• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në tavolinat e kafenes protestojmë vetëm ne shqiptarët !!!

by Ben Andoni
24/10/2015 20:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fatmir Merkoçi*

Gjendja ekonomike në vend është në një rënie të lirë. Në çdo vend të Europës, kjo gjendje padyshim do shoqërohej me protesta masive, ku do kishte një përballje reale me qeverisjen e vendit, Në Shqipëri ndodh ndryshe.

Ulur në kafene, të cilat i gjen plot, jo se shqiptarët kanë para, por se janë të papunë. Kafeneja është një vend ku njeriu dëgjon e merr vesh çdo thashetheme të ditës, Merr vesh dhe lëvizjet politike, Ndërrimet e ministrave, apo të kuadrove të ndryshëm. Po në kafene mundet të dëgjosh dhe për gjendjen e politikës kudo në botë. Me sa duket, varfëria sjell dhe shumë fjalë, fjalë të cilat nuk i sjellin dëm qeverisë, as politikës, por jo sjell dëm njerëzve që e harxhojnë kohën me kafen përpara. Shprehja “se koha është flori “ duket se nuk zë vend për ne shqiptarët. Pavarësisht nga të gjitha, njësoj si edhe shtetarëve, biznesmenëve, etj., etj., kafeneja ka zëvendësuar zyrat e shtetit e kjo është kthyer si modë. Megjithatë, nuk u nisa nga ky fenomen për të shkruar. Më shumë më shtyu biseda e një tavoline aty ngjitur në veçanti, por dhe shumë biseda që kanë të njëjtin refren.” Pse nuk ngrihet ky popull” ?

Në tavolinën ngjitur, po diskutonin për gjendjen ekonomike, për taksat, kasat fiskale, çmimet e larta, papunësinë e gjendjen ekonomike e personave në tavolinë. Gjatë diskutimit të bënte përshtypje se të gjithë bënin krahasimin me vendet e tjera të Evropës. Merrnin si shembull kryesisht grekët apo italianët, të cilët  protestonin për gjëra që këtu në Shqipëri duken fare paradoksale. Tregonin se si ngriheshin në protestë për një rritje sado të vogël të biletës së udhëtimit. Gjatë gjithë diskutimit, përdorej fjala organizim-protestë. Pasi po i dëgjoja paksa me vëmendje, në një moment njëri nga folësit ngriti zërin duke thënë, se këtu mungon sindikata. Kush do ta ngrejë? Ajo sindikatë që nuk ka bërë një herë protestë gjatë gjithë viteve ? Në këtë moment, mendja më shkoi tek protesta e majit 1991, kur i gjithë vendi, u ngritë në protestë dhe arriti të rrëzojë qeverisjen e fundit të diktaturës.

Në një shkrim të mëparshëm, kam shkruar se “ çdo qeveri udhëheq e qetë, për sa kohë populli nuk reagon”  Duket se njerëzit janë të vetëdijshëm tashmë se ekonomia nuk zgjidhet me protesta partish. Njerëzit duhet të protestojnë në mënyrë që të zgjidhin hallet e tyre të përbashkëta. Por, vërtetë, kush do e organizojë ? Se protesta nuk bëhet me thirrje në Fb. Ajo e kërkon një organizim dhe drejtim. Sindikatat në Shqipëri janë inekzistente. Ato, janë kthyer në leva të partive. B,S,P,SH-, e Drejtuar nga G. Kalaja, është një levë e P.D.-së. Konfederata e K.ola është e P.S.-së. Të dyja nuk mbrojnë interesat e punëtorëve, pavarësisht se në themel të programit të tyre kanë pikërisht këtë gjë. Sindikatat janë oponenca e përhershme e çdo qeverie. Kthimi i tyre në leva partie, ka bërë që ato ta humbasin rrolin e tyre.

Në sistemin demokratik, gjithmonë do ketë korrupsion, papunësi, rritje taksash etj., etj. Punëtorin nuk e mbron partia. Është sindikata ajo që është mbrojtësja e tija. Nëse Shqipëria radhitet në vendet e vetme në këtë Evropë, që kërkojmë ti bashkohemi, është fakti se nuk kemi të përcaktuar zyrtarisht minimumin jetik. Këtë minimum, askush nga qeveritë nuk ka dëshirë që ta përcaktojë. Kjo për vetë faktin. Nëse do përcaktonte këtë minimum, atëherë nuk do kishim këto paga e pensione. Gjërat do ishin më ndryshe, por nuk do kishim as rritje çmimesh në mënyrë abuzive.

Teksa i dëgjoja bisedat e tyre, instikti më shty t’ju drejtohem dhe t’ju them: Përse nuk reagoni dhe ju si e gjithë Evropa ? Përse vetëm flisni ndër tavolina ? A nuk jemi ne të gjithë që duhet të bëhemi një, për interesat tona ekonomike. Njëri nga ata më përgjigjet: Mirë e ke, por këta sa të nisësh dhe të kërkosh të ngrihesh, ta presin rrugën. Kanë paranë dhe pushtetin. Nuk mundesh ti çash dot. Njerëzit janë të lodhur e të mërzitur me protesta. “ Jo i them. Populli nuk ka protestuar kurrë për problemet e tija. Ka protestuar vetëm kur i ka thirrur partia. Nëse do ngrihet për problemet e veta, të jeni të bindur se do jetë një forcë shumë e madhe dhe tepër e vrullshme sa mundet të rrëzojë çdo qeveri”.  Ambienti i vogël i kafenesë, e bënte të mundur dëgjimin nga të gjithë. Çuditërisht të gjithë pa përjashtim, kishin pakënaqësitë e tyre. Të gjithë dukeshin të pa mbrojtur. Largimet nga puna ishte një hallkë tjetër që prekte çdokënd.

