• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në sitën e Vetting-ut prokurori që hetoi Llallën dhe çoi në gjyq Shpëtim Gjikën, kandidati për SPAK

by Java News
24/07/2019 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Procesi i vetingut është barriera e fundit e prokurorit të Krimeve të Rënda, Klodian Braho për të siguruar një vend në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e njohur gjerësisht si SPAK. Braho do të përballet me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit të enjten më 25 korrik, me trupën e përbërë nga Xhensila Pine, Valbona Sanxhaktari dhe Roland Ilia.

Klodian Braho ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitet 2005-2008 dhe më pas është emëruar prokuror në Berat. Në vitin 2012, Braho u transferua në Prokurorinë e Vlorës ku mbajti edhe postin e zv.drejtuesit, ndërsa në vitin 2015 u dekretua në Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Paralelisht me punën si prokuror, Braho është angazhuar edhe në mësimdhënie apo si ekspert në Shkollën e Magjistraturës. Ai u kualifikua nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë mes kandidatëve për SPAK, por për t’u emëruar nevojitet vendimi i formës së prerë nga institucionet e vetingut.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Braho ka pasur në dorë dosje ‘të nxehta’ të drejtësisë, si ajo e ish-prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe ish-kryebaqshkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika.

Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Braho deklaronte kursime prej 90 mijë lekësh në vitin 2007, ndërsa në fund të vitit 2017, pasuria familjare e prokurorit është 6.6 milionë lekë, duke shënuar një rritje mesatare vjetore prej 592 mijë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare përbëhet nga një apartament me vlerë 4 milionë lekë, likujditete në bankë prej 1.1 milion lekësh, rreth 930 mijë lekë kursime të akumuluara në cash dhe automjete me vlerë 468 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë 14.6 milionë lekë. Rreth 86% e të ardhurave kanë si burim pagën nga funksioni dhe ato nga mësimdhënia të prokurorit Braho, ndërsa rreth 12% burojnë nga paga e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. Nga 11 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik, asnjëra prej tyre nuk rezultoi me probleme.

Megjithatë, nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë vlen të përmendet një hua prej 5 mijë eurosh e marrë në vitin 2010 për të paguar këstin e porosisë së një apartamenti.  Apartamenti në zonën e Kasharit me sipërfaqe 73m2 dhe me vlerë të deklaruar 29 428 euro ka si burim një kredi bankare si dhe huanë e mësipërme.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Tempull misterioz dhe anije të ngarkuara me thesar, gjenden rrënojat e qytetit të fundosur nën ujë 1,200 vjet më parë

FOTO/ Tempull misterioz dhe anije të ngarkuara me thesar, gjenden rrënojat e qytetit të fundosur nën ujë 1,200 vjet më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

Ndreca: Pas Nesti Angonit del Nasta Pëllumbi, anonimja tjetër e sajuar për të përndjekur Veliajn

April 9, 2026
VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

VIDEO/ Momenti kur 5 persona tentojnë ta shpëtojnë 4-vjeçaren nga pitbulli që e kafshoi në Vlorë

April 9, 2026
E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

E “Enjtja e Madhe” e lyerjes së vezëve të Pashkëve, cili është kuptimi dhe tradita e saj

April 9, 2026
Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

Analiza e Corriere della Sera: Vance dhe Rubio, dy “delfinët” e Trump në kënetën Iraniane

April 9, 2026
Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

Pas Ligës së Kampioneve, luhen çerekfinalet e Europa dhe Conference League/ Spikat dueli mes shqiptarëve

April 9, 2026
Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

Pak orë pas deklaratës së Netanyahut për paqe, IDF nis një valë të re sulmesh në Liban, në shënjestër Hezbollahu

April 9, 2026
“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

“Lëvizje e duhur nga GjL”, avokati Ndreca: Ka një tentativë agresive për të paraburgosur kaq shumë persona

April 9, 2026
Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

Integrimi në BE, përse Edi Rama bën premtime që nuk varen prej tij?

April 9, 2026
Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

Reforma Territoriale, Muharremi debat me Muçollarin: Edhe 100 bashki të jenë ne fitojmë

April 9, 2026
“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

“Veto” e BE, pse po kthehet në një barut të lagur politik?

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In