• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në Shqipëri ka qindra video për shantazhe dhe zhvatje”

by A R
25/05/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar në Shqipëri shprehet për anën tjetër të asaj që po flitet në ditët tona për regjistrimet dhe përgjimet, por edhe sesi kërcënimet me vidio po përdoren për përfitime dhe shantazhe. Ai, në emër të Komitetit Kombëtar, mëton se ka dhjetëra vidio të tilla të gatshme që mbahen gati për kërcënime…

Nga Ben Andoni

Mania e përgjimeve, shantazhit, nuk paska qenë “asgjë” në komunizëm, para valës të madhe të kërcënimeve që rezulton në ditët tona me ekzistencën e njësive të përgjimit, shantazheve dhe videove nga subjekte dhe individë.

Së fundmi, ka qenë babai i vajzës që krijoi skandalin e ish-kryebashkiakut të Peshkopisë Shukriu, që ka folur dhe amplifikuar kudo për Kanun. Paradoksi është se devijimi i kanunit është kaq flagrant, por edhe i pavoli, sa pretendimet e personazheve i bën qesharakë, ndërsa e kthen gati të drejtën në subjektin e kundërt.

Në traditën popullore, Kanuni ka qenë një institucion tejet serioz, por edhe i dobishëm në hapësirat gjeografike kombëtare, dhe jo vetëm, ku autoriteti i shteti mungonte krejtësisht. Në një rast të tillë: “nuk kemi të bëjmë me një situatë kanunore sepse është një lojë banale që organizohet për interesa të caktuara dhe  nuk mund të ketë seriozitet as trajtimi në media si situatë e tillë. Kanuni i përket së shkuarës por është institucion serioz që nuk është marrë me të tilla gjëra as nuk merret, sado që vlerësohet edhe sot si një institucion i nevojshëm në shumë zona të Shqipërisë.  Mendoj se me këtë  gjë nuk duhet të merren as institucionet e shtetit sepse janë lojëra që bëhen për qëllime jo vetëm përfitimi por edhe hakmarrje, diskreditimi etj. Personalisht nuk mund të shprehem për as njërën palë në këtë lojë, por si Kryetar i Komitetit të Pajtimit Mbarëkombëtar vlerësoj qëndrimin e familjes Xhelili për të kapërcyer me mençuri këtë situatë përballë një loje të rëndë”, shprehet Gjin Marku për Javanews.

 Ndërkohë, situata e fundit paradoksale e përgjimeve dhe kërcënimeve me vidio ka nxjerrë dhe një problematikë jo të vogël që lidhet me përballjen e shtetit tonë ndaj zbatimit dhe implementimit të ligjit. Më shumë akoma penalizimet ndaj përdorjes së videove me qëllime përfitime. “Autoritetet mendoj se kanë reaguar me ashpërsinë e ligjit, por në mënyrë disi të njëanshme, sepse provokimi e shkelja e privacisë duhet të dënohet si krim”, citohet Marku.

Por çështja nuk mbaron këtu, pasi pak ditë më parë ka qenë ish-kryeministri Berisha që ka kërcënuar sërish me një vidio, të një personaliteti të lartë, që nuk po merr jetë dhe me sa duket do të presë kohën e maturimit dhe plasjes mediatike në kohën e duhur.

Ish-bashkiaku i Dibrës, madje, në një nga prononcimet e para pas skandalit ka thënë se vidio ishte bërë nga kundërshtarët e tij, që kishin përfituar ndaj situatës. Një lojë disi e pisët nga të dy anët, por që tregon sesa poshtë ka rënë morali i shoqërisë në ditët tona, duke u munduar që të bëj gjithçka për të arritur në përfitime, paçka dëmtimeve dhe mësimeve morale.

Nga ana tjetër, kjo mënyrë, ka qenë edhe një nga justifikimet e vetme, sipas të cilës, mund të manovrohej për të vënë para Drejtësisë disa të korruptuar, që shfrytëzonin postin.

