• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në ‘sitë’ edhe ‘njerëzit e hetimit’, vetting të gjithë oficerëve të policisë gjyqësore

by Java News
22/12/2018 10:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas gjyqtarëve, prokurorëve dhe policëve, procesit të Vetingut do t’i nënshtrohen edhe të gjithë oficerët e policisë gjyqësore, të njohur ndryshe si njerëzit e hetimit. Drafti më i fundit i siguruar nga Shqiptarja.com për policinë gjyqësore, parashikon që brenda një viti nga hyrja në fuqi e ligjit, oficerët e policisë gjyqësore të të gjitha seksioneve, verifikohen për pastërtinë e figurës. Pika 3 e nenit 40 të draftit thekson se autoriteti që do të verifikojë oficerët e policisë gjyqësore është Sektori për Verifikimin e Integritetit në Prokurorinë e Përgjithshme. Do të vazhdojnë detyrën vetëm ata oficerë, të cilët kalojnë filtrin e pastërtisë së figurës. Ndërkaq, oficerët e seksionit të policisë gjyqësore në Prokurorinë për Krime të Rënda, mbeten në detyrë deri në krijimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit. Pas krijimit të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Komisioni i Policisë Gjyqësore bën shpërndarjen e tyre në prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm.

Varësia dhe funksioni

Policia gjyqësore do t’i ushtrojë funksionet e saj nën varësinë e prokurorit dhe drejtohet e kontrollohet prej tij. Gjatë shqyrtimit gjyqësor të çështjes, policia gjyqësore kryen të gjitha veprimet e urdhëruara nga gjykata ose prokurori. Policia gjyqësore zbaton gjithashtu urdhrat dhe udhëzimet e prokurorit për përcaktimin e çështjeve që duhen hetuar me përparësi, e veprimeve konkrete që duhen kryer, si dhe për kohëzgjatjen e nevojshme të hetimeve. Sa i takon, funksioneve policia gjyqësore, sipas draftit të ri, merr dijeni për veprat penale, me nismën e vet ose mbi kallëzim apo ankim, parandalon ose pengon pasojat e mëtejshme që rrjedhin nga vepra penale, kërkon autorët e veprave penale, kryen veprimet e nevojshme për të siguruar burimet e provës dhe për të grumbulluar gjithçka që i shërben zbatimit të ligjit penal, kryen çdo hetim dhe veprim të urdhëruar ose të deleguar nga organi procedues, kryen veprime procedurale për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore penale, kryen veprimet në zbatim të ligjit anti-mafia etj.

Komisioni i Policisë Gjyqësore

Për herë të parë, drafti parashikon ngritjen e Komisionit të Policisë Gjyqësore, i cili përbëhet nga 5 anëtarë, konkretisht një anëtar prokuror nga Prokuroria e Përgjithshme, një anëtar oficer i policisë gjyqësore i seksionit të Prokurorisë, një anëtar nga shërbimet e policisë gjyqësore të Policisë së Shtetit, një anëtar, drejtuesi i strukturës hetimore të shërbimeve të Policisë së Shtetit dhe një anëtar nga shërbimet e tjera të policisë gjyqësore të institucioneve shtetërore i cili caktohet me rrotacion, çdo 2 vjet, nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve ose Drejtori i Përgjithshëm i Doganave.

Emërimi i oficerëve të policisë gjyqësore

Komisioni i Policisë Gjyqësore emëron, ngre në detyrë, transferon, komandon, oficerët e policisë gjyqësore të seksioneve, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Gjithashtu komisioni përcakton numrin e përgjithshëm të oficerëve të policisë gjyqësore të seksioneve dhe shërbimeve, në bashkëpunim me Prokurorin e Përgjithshëm dhe ministrat përgjegjës të cilat kanë në varësi shërbimet të policisë gjyqësore. Komisioni shqyrton edhe kërkesat për procedim disiplinor ndaj oficerëve të policisë gjyqësore, vlerëson rezultatet e punës dhe integritetin profesional të oficerëve dhe agjenteve të policisë gjyqësore si dhe përcakton rregullat për organizimin e një trajnimi fillestar për hetimin./shqiptarja

a.çupaj

Next Post
Muri me Meksikën mbyll pjesërisht qeverinë amerikane

Muri me Meksikën mbyll pjesërisht qeverinë amerikane

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com