• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në shtëpinë tonë”/ Shqipëria në Bienalen e Venecias me 4 arkitekte

by Java News
22/05/2021 21:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shqipëria po merr pjesë sivjet në Ekspozitën Ndërkombëtare Arkitekturës me 4 arkitekte të reja, që përgatitën një pavion mbi traditën shqiptare të fqinjësisë.

Në këtë Bienale të Venecias janë paraqitur 61 shtete. Seksioni shqiptar u çel mbrëmë, duke tërhequr vëmendjen e ekspertëve dhe kuratorëve nga gjithë bota.

Një grup arkitektesh po përfaqësojnë Shqipërinë në Ekspozitën e 17-të Ndërkombëtare të Arkitekturës në Venecia.

Projekti që përfaqëson Shqipërinë, për herë të gjashtë në këtë ekspozitë periodike të arkitekturës ndërkombëtare, titullohet “Mbi fqinjësinë dhe bashkëjetesën”.

Projekti synon të sjellë në Venecia para arkitektëve nga gjithë bota përvojën shqiptare të fqinjësisë si pjesë të kulturës kombëtare, përmes konceptit artisitik “Në shtëpinë tonë”, që dikur ishte tituli i një filmi artistik të njohur në Shqipëri.

“Bienalja e Venecias është një nga ngjarje botërore dhe të jesh pjesëmarrës është gjë shumë e rëndësishme dhe kulmi I karrierës së çdo arkitekt. Personalisht si edhe për shtetin tonë ka një domethënie të madhe të përfaqësohemi këtu dhe të trajtojmë tema që kanë ndikim jo vetëm për botën e arkitekturës, por edhe për shoqërinë dhe të ardhmen tonë në kohën që jetojmë” – thotë arkitektja Fiona Mali.

Në Bienaljen e sivjetme me temë “Në shtëpinë tonë” janë paraqitur dhe ngritën pavionin e Shqipërisë arkitektet Fiona Mali, Irola Andoni, Malvina Ferra dhe Rudina Breçani.

Kuratori i përgjithshem i Bienales, Hashim Sarkis, ka vendosur temën për të gjithë pjesëmarrësit “Si do të jetojme së bashku?” dhe kësaj iu përgjigjen arkitektë nga e gjithë bota me një mori projektesh. Përgjigja e autoreve nga Shqipëria është “Njih fqinjin tënd”.

“Vitet 1990-2000 ishin koha kur shoqëria shënoi një përthyerje dhe njerëzit nisën të mos njihnin më fqinjët. Këtë kohë që përkon me fëmijërinë tonë jemi munduar ta sjellim në këtë Biennale, për të shpjeguar marrëdhëniet mes fqinjëve dhe sa shumë ato kanë ndryshuar” – thotë arkitektja Irola Andoni.

Në këtë edicion të Bienales marrin pjesë 61 shtete dhe 112 arkitektë të ftuar.

Pavijoni shqiptar mbështetet nga ministria e kulturës dhe bashkia e kryeqytetit

Shqipëria përfaqësohet në këtë ngjarje kulturore me një skuadër fituese e zgjedhur nëpërmjet një konkursi kombëtar.

“Gjatë kërkimit ne bëmë një thirrje të hapur për të mbledhur sa më shumë histori personale në raportet me fqinjët. Kuptuam që kjo ëhstë një temë sa lokale për komunitetin shqiptar, si edhe është një temë po aq edhe globale. Në këtë epokë të globalizimit po e kuptojmë më shumë se kurrë se ç’do të thotë të kesh një fqinj të mirë përkrah” – thotë arkitektja Malvina Ferra.

Në projektin nga Shqipëria kuratoret arkitekte tregojnë për fqinjët dhe fqinjësinë, pasi kanë mbledhur shumë histori nga kultura shqiptare në komunitet.

Ato konstatuan se vitet 1990 deri 2000 ishin periudha e fundit kur marrëdhënia me fqinjët dhe komunitetin ishte e fortë dhe gjithë familjet jetonin me dyer të hapura.

Më pas ato filluan të zbehen, por kjo, sipas tyre, është një vlerë që mund të ndryshojë formë, por nuk duhet harruar.

“Në ditët e sotme, kur urbanizimi ka arritur në një përqindje shumë të lartë krahasuar me më parë, ka arritur rreth 60 për qind, njerëzit jetojnë shumë afër njëri tjetrit, dendësia e banorëve në qytet është rritur mjaft dhe parashikohet të shtohet edhe më shumë, por megjithatë, edhe pse janë kaq pranë, ata ndjehen gjithmonë e më shumë të vetmuar se sa më parë” – thotë arkitektja Rudina Breçani.

Ekspozita 17 ndërkombatëre e Arkitekturës do të qëndrojë e hapur nga sot për publikun deri në nëntor për të gjithë shtetet.

Për vende të vogla nga Ballkani, si Shqipëria, ajo është një mundësi e mirë për të dëshmuar qarqeve profesionale të arkitekturës vlerat e reja dhe historike të shqiptarëve në këtë fushë, duke u paraqitur me autore të reja, që trajtojnë tradita tradita të hershme.

Next Post
Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë/ Balla: Me asfaltimin, parku do bëhet shumë i vizitueshëm

Parku Kombëtar Shebenik-Jabllanicë/ Balla: Me asfaltimin, parku do bëhet shumë i vizitueshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK i ka marrë celularin? Kryebashkiaku i Vaut të Dejës mohon kontrollet ndaj tij

SPAK jep pretencën për kryebashkiakun e Vaut të Dejës, ja sa vite burg kërkon për Kristjan Shkrelin dhe akuzat e ngritura

November 12, 2026
“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

“Simotra e Vlora Hysenit…!”- Berisha komenton drejtuesen e re të SHISH-it: Kur emërohet nga Rama, s’mund të jetë ndryshe!

November 12, 2026
Gjobat me akt normativ, Parlamenti e bën ligj më 26 nëntor, PS-PD përplasen edhe për Zgjedhoren!

Problemet e shoqërisё, popullit dhe partitё politike

November 12, 2026
Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

Shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave, arrestohen dy persona në Laç!

November 12, 2026
Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

Dogana e Tiranës në aksion, bllokohen mbi 2,1 tonë produkte ushqimore e lodra për fëmijë!

November 12, 2026
Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

Ish-rival i Bashës për kreun e PD-së, ndahet nga jeta para kohe në moshën 57-vjeçare Gjergji Hani!

November 12, 2026
Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Dosja “Metamorfoza”/ Apeli e dënoi me 7,4 vjet burg për korrupsion dhe pastrim parash, ish-shefi i Operacionales Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

November 12, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Sa anë sociale kanë buxheti dhe paketa fiskale 2027?

November 12, 2026
“Përballja e parë reale me drejtësinë”/ SPAK mbylli hetimet, Lala shpjegon ç’ndodh tani me Berishën

“Je gazetarja më e keqpërdorur zonjë!”- Pas Drejtësisë, Sali Berisha sulmon edhe gazetaren Klodiana Lala në daljen nga SPAK

November 12, 2026
Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

Ligji për Specialen, Osmani: LDK nuk mbështet iniciativa që nuk mbrojnë të vërtetën historike të Kosovës!

November 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In