“Komiteti ka opinion se ndodhen qindra video të tilla me qëllim shantazhi për përfitime parash. Kjo lojë është metodë e praktikuar gjatë tranzicionit kryesisht për qëllime fitimi. Hyrja e mediave dhe institucioneve të shtetit në lojra të tilla është një dëm i madh për shoqërinë shqiptare sepse kjo situatë krijon viktima që i presin peshkaqenë që kanë ligjin në dorë”.

Ndërkohë, që situata shfrytëzohet shumë edhe për fenomenin e tmerrshëm të gjakmarrjes, por që kreu i Komitetit të Pajtimit Kombëtar mundohet ta shkrehë, duke thënë se statistikat flasin ndryshe, falë kjo edhe një ndërgjegjësimit më të mirë të policisë dhe punës së saj shumë më cilësore.

“Për sa i përket gjakmarrjes mund të them se numri vrasjeve të tilla ka rënë me mbi 50 për qind  si pasojë e një bashkëpunimi shumë të mirë që kemi me policinë e shtetit për të parandaluar këto vrasje si dhe për të ndihmuar familjet që emigrojnë nga rreziku për shkak të hasmërisë”, ka thënë ai për Javanews.

 Dhe, ajo që mbetet si çështje është të dihet nëse ekziston më Kanuni dhe rregullat e tij?! Për kryetarin e Komitetit Kombëtar, jo vetëm që ekziston, por është i vetmi institucion, që shqiptari respekton, si duhet, pasi “Kanuni në vëzhgimin tim është akoma një institucion që respektohet më shumë se ligji për shkak të implikimit të shtetit në korrupsion, vjedhje, vrasje etj”. Fjalë të hidhura, por që përmbajnë një të vërtetë edhe më të hidhur, e cila lidhet me mungesën si duhet të institucioneve dhe hallkave të shtetit tonë në të gjithë procesin.

Next Post

AKU kontrolle tek Pazari i Ri/ 115 kg mish të sekuestruara dhe ambiente jashtë standarteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

“Zgjedhje të turpshme”, Trump kritikon procesin zgjedhor në Brazil

October 29, 2026
Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

Skandali i ri, Kina spiunoi shefin e “Nvidia”, presidenti Trump e dinte dhe heshti!

October 29, 2026
“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

“Nëse akuzoni, faktojeni!”- Akuzat për trafik armësh, reagon ministri Nufi: Interesi kombëtar nuk mund të bëhet peng i fantazisë televizive!

October 29, 2026
Bisedimet për paqen, Zelenskyy njofton vizitën e ekipit negociator në SHBA -

Sulmi me dron në Dnipro ndaj civilëve, Zelensky kërkon sanksione më të rrepta ndaj Rusisë!

October 29, 2026
Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

Po i arratiseshin Policisë, aksidentohen dy të rinj në autostradën Durrës-Tiranë! Makina përfundon në kanal, po bënin manovra të rrezikshme

October 29, 2026
Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

Turqia mohon çdo ndërhyrje në zgjedhjet izraelite

October 29, 2026
Hetim pasuror për Tahirin, ish-ministri paraqitet në SPAK, pyeten edhe disa biznesmenë

Po kërkon pafajësinë, Gjykatës së Lartë merr në shqyrtim rekursin e ish-ministrit Saimir Tahiri! Zbulohet edhe data e shqyrtimit të çështjes

October 29, 2026
Treguesit: Shqiptarët po blejnë më pak ushqime, por ekonomia del me rritje

Ligji i ri “Për mbrojtjen e konsumatorit”, ashpërsohen masat ndaj mashtrimeve me çmimet! Ministrja Ibrahimaj: Forcohen të drejtat e qytetarëve!

October 29, 2026
Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

Aktori Jack Nicholson tërhiqet përfundimisht nga jeta publike, miqtë shprehin shqetësimin: Ka frikë se do të vdesë i vetmuar!

October 29, 2026
Dy historitë e jetës që më shtynë drejt politikës

“PD peng e arkitektit të dhunës”- Protestat dhe kaosi në Kuvend, deputetja Mila: Hiqni fashon ta shihni para se të digjni për karrigen e tij!

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In