• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Shqipëri ekziston dënimi me vdekje!

by Denis Dyrnjaja
11/06/2022 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Denis Dyrnjaja

Vrasje ditën, vrasje natën, vrasje me porosi, vrasje pa porosi, me pagesë dhe pa pagesë, me maska, pa maska. Vrasje për hakmarrje e gjakmarrje. Vrasje me armë zjarri, vrasje me armë të ftohta, vrasje me eksploziv. Vrasje në rrugë, në lagje vrasje ngado, kurdo, si e do dhe nga kushdo. Dje u vra një burrë, sot një djalë i ri, nesër një vajzë e pasnesër një grua. Jemi de facto një shoqëri e tëra nën terrorin psikologjik dhe zotërimin e krimit.

Një shoqëri e mpirë nga vaniteti luksoz i sipërfaqshëm, që e bën t’i duket realiteti dramatik dhe tragjik, si ngjarje që i sheh në telenovelat që serviren nëpër televizione nga vendet e Amerikës Latine ku jetën gjithfarshme e dominojnë kartelet e drogës. Dhe ndërsa ndodhin këto vëmendja shkon për silikonin shoqëror, muhabetet e sexit, kush u nda dhe si u nda, a u lidh apo u zgjidh “rripi me kaishen” si dhe sallata bajate politike e ditës.

Po a ka emergjencë më të madhe shoqërore, publike madje dhe politike sesa kriminaliteti që ka shtrirë autoritetin e tij ngado? Në këtë vend kanë ndodhur e po ndodhin çdo ditë ngjarje kriminale që për nga mënyra sesi kryen janë përtej edhe imagjinatave kinematografike dhe gjithçka kalon si diçka rutinore. Flitet për krime me porosi e vrasje me pagesë sikur po sheh listen e çmimeve të shërbimeve në një berberhanë. Kjo është emergjencë kombëtare dhe duhet marrë seriozisht se po shkojmë drejt Meksikës e Kolumbisë së Pablo Escobarit.

Harxhohen orë ‘pa fund me llogje e raportime mediatike dhe askush nuk i jep përgjigje pyetjes si ka degraduar situata në këtë pikë, ku vrasja dhe krimi është familjarizuar kaq shumë me ne dhe përditshmërinë tonë sa nuk bën më asnjë përshtypje?! Kalojnë ngjarjet me epshin e sensacionit gazetaresk për te thithur audiencë dhe kaq. Gazetarët që raportojnë lajmet e kronikës së zezë janë bërë “Starët” e mbrëmjeve televizive sepse servirin copëza ngjarjesh apo hetimesh duke mbajtur ndezur kureshtjen publike, por në fund asnjë produkt, analizë apo orientim se si duhet reaguar ndaj kësaj situate kriminale? Policia është mbyllur në zyra, mbush statistika e letra dhe pa asnjë strategji parandaluese dhe vepruese.

Nuk flet asnjë zyrtar i saj pa lejen e eprorëve, eprorët vetë nuk flasin se duhet të përballen me realitetin që është më tragjik se vetë fjala. Krimi ose i ka vënë para nga paaftësia, ose nga pandershmëria ose nga pamundësia. Se një polic kur dëgjon nga mëngjesi deri në darkë sesi ndahen ‘miliona euro për çfarë do rrezikojë jetën? Do shkojë në punë për të marrë atë rrogën e shpërfillshme e do jetë spektator si gjithë ne të tjerët që presim mbrojtje e garanci nga kjo polici.

Vetëm njoftime nga këndi i vdekjes vijnë orë pas ore e ditë pas dite. Askush s’di të thotë përse po bëhemi një shoqëri gjithnjë e më e dhunshme, kultivojmë vrasjen dhe e pranojmë marrjen e jetës së tjetrit si gjënë më normale?! Ahhh po sigurisht që nga viti në vit me statistika jemi mirë. Por për të gjithë ata që krimet dhe sidomos vrasjet i matin me numra shtrohet pyyetja: Atentati me eksploziv të telekomanduar në kryeqytet në mes të një rruge kryesore, është thjeshtë një vrasje dhe një numër më shumë statistikor, apo është një krim me rezonancë 10, 50 apo dhe 100 fish.

