• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në ‘shënjestrën’ e OFL/ Kush janë Durda e Bërballa, ‘padronët’ e grupit Kokaina, të përfshirë në kartelin Medelin të Pablo Escobar

by Java News
24/02/2020 14:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shënjestra e Operacionit Forca e Ligjit është ngritur lart sot, ku formulari për gjetjen e burimit të pasurisë shkon tek Ferdinand Durda dhe Arben Bërballa. Dy shqiptarët e parë, që arritën të trafikonin sasi rekord të kokainës nga Venezuela drejt Evropës. Durda dhe Bërballa ishin në krye të grupit “Kokaina”, e bashkë me ta bashkëpunonin edhe zyrtarë të lartë, ku u arrestua edhe ish-shefi i Policisë Gjyqësore, Sokol Koçiu.

Sokol Koçiu, shefi i Pol.Gjyqësore

Durda, në dosjen hetimore që e risjell sot, Dosja.al, akuzohej se kishte udhëtuar deri në Kolumbi ku kishte vendosur kontakte me kartelin Medelin të Pablo Eskobar. Hetuesit madje kishin zbuluar se Durda kishte gjetur edhe bashkëshorte në këtë vend, dhe me të kishte edhe një fëmijë.  Ata deklaruan para gjykatës se disponojnë foto të Durdës në bordet e helikopterëve privatë, apo pranë vilave dhe kuajve te racës ne Kolumbi. Roli i Durdës ishte kyç në këtë linjë të trafikut.

Ai iu kishte premtuar menaxhimin e tonelatave me drogë, që do të nisnin rrugëtimin nga Kolumbia në Venezuelë, për të përfunduar në Spanjë, e madje kishte planifikuar ndërtimin e një laboratori në Shqipëri.

Më 2 shkurt 2001, u zhvillua operacioni “Italia Journey”, ku u vunë në pranga 21 persona në 7 shtete. 7 fletë arreste u prenë në Shqipëri. Frederik Durda, Arben Berballa, Sokol Kociu, Din Gjonaj, Vebi Hysa dhe Alfred Nanaj, u dënuan vetëm me 66 vite burg në total.

Pas shumë seancash gjyqësore, grupi kriminal mori dënime të rënda, edhe pse asnjë nuk e bëri burgun të plotë, sepse makinacionet ligjore edhe në këtë rast bënë punën e tyre. Sokol Koçiu u dënua me 15 vjet burg, nga të cilat bëri vetëm 10. Ndërsa Frederik Durda u dënua në vitin 2001 me 16 vjet, por në 2010 doli i lirë. Po kështu edhe Arben Bërballa në 2009 fitoi lirinë. Fati i keq ishte vetëm për Vehbi Hysin, që pak muaj para se të linte burgun gjeti vdekjen në qeli, ndërsa u tha se ndodhi për shkak të moshës.

Grupi Kokaina është i vetmi grup i shkatërruar i trafikut të kokainës, e më tej edhe i dënuar. Durda kishte njohje të vjetra me Bërballën, njohje të cilat kanë lindur mbi bazën e një lidhjeje familjare, por që më pas u konsolidua mes tyre edhe nga emigracioni në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Bërballa dhe shefi i Policisë, Sokol Koçiu ishin takuar më herët në Mirditë ku kishin punuar në sektorë të ndryshëm. Bërballa rezultoi të ishte “kumbari” që takoi ish-oficerin e policisë, Sokol Koçiu me Frederik Durdën. Ndërsa Din Gjonaj lidhej me ish-shefin e policisë Koçiu, njohjen fillestare dhe më të fortë e ka me Durdën, një aktivitet në fushën e inerteve. Durda dhe Bërballa pas vitit 1997 ishin rikthyer në Shqipëri dhe kishin krijuar disa shoqëri për të nisur aktivitetin tregtar. Ata morën një një vilë në “Rrugën e Dibrës” për ta përdorur si “vatrën” e takimeve dhe kontakteve.

Pengu kolumbian në Shqipëri, dhe dy “ushtarët” që u përdorën si garanci për mallin, ‘Medelin’ dërgoi ‘mekanikun’ e anijes

Për të garantuar që kokaina do të shkonte në destinacion, sipas marrëveshjes, shqiptarët duhet të dërgonin 2 pengje në Kolumbi, të cilët njiheshin si të afërt me ta. Nga ana tjetër, edhe kolumbianët do të dërgonin një person, të tyre, i cili do të monitoronte punën në Shqipëri, mbërritjen e kokainës me anijen  “Privilege”. Kolumbianët dërguan Pedro Joze, ndërsa shqiptarët, dërguan si pengje Alfred Nanajn dhe Vehbi Hysën. Hysa dhe Nanaj, janë përcjellë drejt Rinasit, kanë udhëtuar në Itali e më tej në Kolumbi ku edhe kanë qëndruar për një kohë të gjatë.

