• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në shtator nis puna për Zgjedhoren”! Gjiknuri: Depolitizimi i komisioneve dhe votimi elektronik, domosdoshmëri

by A R
23/06/2025 16:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me nisjen e sezonit të ri parlamentar, pritet të nisë menjëherë puna dhe për Reformën Zgjedhore.

Shumica, siç pranon dhe Damian Gjiknuri, në një intervistë për Tv Klan, është e gatshme për ngitjen e një komisioni të posaçëm gjithëpërfshirës për amendimet në Kodin Elektoral për rekomandimet e kërkuara nga OSBE/ODIHR, por siç kërkohet dhe grupkapitullin e parë të negocimit.

“Në bashkëbisedimin me grupet parlamentare do të krijohet një komision i përbashkët siç është bërë dhe herët e tjera”, tha Gjiknuri.

Rinumërimi i votave për 4 qarqe po dëshmon se komisionerët e partive politike jo në pak raste e kanë numëruar vullnetin e qytetarëve, sipas orekseve të subjekteve që i kanë zgjedhur.

Ndaj Gjiknuri sheh si domosdoshmëri shkuarjen drejt depolitizimit të komisioneve të niveleve të dyta dhe të treta.

“Mosbesimi i hapur i shfaqur nga PD për komisionerët e saj, mendoj që ai duhet të jetë rekomandimi bazë i parë të bëhet nga personel teknik. Ai që shkel kodin zgjedhor, atij duhet t’i kushtojë dhe vendi i punës”, tha Gjiknuri.

Për të shmangur cdo manipulim e tejzgjatje të nxjerrjes së rezultatit, një tjetër ndryshim që Gjiknuri kërkon të ndërmerret me dakordësi politike, është shkuarja drejt votimit elektronik.

“Ajo që do të dshëmonte çdo debat përkundër asaj që kishte kërkuar opozita në vazhdimësi përsa i përket numrimit elektronik, ata i’u kthyen metodës tradicionale, ku fatkeqësisht edhe atë metodë nuk e besojnë dhe kërkojnë rinumërimin”, tha Gjiknuri.

A është tabu për shumicën të ndryshojë sistemin zgjedhor?

“Jemi të hapur për të diskutuar me palët e tjera kush mund të jetë mekanizmi më i mirë i përfaqësimit në raportin e listës së hapur dhe të mbyllur”.

Edhe pse vetë bëri një betejë të fortë në listë të hapur, Gjiknuri nuk mendon se formula e renditjes së kandidatëve në dy lista është e padrejtë, ndërsa sqaron se ky gjithsesi ishte propozim i Partisë Demokratike.

Ndërsa për rikthimin tek koalicionet tradicionale, siç këmbëngulin demokratët, Gjiknuri është më i prerë.

Bashkëkryetari socialist i disa komisioneve bipartizane të reformës zgjedhore komenton dhe akuzat e opozites për farsë elektorale.

“Opozita ka përsëritur vetveten, s’ka zgjedhje që ka pranuar humbjen. Dhe kur kishte qeverinë teknike i kontestoi. Pranimi i rezultatit është thelbi krizave dhe polarizimit politik”.

Por a do të ketë zgjedhje edhe në Bashkinë e Tiranës në vjeshte kur mendohet se do të ketë zgjedhje të pjesshme për Bashkitë e Beratit, Tepelenës e Matit?

“Nuk di ta them. Partia Socialiste do të jetë gati sa herë do dekretohen data zgjedhjesh në çdo territor të bashkive”.

Next Post
Trump, i ashpër me kompanitë e naftës: Mbani çmime të ulëta, mos luani lojën e armikut…

Trump, i ashpër me kompanitë e naftës: Mbani çmime të ulëta, mos luani lojën e armikut...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In