Dikush mund të thotë se ngjarje të tilla ndodhin kudo. Po kur keni dëgjuar herën e fundit një lajm të tillë në Itali? Në Italinë e dominuar nga Mafia, para 30 apo 40 vitesh. Kur e keni dëgjuar në Spanjë, Austri, Francë apo Gjermani? Nuk dihet se kur, në mos nuk kanë ndodhur kurrë. Ato ndodhin vetëm në vende ku pushtetin nuk e ka shteti por kriminaliteti. Dhe mos kemi iluzione se nuk e kemi dënimin me vdekje. Ekziston dhe funksionon çdo ditë. Vetëm jo si pas ligjeve të drejtësisë, por sipas ligjeve të xhunglës, ku të fortët caktojnë kush jeton e kush vdes. Ky tanimë nuk është thjeshtë perceptim, por fakt që të ngërthen në dëshpërim!

Në fund për merak kujdes gjobat për parkingje të gabuara!

Next Post
Rama-Kurti s’bashkojnë dot ‘bajraqet’ politike, të paktën të mos na ndajnë në garat Olimpike

“Sa shumë mllef e inferioritet, sa pak dashuri”/ Spahiu publikon foton: Ja pse nuk do kemi kurrë një Shqipëri

Comments 2

  1. Leka says:
    4 years ago

    Mos veprimi i drejtesise ,sidomos ne rastin e vrasjeve sjell ne menyre jo ligjire hakmarrjen ,megjithese ne shumicen e rasteve policia i arreston dhe drejtesia i liron

    Reply
  2. Leka says:
    4 years ago

    Ne rast se ju besdusim me mire na thoni mos te komentojme

    Reply

Leave a Reply to Leka Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ndihem i ledhatuar dhe i llastuar që po pritem mirë”/ Mustafa Nano merr “bekimin” e deputetëve të PD, si ambasador në Zvicër

Nano: Shqiptarët janë ndarë një herë e mirë me Berishën, e kanë braktisur në rrugë

March 23, 2026
A mund Salianji ta përsërisë historinë në PD siç bëri Rama në PS!

“S’do e vras Fatmir Xhafajn”, Salianji për deklaratën e Berishës: Shpifje, mos të më bëjë…

March 23, 2026
Zbulohet skema e PD për ndarjen e deputetëve. Ja kush do bëjë fushatë për Binajn

“Nuk është më Florjan Binaj”/ Analisti zbulon emrin e kandidatit të opozitës për zgjedhjet në Tiranë

March 23, 2026
“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

“Gënjeshtra është më e vogël se halli!”/ Haxhiu: Berisha nuk ka rrëfim, duhet ndërruar gjithçka

March 23, 2026
Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

Si Izraeli e shfrytëzoi rrjetin e kamerave të Iranit si armë për t’i ndjekur dhe vrarë udhëheqësit

March 23, 2026
Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

Sondazhi: 60% mendojnë se protestat me molotovë bëhen për rizgjedhjen e Berishës dhe jo për rrëzimin e Ramës

March 23, 2026
Roland Qafoku apel Alimehmetit: Mos kandido për Tiranën do digjesh, kryetar grupi duhet të ishte Belind Këlliçi

“I ngritët topin Ramës!”, Qafoku: Berisha s’duhet të sulmonte ambasadorin Gonzato

March 23, 2026
Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

Nano: Rama duhet t’i thotë “JO” ambasadores së SHBA-ve kur shkon në SPAK, por nuk…

March 23, 2026
Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

Kërkesa në OKB / Bahreini: Të përdoret forca për të mbrojtur transportin në Ngushticën e Hormuzit

March 23, 2026
Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

Tentoi të mbytej në Bunë, flasin policët që shpëtuan 59-vjeçaren, efektivi: U hodha menjëherë në ujë

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In