• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në shitje biletat për ndeshjen me Anglinë/ Çmime stratosferike për duelin e fundit të fazës kualifikuese. Si do zgjidhen tifozët

by Os De
15/10/2025 19:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Federata Shqiptare e Futbollit ka nxjerrë në shitje biletat për duelin e fundit të kuqezinjve në fushatën Kualifikuese të Botërorit 2024 me Anglinë. 

Sipas njoftimit të FSHF-së, këto bileta do të shpërndahen me short, njësoj si dueli Shqipëri-Serbi, vendim i marrë pas kërkesës së madhe për të siguruar një biletë në stadiumin “Arena Kombëtare” më 16 nëntor. 

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës ebileta.al, duke ndjekur të njëjtën procedurë si në blerjet e mëparshme online. 

Por ajo që bie në sy është çmimi i biletave. Duke parë që Shqipëria deri në ndeshjen e fundit mund ta ketë siguruar matematikisht vendin e dytë që të çon në “Play Off”, dueli me Anglinë do të jetë më shumë si një sfidë “luksi”. 

Çmimet varijojnë nga 2,500-3,500 lekë të reja për tribunat në cep dhe prapa porte. Sa i përket tribunave përballë fushës, çmimet shkojnë deri në 9,000 lekë, ndërsa në tribunat VIP, një biletë kushton 15,000 lekë deri në 50,000 lekë në disa pjesë të caktuara të stadiumit. 

Gjithashtu Federata ka publikuar dhe mënyrën e aplikimit dhe të përzgjedhjes së fituesve. 

Si të aplikoni: 

– Hyni në llogarinë tuaj në platformën ebileta.al në rast se keni një llogari ekzistuese ose në rast se nuk keni një të tillë, regjistrohuni paraprakisht për të vijuar më tej. 

– Zgjidhni tribunën e dëshiruar në stadium. 

– Plotësoni të dhënat personale në formularin përkatës. 

* Lutemi të plotësoni saktë të dhënat sipas dokumentit tuaj të identifikimit, pasi hyrja në stadium do të bëhet me dokument identifikimi. 

* Çdo tifoz i interesuar do të ketë mundësinë për të aplikuar vetëm për 4 bileta. 

– Përfundoni me sukses aplikimin, për t’u bërë pjesë e procesit të përzgjedhjes përmes shortit. 

– Pas aplikimit, do të merrni një e-mail konfirmimi automatik që vërteton përfundimin me sukses të procesit të aplikimit. 

*Kujdes/ Ky email konfirmimi nuk nënkupton që keni siguruar biletat për ndeshjen. 

Procesi i përzgjedhjes: 

– Përmes shortit elektronik do të zhvillohet një përzgjedhje automatike dhe e rastësishme. 

– Të përzgjedhurit nga shorti do të njoftohen nëpërmjet një e-mail, ku do të gjejnë një link unik nëpërmjet të cilit mund të kryhet pagesa online. 

*Ju do të keni vetëm 24 orë kohë për të kryer blerjen e biletave. Pas 24 orësh linku do të skadoj dhe ju duhet të bëni edhe një herë prej fillimit procedurën e aplikimit, më pas duhet të prisni në rast se do të përzgjidheni automatikisht ose jo. 

– Pas konfirmimit të pagesës, biletat elektronike do të dërgohen automatikisht në adresën e e-mailit tuaj. 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Next Post
Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

Plas skandali në shtëpinë e Schumacher/ Një pilot garash nën akuzë për përdhunimin e një infermiereje që kujdesej për legjendën e F1 (Detajet)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përfshihet nga flakët një makinë e parkuar në Pogradec, dyshohet se zjarri është i qëllimshëm

Dogji automjetin e një personi, arrestohet 39-vjeçari, në kërkim ai që porositi krimin

April 2, 2026
Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In