• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Në Shqipëri? Përse jo!”; Gjermanja “Bild” promovon turizmin shqiptar

by
05/08/2015 10:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Në Shqipëri? Përse jo!”;  Gjermanja “Bild” promovon turizmin shqiptar

Në Shqipëri? Po, pse jo?! Vendi i vogël që laget nga Adriatiku dhe Joni ka plazhe të mrekullueshme, kulturë të pasur, thesare natyrore dhe njerëz miqësore, e mbi të gjitha çmime të lira.

Kështu e nis përshkrimin e Shqipërisë prestigjiozja gjermane “Bild” në një artikull ku fton lexuesit e vet që të vizitojnë vendin tonë.

Artikulli është me autorësi të Oliver Abraham dhe nis me përshkrimin e një darke të paharrueshme në Durrës, në tarracën e një restoranti me pamje nga deti. Durrësi këshillohet për të gjithë të dashuruarit pas ushqimeve të detit, si një qytet ku gjen të ndërthurura kuzhinat më me emër ndërkombëtare dhe traditën vendase, transmeton Top Channel.

Për të mos u humbur, sipas “Bild” është edhe një shëtitje në bulevardin qendror të qytetit nën hijet e palmave dhe dyqaneve e kafeneve që kanë se çfarë i ofrojnë kujtdo.

Pak kilometra larg Durrësit, “Bild” këshillon një vizitë në Kalanë e Krujës. Kalaja krijon një atmosferë mistike për vizitorët, që përforcohet akoma më shumë me një kthim në Mesjetë me vizitën në pazarin e vjetër të qytetit.

Këtu vizitorët mund të gjejnë suvenire të ndryshme, tapete, qilima, veshje tradicionale, punime artizanale nga më të ndryshmet e krejt të veçanta.

Për të mos u humbur, “Bild” u këshillon lexuesve të vet një vizitë në Muzeun e Krujës, për t’u njohur në pak minuta me historinë mijëra-vjeçare të popullit shqiptar.

Më tej, udhëtimi i “Bild” zhvendoset në jug të vendit, ku për të gjithë të apasionuarit pas natyrës këshillohet vizita në zonat malore të Gjirokastrës dhe Syri i Kaltër.

Në Sarandë, shkruan “Bild”, mund të gjeni në pak metra distancë nga hotelet me pesë hyje e deri te hostelet. Është një prej destinacioneve turistike kryesore në Shqipëri dhe një pjesë e madhe e vizitojnë për Parkun Kombëtar të Butrintit dhe rrënojat antike atje.

Prestigjozja gjermane ndalet më tej te Riviera. “Një udhëtim me makinë nga Sarandë në drejtim të Vlorës nga rruga e bregdetit është për të mos u humbur. Plazhe të fshehta, gjire përrallore dhe Parku Kombëtar i Llogarasë”, shkruan “Bild”.

Next Post

FOTOLAJM/ Azilantët shqiptarë në rradhë për të ngrënë në Gjermani

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

Incidenti/ Delegacioni serb braktis sallën gjatë raportimit të Kosovës për “Prishtina 2030”

August 20, 2026
Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

Kryebashiaku i Pustecit distancohet nga vizita e Misckoskit: Nuk e organizuam ne!

August 20, 2026
Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

Analiza/ A mund ta bashkojnë Libinë, SHBA-të dhe fuqitë arabe?

August 20, 2026
Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

Udhëtimi i Thaçit drejt Rambujesë: Mora me vete stemën e UÇK, e futa në xhep ngjitur me zemrën

August 20, 2026
Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

Von der Leyen paralajmëron për ‘luftë hibride’ pas incidentit me dron detar të Rumanisë

August 20, 2026
Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

Spiunoi terroristët për llogari të CIA-s, SHBA përgatit deportimin e shqiptarit Blerim Skoro

August 20, 2026
Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

Mero Baze: 70% e myslimanëve shqiptarë janë bektashinj! Si i ‘zhdukën’ pas vitit 1991…

August 20, 2026
Temperaturat mbi 40 gradë, ja cili është qarku me risk më të lartë nga zjarret

Beteja me zjarret, 9 vatra aktive në vend, ndërhyhet me 4 helikopterë, eliminohet rreziku për banesat në Milot e Dajt

August 20, 2026

Tiranë-Durrës, më shpejt dhe më sigurt?

August 20, 2026
Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

Sula firmos me Inteligjencën Financiare: Do luftojmë pastrimin e parave!

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com