• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në Siri ‘janë 27 fëmijë kosovarë’

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të dhënat e fundit të departamentit për anti terrorizëm në Policinë e Kosovës tregojnë se numri i kosovarëve në Siri është 70 deri 75 meshkuj përderisa 38 femra dhe 27 fëmijë.

Drejtori i këtij departamenti, Fatos Makolli, ka thënë në “Rubikon” të KTV’së se ky numër mund të jetë i lëvizshëm vetëm tek fëmijët, ndonëse për shkak të kohës së gjatë të qëndrimit ka ndodhur edhe shtimi i familjes.

“Sipas të dhënave të tanishme janë 70 deri 75 meshkuj të cilët konsiderohen që kryejnë funksione të ndryshme ndërsa janë 38 femra dhe 27 fëmijë në zonën e konfliktit mirëpo shifra e fëmijëve mund të mos jetë e saktë pasi ata janë atje për një kohë të gjatë dhe në ndërkohë ka ndodhur shtimi. Nëse ju referohemi shifrave kuptojmë që një pjesë e madhe e grave dhe fëmijëve kanë shkuar pa dëshirën e tyre”, ka thënë Makolli.

Makolli ka theksuar se nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast ku një qytetar i Kosovës ka arritur të futët në zonën e konfliktit.

“Nga shtatori i vitit të kaluar nuk është identifikuar asnjë rast kur një qytetar i Kosovës ka arritur të futet në zonën e konfliktit”, ka thënë ai.

Ndonëse ai ka bërë të ditur se në përgjithësi numri i atyre që nisen për luftë është shumë më i vogël.

“Numri është më i vogël edhe i atyre që nisen për zonën e konfliktit ngase shteti islamik është në defanzivë, është i shthurur në organizim, sulmet janë të vazhdueshme, kontrollet kufitare janë rritur dukshëm”, theksoi Makolli.

I pyetur nëse Policia e Kosovës ka informatorë në zonën e konfliktit ai nuk e ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se nuk mund të flas më shumë mbi këtë çështje.“Nuk mund ta konfirmoj apo mohoj këtë”, përfundoi ai, citon Express. (b.an)

Next Post
Të çmendurit, gjykata e Tiranës izolon 3 persona në muaj

Ngacmoi seksualisht 10-vjeçarin, 2 vite burg iranianit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com