Durda dhe ëndrra kolumbiane me anijen ‘Privilege’, thasët e bardhë që do shkriheshin në autobote…

Ferdinand Durda, koka e grupit Kokaina

Ferdinand Durda, asokohe 42 vjeç, i arratisur gjatë diktaturës komuniste, në vitin 1976 nga Shqipëria drejt SHBA, ëndërronte se do të arrinte të trafikonte më shumë se 8 ton kokainë… Duhej një rrugë dhe grupi mendoi që transporti i kokainës me rrugë detare do ishte perfekt.

Në dosje thuhet: “Nga ana e të pandehurve Durda dhe Bërballa me elementët dhe eksponentët kolumbiane të trafikut të drogës është biseduar për mënyrat dhe rrugët sesi do të realizohej transportimi i lëndëve narkotike. Si rruga më e mirë dhe më e sigurt për ta është parë ajo e transportit detar. Për këtë ato i janë përveshur punës dhe kështu me dt. 27.09.1999 të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa, janë paraqitur në Maltë, duke autorizuar me prokurë avokatin e tyre me emrat fiktivë Nikolla Papa dhe Arben Balla, ku kanë themeluar shoqërinë “Privillege Maritime “ L.T.D. në dt. 07.10.1999, pra as edhe një muaj më vonë nga momenti i krijimit të shoqërisë në Maltë, të pandehurit Frederik Durda dhe Arben Bërballa kanë realizuar blerjen e anijes “Privilegje”, anije e cila më vonë do të destinohej për transportimin e sasive të mëdha të kokainës nga Shtetet e Amerikës Latine në drejtim të Europës”. Të pandehurit nuk sollën asnjë provë bindëse sesi ishte blerë anija me vlerë më shumë se 1 milion dollarë, ndaj edhe prokuroria theksoi se “kjo të forconte idenë se karteli kolumbian i drogës mund ta kishte financuar”.

Në hartën e Interpolit, janë të shënjuara brigjet e gadishullit Iberik, por edhe ujrat e Holandës si vendet ku zbarkohet droga që niset nga Amerika Latine. Durda ëndërronte që ta zgjeronte këtë hartë… përmes anijes “Privilege”, ai do të ngarkohej me kokainë, e cila do të fshihej në këtë anije shqiptare, që lundronte me flamurin e Maltës, ndërsa Shqipëria do të ishte një stacion i ri për ngarkesat e ‘bardha’. Nga atje, do të zbriste në Vlorë, ku ishte Sokol Koçiu. Më pas, nga anija, droga do të shkarkohej si kokainë e lëngët në autobote, e do të deklarohej si çimento, një pjesë e të cilës do të jepej tek mafia italia, e tjera nëpër rrugët e Ballkanit me maune.

Fundosja e ‘Privilege’

Sapo la Adriatikun për të shkuar në Spanjë e për t’u ngarkuar me lëndë ndërtimi, anija “Privilege” ishte nën vëzhgim. Pasi ka pritur për shumë kohë në ujërat spanjolle, ngarkesa nga Kolumbia nuk ka mbërritur. Në këto kushte, ekuipazhi është urdhëruar të rikthehet. Sapo është nisur, forcat spanjolle ushtruan kontroll ku gjetën një shtresë të dyfishtë, por pa kokainë. Për 6 muaj nga shtatori, grupi u mbajt në përgjim, dhe natën e 2 shkurtit, në 7 shtete u arrestuan 21 vetë.

Next Post
Shkencëtarët amerikanë testojnë injeksionin kundër koronavirusit, shpresa e madhe vjen nga majmuni

Shkencëtarët amerikanë testojnë injeksionin kundër koronavirusit, shpresa e madhe vjen nga majmuni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

Vendimi i fundit i Trump: Zgjatet armëpushimi SHBA-Iran, bllokada në porte do të vazhdojë

April 21, 2026
Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

Macron: T’i jepet kohë negociatave! Nuk duhet ta lejojmë rifillimin e konfliktit SHBA-Iran

April 21, 2026
Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

Incident në Firence/ Turistja dëmton statujën e “Biancone”, ngjitet për t’i prekur pjesët intime

April 21, 2026
Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen

April 21, 2026
Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

Vrasja e dy vëllezërve shqiptarë në Podgoricë, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje autori i krimit

April 21, 2026
Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Sherri nisi mes dy grupeve, i plagosur edhe vëllai i autorit

April 21, 2026
“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

“Nuk vizitoi Kievin”/ Zelensky kritika për të dërguarin amerikan në Ukrainë: Mungesë respekti në kohë lufte

April 21, 2026
ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

ANALIZA E REL/ Bllokadë totale në Prishtinë, kush po e mban peng zgjedhjen e presidentit?

April 21, 2026
Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

Bisedimet me Iranin mbeten pezull/ Shtyhet vizita e Vance në Islamabad, Teherani nuk dërgoi delegacion

April 21, 2026
Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

Zjarri në kompleksin “Arlis”/ 40 mijë lekë bonus qiraje për të prekurit, projektvendimi pritet të miratohet nesër

April 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In