• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri, klasa politike është e vjetëruar

by Artur Ajazi
09/05/2022 14:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga ARTUR AJAZI

Edhe pse ka popullsinë me moshën më të re në Europë, Shqipëria ka sot një klasë politike të vjetëruar. Deri sot, askush në Shqipëri nuk ka bërë një studim të plotë për partitë politike, apo procesin e tranzicionit tek ne. Asnjë nuk ka folur për të saktësuar se pavarësisht pretendimeve nga Ramiz Alia se gjoja “ai nuk ishte për pluralizëm politik dhe Dhjetori i ‘90 i gjeti të papërgatitur” mendoj se ka ndodhur e kundërta. Në Shqipëri, ai mund të quhet tranzicion i kontrolluar, pasi partia unike në pushtet krijoi kushtet për të monitoruar faza të caktuara të kalimit nga diktatura në demokraci. Në Shqipëri, nuk mendoj se ka patur ndonjëherë opozitë serioze, ndaj ajo duhet krijuar me urgjencë. Nëse opozita në Shqipëri, u krijua sipas modelit “ramizist”, atëhere cili ishte roli i partisë në pushtet të asaj kohe ? Gjithsesi kjo nuk e zbeh aspak rolin e rinisë studentore në dhjetorin e vitit ’90, edhe pse u manipulua misioni i saj, nga ata që sot janë rikthyer në politikë. Ç’paradoks. Po të shikosh statistikat e partive politike shqiptare, e ke vështirë të konstatosh një listë kryetarësh. Në pjesën më të madhe partitë politike kanë po ata “kryetarë” që kishin në vitin 1991, veç Partisë Republikane, e cila e ndryshoi atë, dhe ai mbeti “kryetar nderi” i saj. Në kahun e majtë, Nano u tërhoq pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 3 korrikut 2005, dhe socialistët nuk e lanë bosh karrigen e kryetarit, por e zvendësuan atë me një emër të mirënjohur për socialistët,Edi Rama. Mungesa e një demokracie të brendëshme, bën që përplasjet e ideve të mos zbuten kurrë, duke sjellë krijimin e partive të reja. Kështu,nga vetëm dy partitë kryesore (PS e PD) kemi të krijuara sot 7 parti politike. Në një vend si Shqipëria gjithçka ndodh, deri dhe privatizimi i partive politike, kur në fakt ato duhet të jenë institucioni i vetëm i formimit të politikanëve, dhe mjeti që duhet të sigurojë dy elementët jetike të demokracisë, pjesëmarrjen dhe konkurrencën e lirë. Nëse për pjesëmarrjen nuk mund të themi gjë sepse ajo shihet shpesh si “tipar i regjimeve totalitare”, konkurrenca në Shqipëri është thuajse “zero”. Politika shqiptare është klanore dhe familjare, gjë e cila ka frenuar demokracinë e brëndshme. Në Shqipëri, partitë politike mund të themi se janë kthyer në “pronë” të një grupi njerëzish, që kanë gjithçka në dorën e tyre. Organizmi i dobët i partive dhe mungesa e demokracisë së brendëshme, kanë zënë hapësirat e konkurencës, dhe kanë vjetëruar lidershipin e tyre. Në botën demokratike, kryetari i partisë, ka një rol të jashtëzakonshëm në fitoren apo humbjen e partisë që drejton. Por në Shqipëri kryetari, është “1” saj, ndaj dhe anëtarësia ka dy rrugë, bindjen ose largimin. Në Shqipëri, partitë politike duhej të ishin “instrumente elektorale” të zhveshura nga ideologjitë përçarëse. Qytetari i thjeshtë, duhet të ndjehet pjesë e të majtës dhe të djathtës,duke patur mundësi të zgjedhë mes kandidatëve apo ideve që janë pranë qasjeve të tij politike.Zgjidhja e vetme për Shqipërinë është një demokratizim i vërtet i politikës. Liria e mendimit, dhe krijimi i hapësirave konkuruese, do të ishte hapi i parë drejt demokratizimit të jetës së brëndshme të partive politike. Sfidat e pritshme si aderimi drejt Bashkimit Europian, nuk mund ta gjejnë politikën shqiptare të “arrnuar”, pasi ai është treguesi kryesor i emancipimit dhe zhvillimit demokratik, të një vendi që sheh nga e ardhmja…..

Next Post
Këto shenja do të përjetojnë ndryshime të papritura në punë dhe dashuri

Këto janë shenjat e horoskopit që janë “kampione” në lidhjet afatgjata

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

FOTOT-Supermakina, avionë privatë dhe çanta firmato/ Jeta luksoze e fëmijëve të elitës iraniane ndërsa mijëra qytetarë masakrohen

January 20, 2026
Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

Pse u vra Jani Aliaj në burgun e Koridhalos? Historia e krimeve të shumta të “djemve problematikë” të Tepelenës

January 20, 2026
“Lufta” për Groenlandën, presidenti Trump shpall tarifa për vendet europiane që i bëhen pengesë

Habit me deklaratën e tij Donald Trump: Pa mua, sot nuk do të kishte NATO

January 20, 2026
OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

OSBE rikonfirmon mbështetjen për SPAK-un, Tarran takon Klodjan Brahon

January 20, 2026
Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

Alesia Balliu thumbon Berishën: Nuk mund të gjykosh marrëdhëniet e Ramës me SHBA-në kur vetë nuk shkon dot atje

January 20, 2026
“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

“Reforma zgjedhore dhe territoriale, kyçe për integrimin europian”/ Balla takim me ambasadorin e BE-së

January 20, 2026
Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

Pse shoqëria shqiptare etiketohet si agresive?

January 20, 2026
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Përfundon seanca në Kushtetuese për rritjen e rrogës së gjyqtarëve, trupa gjykuese tërhiqet për vendim

January 20, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

January 20, 2026
Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

Alarm i kuq në Greqi, shkollat në Athinë mbyllen nesër. Pesë rajone kërcënohen nga përmbytjet dhe acari polar

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In