• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në Shqipëri polic, në Angli rritës “bari”, dënohet i riu shqiptar, u hodh nga dritarja dhe theu dy rruaza

by A R
07/04/2023 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mediat angleze bëjnë me dije se, një i ri shqiptar, i cili kultivonte kanabis në Oldham të Britanisë së Madhe, theu dy rruaza duke u hedhur nga dritarja në një përpjekje të dëshpëruar për t’i shpëtuar policisë.

Sipas asaj që u tha në Gjykatë, Admir Hidri, i cili mësohet se në Shqipëri kishte punuar si polic bashkiak, u paraqit në Gjykatën e Kurorës së Minshull Street të mërkurën (5 prill) dhe u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit dhe u dënua me 2 vite e 6 muaj burgim.

Prokurorja Lisa Boocock i tha gjykatës se si më 12 dhjetor të vitit të kaluar policia gjatë një kontrolli me helikopter vuri re nxehtësinë që dilte nga një shtëpi në Failsworth dhe shkoi për të kontrolluar.

Por sapo ai pa oficerët jashtë Hidri u hodh nga dritarja e banjës së katit të parë në përpjekje për t’u arratisur. Gjatë hedhjes 23-vjeçari theu dy rruaza në shpinë. Ai u arrestua dhe policia i gjeti dy telefona, si dhe 125 £.

Hidri tha para policëve se po kujdesej për bimët e kanabisit për të shlyer një borxh dhe ishte “në frikë për jetën e tij”. Gjykata britanike mësoi se Hidri punonte si polic në Shqipëri kur nëna e tij u sëmur. Dhe sipas tij për të paguar për trajtimin e nënës, Hidri mori para borxh nga “figurat kriminale vendase”.

Por kur nuk mundi të shlyente borxhin, ai pranoi të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar për t’u kujdesur për bimët narkotike. Në pronën ku Hidri jetonte në Failsworth, policia zbuloi 91 bimë kanabisi me një vlerë prej 800 £ për bimë dhe një vlerë të përbashkët prej rreth 70,000 £.

/a.r

Next Post
Rama rendit rritjen e pagave për një sërë profesionesh: Reforma do zhvillohet në dy hapa

Rama rendit rritjen e pagave për një sërë profesionesh: Reforma do zhvillohet në dy hapa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

Belgjika “hesht” Trumpin, turpëron SHBA-në dhe kap çerekfinalet e Botërorit

July 7, 2026
Eksperti: Në videot e protestave po shtohet numri i pjesëmarrësve, ja si bëhet manipulimi

Aktori nxjerr prapaskenat: Protesta e kreu misionin e saj, tani është marrë në dorë nga PD!

July 6, 2026
Operacion antidrogë në Korçë, një i arrestuar. Aksidentohen dy policë gjatë ndërhyrjes

Konflikt mes disa personave në Tiranë, një i plagosur me thikë

July 6, 2026
Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

Debat për protestat/ Analisti kritikon simbolin e arkivolit, Kalemaj i përgjigjet me shembuj nga Europa

July 6, 2026
Rama: Dhuna online ndaj Ylli Limanit, shprehja më e neveritshme e një fenomeni që po e shoqëron protestën

Qytetarët ndjekin ndeshjet e Botërorit, Rama ndan pamjet dhe ironizon protestën: Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës!

July 6, 2026
Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

Pamje me dron! Protestuesit nisin xhiron në Tiranë, ja sa është pjesëmarrja

July 6, 2026
Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

Dalin mesazhet, organizatorët pranojnë rënien e protestës: Ta ndërpresim… (FOTO)

July 6, 2026
Kontaktet sekrete mes vendeve arabe dhe Iranit izolojnë Trumpin, SHBA përballë udhëkryqit për luftën në Lindjen e Mesme

Deklarata e fortë e Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është pranë

July 6, 2026
Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

Çoçoli: Mënyra si u pasqyrua protesta jashtë vendit mund të dëmtojë ekonominë dhe investimet

July 6, 2026
Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

Spahiu: Forca të errëta po përdorin protestën për përçarje dhe destabilizim

July 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In