Vërtetë jemi kaq të pa zot, për të protestuar për hallet tona.? Politika duket se ja ka arritur qëllimit. Gjatë këtyre viteve, ajo ka mbjell frikën tek njerëzit. Ka mbjellë idenë se punët mundet ti zgjidhi vetëm partia. Por, dhe pse e dhimbshme, kjo është e vërtetë. Administrata shtetërore, është një administratë partiake. Profesionalizmi ka vdekur me kohë. Siç e kam theksuar dhe më parë: Qeveritë kur vijë në pushtet nuk pyesin për profesionalizëm, pasi ata këtë fjalë e kanë zëvendësuar me fjalën militantizëm. Këtu hiqen nga puna, pa asnjë lloj ndjenjë, njerëzit me tituj e grada shkencore. E kur një gjë e tillë ndodh tek intelektualët, çfarë pritet të ndodh tek specialisti i thjeshtë ?

Nëse sot, kemi një administratë të korruptuar, kjo është dhe për faktin se vendet e punës shiten e blihen, si një mall tregu. Njerëzit duken të pa fuqishëm të reagojnë. Nuk reagojnë se kërkojnë të mbrojnë dhe atë të pakët të ardhur që kanë. Sot, vendi është në kolaps ekonomik. Nëse do vazhdohet me këtë gjendje, e nëse do pranojmë këtë drejtim, do pranojmë dhe vdekjen graduale të vetë shoqërisë. Shoqëria shqiptare duhet të ndërgjegjësohet, duhet të sakrifikojë për të arritur qëllimin e sajë. Fakte dhe argumente për t’u ngritur në protestë popullore ka me thashë. Problemi është se ne vetë duhet të jemi të bindur se, vetëm vetvetja jonë do na shpëtojë. Duhet të shkulim mentalitetin se partitë janë ato që zgjidhin problemet e hallet tona të përditshme.

Ka ardhur koha, të mos mendojmë se zgjidhja është largimi nga vendi. Ashtu siç sakrifikojnë duke u larguar, atë sakrificë duhet ta bëjnë duke protestuar kundër qeverisë e cila po gropos dita- ditës këtë vend. Nëse do heshtim sot, nesër do jetë sa e vështirë aq dhe e pamundur. Diktaturat nuk lindin rastësisht. Nuk lindin si pasojë e një njeriu. Ato lindin kur një popull fle, nuk proteston dhe futet në gjumin letargjik. Varfëria vërtetë të bën që të humbësh shpresën dhe besimin se do bëhet më mirë. Kjo humb kur je i vetëm, por kur bashkohesh ajo ringrihet më shumë se çdo gjë tjetër. Kështu vazhdoi biseda në atë kafene. Por, prapë mendoj se, pavarësisht se çfarë u tha, ne kemi ngelur në idenë e të protestuarit në tavolina kafeneje, apo në ambiente të mbyllura familjare e shoqërore. Kjo është sa e dhimbshme qa dhe tragjike për një popull. Çdo ditë e vonuar, sjell më shumë përkeqësim të situatës. Zgjimi i ndërgjegjes kombëtare, vërtetë është i vështirë në situata kur ekonomia është në regres, por është dhe një domosdoshmëri e kohës. Një domosdoshmëri dhe për brezat e ardhshëm. Vendi nuk është pronë e një apo disa politikanëve. Vendi është i shqiptarëve dhe vetëm shqiptarët duhet ta mbrojnë e zhvillojnë atë. Ndryshe, diktatura hyn pa e kuptuar.

*Avokat

Next Post

Këpucët me shqiponjë në koleksionin e Papa Françeskut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
“Krim i pastër elektoral”, Alibeaj: Kuvendi u përdor për fushatë, kallëzim edhe në SPAK

“Vlora Hyseni ka dosje për të gjithë”, Alibeaj ngre alarmin: I ka ardhur dita e keqe, do t’i përdorë

September 24, 2026
PD duhet të na tregojë hartën e saj të bashkive

“Orët e Agasit në liri kishin mbaruar”, Manjani: Do t’iu vijë momenti të gjithë të tjerëve, do pastrohet oborri

September 24, 2026
Haxhiu: SHBA do të bëjë marrëveshje me Iranin, bashkë me Rusinë dhe Kinën do të vendosin rendin e ri botëror

Solli Vlora Hysenin në Shqipëri? Baton Haxhiu u përgjigjet prerë akuzave të Berishës

September 24, 2026
Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

September 24, 2026
‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

‘Meriton të rrihesh, siç të rrahu Buzhala”. Lala sulmon Rexhajn! Fevziu: Ik nga emisioni, mos më thuaj mua “or ti”…

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com