Në Bashkinë e Shkodrës janë numëruar 173 nga 250 qendra votimi në total, ku kandidati i koalicionit Berisha-Meta, Bardh Spahia kryeson me 14,407 vota, 43.7%. E dyta Majlinda Angoni me 13,066 vota, ose 39.6%. Xhemal Bushati i Lulzim Bashës 5,498 vota, gati 16.7% të votave. Vihet re në Shkodër një rritje me mbi 16% të Partisë Socialiste, ndërsa Partia Demokratike ka rënë me gati 30%, ndërsa LSI dhe Berisha kanë një rritje me gati 33%. Duket qartë që votat e Partisë Demokratike kanë kaluar te Berisha.
Në Shkodër rrezikohet të përsëritët procesi zgjedhor në të gjithë bashkinë. Kjo pasi me anulimin e procesit në 3 qendra votimi, 2 në Shosh dhe 1 në Pult, të cilat kanë 1300 votues, procesi përsëritet sepse Kodi Zgjedhor përcakton që nëse zgjedhjet shpallen të pavlefshme në një apo disa qendra votimi numri i zgjedhësve në këto qendra votimi është më i madh se diferenca mes kandidatit fitues dhe e kandidatit të dytë atëherë zgjedhjet shpallen të pavlefshme në të gjithë bashkinë. Kjo mbetet për t’u parë.
Pra, që Bardh Spahia të jetë fitues i këtyre zgjedhjeve duhet ta ketë diferencë 1300 vota ndërkohë që deri më tani e ka 1000.
g.kosovari