte të vazhdueshme, pasi ka vazhduar aktivitetin normalisht dhe në këtë mënyrë mendohet edhe të jetë përhapur infektimi.

“Kisha shumë kontakte, isha në shkollë. Ndërroja dy linja autobusësh. Merrja pjesë në stërvitje. Gjatë fundjavave dilnim me shokët. Para se të shkoja në spital, kisha një ditëlindjen e një shoqeje të cilën e festuam në një restorant, (diskotekë) të cilën e kanë disa qytetarë kinez. Ishim shumë të pranishëm dhe ambienti ishte i vogël. Nuk e di nga kush mund të jem infektuar, por ishim shumë njerëz bashkë”, tha ndër të tjera Mustafaraj.

Xhoni Mustafaraj është përfolur nga mediat italiane, se mund të jetë pikërisht ai pacienti i parë “zero”, me koronavirus në shtetin fqinj.

g.kosovari

Next Post
“Financim 100% nga shteti”/ Rama për HEC-in e Skavicës: Dështim i gjithë qeverive të mëparshme, mbi gjysmë shekulli si ëndërr në sirtar

"Financim 100% nga shteti"/ Rama për HEC-in e Skavicës: Dështim i gjithë qeverive të mëparshme, mbi gjysmë shekulli si ëndërr në sirtar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

20-vjeçari tenton të hyjë me pushkë në rezidencën e Presidentit Trump, vritet nga shërbimi sekret në Mar-a-Lago

February 22, 2026
Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

Raporti i KQZ: 118 kandidatë të PD shpenzuan 3.5 milionë euro në fushatën e 11 majit (EMRAT)

February 22, 2026
Zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovë, KQZ nis pakot me fletët e votimit drejt shteteve ku jetojnë zgjedhës të regjistruar

Sërish zgjedhje në Kosovë? LDK dhe PDK në pritje të VV për Presidentin, Osmani kandidate?

February 22, 2026
Del foto e autorit teksa ikën pas vrasjes së 31-vjeçarit! Dëshmia e gruas: Viktima më ngacmonte

Vrasja e Egli Pashollarit, publikohet video kur autorët sulmojnë të riun dhe e godasin me thikë

February 22, 2026
Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

Ambasadori amerikan pro “Izraelit të Madh”? Deklarata kontroverse alarmon arabët

February 22, 2026
Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

February 22, 2026
Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

Berisha kërkesë kryeministrit Rama: T’u tregojë shqiptarëve se përse iu refuzua çdo takim në SHBA

February 22, 2026
Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

Digjen gjatë natës automjetet e biznesmenit në Ksamil, dyshohet të jetë e qëllimshme, kishte konflikte…

February 22, 2026
Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

Shfrytëzonin për prostitucion një vajzë nga Azerbajxhani, në pranga dy persona

February 22, 2026
“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

“Groenlanda nuk ka nevojë për spital lundrues të Trump”, Danimarka i thotë jo ofertës së presidentit amerikan

February 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In