• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në spital dominojnë të pavaksinuarit”/ Manastirliu inspekton spitalin Covid 4: Eshtë një sfidë, të përgatitur për çdo skenar

by Java News
01/10/2021 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka parë nga afër përgatitjet që po bëhen në spitalin Covid 4, i cili mund të rihapet nëse do të ezaurohen kapacitetet në dy spitalet e tjera Covid 1 dhe Covid 3.

“Gati nëse do të kemi nevojë për të hapur Covid 4. Besoj që tashmë po merren masat e fundit për ta patur në forcë në momentin që do të duhet dhe nëse do të ezaurohen të gjitha kapacitetet në dy spitalet aktuale, ku janë më shumë se 273 shtretër.

Ndërkohë që këtu janë 108 shtretër pra në të gjithë këtë strukturë, ku edhe pajisjet sigurisht nuk mungojnë me të gjitha materialet. Salla e terapisë intensive është e pajisur me të gjitha pajisjet dhe materialet e nevojshme”, tha Manastirliu.

Gjatë inspektimit të spitalit Covid 4, bashkë me stafin drejtues të QSUT dhe Spitalit Infektiv, Manastirliu theksoi se janë marrë masat për të punësuar më shumë se 150 punonjës, për t’i ardhur në ndihmë gjithë strukturës së angazhuar me Covid-19.

“Kjo është sfidë për QSUT-në. Sepse të menaxhosh jashtë territorit patjetër që kërkon forca të shtuara. Ne i kemi marrë masat për të punësuar, qoftë përsa i përket hapjes së spitalit Covid 3, edhe tani më shumë se 150 punonjës, për t’i ardhur në ndihmë gjithë strukturës së angazhuar me Covid-19. Ndaj edhe futja në forcë e 150 punonjësve të rinj padyshim që krijon lehtësinë për të punuar sigurisht më shpejt, edhe me më efikasitet” bëri me dije Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë nuk përjashtoi përfshirjen në përballimin e situatës, edhe të kapaciteteve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, nëse do të jetë e nevojshme.

“Ne si Shëndetësi jemi të përgatitur për çdo skenar. Ndaj, jo vetëm hapja e Spitalit Covid 4 në momentin që do të ketë ezaurim të kapaciteteve është një çlirim, një lehtësi për të trajtuar pacientët, por nga ana tjetër është dhe skenari i cili është tashmë gati, i hapjes së spitaleve rajonale apo i rishikimit të mundësisë të aktivizimit edhe të spitalit “Shefqet Ndroqi” i cili aktualisht është duke trajtuar shumë raste post-covid”, -tha Manastirliu.

Shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo, referuar raste shtrimeve në spital tha se pjesa më e madhe janë të pavaksinuar. “Është më pak se 3% persona të vaksinuar, prej të cilëve një pjesë kanë bërë një ose dy doza. Por pjesën më të madhe padyshim që janë personat e pavaksinuar, pra mbizotëron në mënyrë absolute”, -tha Çomo. Ministrja e Shëndetësisë vlerësoi punën e mjekëve dhe infermierëve, duke i siguruar mbështetje, teksa bëri edhe një herë thirrje për vaksinimin anticovid, si mënyra më e mirë për të frenuar përhapjen e pandemisë./m.j

Next Post
Në vitin e tretë në fluturim, Air Albania vjen me një paketë ofertash

Në vitin e tretë në fluturim, Air Albania vjen me një paketë ofertash

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

Përshkallëzim i rëndë në jug të Libanit, Izraeli paralajmëron shkatërrime masive

March 23, 2026
VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

VIDEO / Sulm në Londër, digjen ambulancat e një organizate hebraike pranë një sinagoge

March 23, 2026
Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

Nga mbështetës në kundërshtar i Putinit, avokati përfundon në spital psikiatrik pas deklaratave tronditëse

March 23, 2026
Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

Vdes ish-kryeministri francez, i njohur për reformat e forta

March 23, 2026
Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

Subjektet e naftës dhe institucionet në garë me kohën për anëtarët e Bordit të Transparencës

March 23, 2026
PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

PD në protestë me flamurin gjerman, reagon Ambasada: Dënojmë dhunën, partitë të distancohen

March 23, 2026
Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

Plagosje me armë në Kavajë, autori kapet pas tre orësh arratisje

March 23, 2026
Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In