• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri mbërrijnë 2300 dokumenta të regjistrave osmanë të viteve 1800

by Java News
15/04/2016 19:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 2300 dokumente arkivore me tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare vijnë nga arkivat e Stambollit në Arkivin e Shtetit Shqiptar. Drejtori i Arkivës Gjet Ndoji deklaroi në një konferencë për mediat se ka të dhëna të plota për pronarët e tokave e pasuritë që patën gjatë periudhës osmane. Drejtori i Arkivit Qendror të Shtetit Gjet Ndoji ka prezantuar para medias regjistrimet e marra nga arkivat e Stambollit.

Dokumentet i përkasin vitit 1881 deri në fillimin e shekullit të 19-të. Stambolli ruan një fond të 980 Tahrireve,  shqip regjistrave, të kësaj periudhe. Arkivit të Shtetit Shqiptar pas shumë negocimeve i janë dhënë 57 regjistrat që janë për shqiptarët. Regjistrat kanë përafërsisht rreth 2300 faqe të dokumenteve të shtëpive, pronave dhe taksave.

“Ky fond i tëri mungonte, nuk ishte. Këto janë fonde që na japin një panoramë të qartë dhe na japin të dhëna bazike për kohën, për pronat, për banorët për kryefamiljarët për pronarët e Timareve. Timari ishte prona më e madhe”, tha Ndoj, duke shtuar ndër të tjera se Arkivi Qendror i Shtetit do të synojë të sjellë edhe arkivat që krijojnë boshllëqe në historinë e Shqipërisë.

Ambicia më e afërt janë sjellja e Arkivave nga Vatikani dhe Arkivat e Dobrovnikut, të cilat kanë të dhëna që nuk gjenden në arkivat osmane. Madje Gjet Ndoj theksoi se do të synojnë të sjellin nga arkivat osmane edhe dokumente të historisë së mëhershme.  “Kjo përbën një nga sfidat tona dhe në të ardhmen do të përbëjë një nga përpjekjet për të mbushur boshllëqe nga koha të dokumentacionit historik”, tha Ndoj.

Regjistrimet kanë ardhur në rrugë elektronike nga arkivat osmane duke i qëndruar besnik origjinalit. Në këto arkiva janë tapitë e tokave për katër vilajetet në trevat shqiptare gjatë periudhës osmane. Ka të dhëna të plota për pronarët e tokave dhe pasuritë që patën në kohët e vjetra.  Kërkesat zyrtare për të ardhur këto dokumente me rëndësi nisën 2 vjet më parë nga drejtori Arkivës Gjet Ndoj, dhe osmanologët Ermal Nurja e Ferid Duka.

“Arkivat e huaja na ndihmojë për të parë tërësinë dokumentare të tyre, ndërsa përzgjedhjen, selektimin e këtyre dokumenteve ne e shohim në përputhje me interesat tona me historinë tonë dhe natyrisht përzgjedhjen e bëjmë ne”, tha Ndoj. Gjet Ndoj thekson se dokumentet vlejnë për t’u hapur rrugë studiuesve të mbushin disa boshllëqe në periudha të ndryshme historike duke synuar bashkëpunimin e ndihmën reciproke me qeverinë turke.

“Në një takim në Stamboll, ne kontaktuam me struktura turke dhe patëm mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht të Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë zotit Ugur Unal i cili na ka krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të listave nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike. Kemi menduar që të dyja vendet të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të bëhet shkëmbimi elektronik i materialeve”, tha Gjet Ndoj, duke u shprehur më tej se mbledhja e arkivave shqiptare do të vijojë me të gjitha vendet e Europës dhe Ballkanit. Shqiptarja.com

Next Post

9 viktima në dy tërmete të fuqishme në Japoni, vendi në alarm nga rreziku i cunamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In