• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në shënjestër të OFL/ Kush janë “Ben Qimja” dhe kundërshtari më i fortë i Aldo Bares, Saimir Taullau

by Java News
07/02/2020 12:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Operacioni “Forca e Ligjit”, i njohur edhe si paketa “Anti-KÇK”, iu dërgoi sot formularët paralajmërues dy “të fortëve” të Fierit dhe Lushnjës, duke i urdhëruar të deklarojnë pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

Në shënjestër të OFL janë vënë dy personazhe të njohur të botës së krimit, përkatësisht Saimir Taullau, nga Lushnja, dhe Arben Isufi, nga Fieri, ky i ditur i njohur me pseudonimin “Ben Qimja”, i akuzuar për vrasje.
Por kush janë këta dy persona të botës së krimit.

Saimir Taullau, iu shpëtoi për fat dy atentateve, vëllai iu vra nga banda e Aldo Bares

Saimir Tuallau njihet edhe si biznesmen në qytetin e Lushnjës, dhe më 24 nëntor 2018, iu bë një atentat në rrethrrotullimin e Plugut, para lokalit të tij. 49-vjeçari është vëllai i Baki Taullaut dhe është i skeduar nga Policia e Shtetit si një person me precedent të mëparshëm penalë. Taullaut iu bë edhe një tjetër atentat, në vitin 2017. Familja Taullai njihet si rivale e fortë e Aldo Bares. Në vitin 2005, Baki Taullau u vra, ndërkohë që Saimiri, vëllai i tij, ishte dëshmitar në gjyq, ku ka dëshmuar dhe ka akuzuar si autorë të vrasjes, pjesëtarët e këtij grupi me urdhër të Bares.   Konflikti ka nisur në vitin 1997, kur banda e Aldo Bares rriti influencën në Lushnje. Familja Taullau kishte në pronësi një pikë karburanti dhe disa biznese. Bare kërkoi të rekrutonte në grup Saimir Taullaun, i cili refuzoi.  Në dëshminë  e tij, para gjykatës në vitin 2008, Saimir Taullau, ka thënë se i vëllai i tij, Baki Taullau, ishte pre e gjobave të grupit të Aldo Bares. Siç dëshmonte asokohe Taullau, i vëllai i tij i kishte paguar disa herë gjobat që grupi i Bares i kishte vendosur, dhe kur ai nuk i pagoi më, atëherë atë e vranë.

Ben Qimja, ‘pronari’ i Fierit që u lirua nga Gjykata me vetëm 11 ditë burg

Arben Isufaj, i njohur ndryshe edhe si ‘Ben Qimja’ ka patur një ‘luftë’ me drejtësinë italiane e cila e ka kërkuar prej vitesh që ta hetojë për trafik droge. Qimja u arrestua në vitin 2014, por gjykata e Fierit jo vetëm që nuk u arrestua, por edhe u lirua nga burgu me vetëm 11 ditë burg.  I cilësuar si i forti i Fierit, ka pasur më herët një përballje të gjatë me drejtësinë shqiptare, ku mundi të sfidojë prokurorinë. Ai dyshohej për vrasjen e Piro Koçiut, më 12 gusht 2002, në një pallat në rrugën “Him Kolli” në Tiranë.

Në dosje thuhet se Koçiu ka dalë me vrap nga shkallët e pallatit, dhe në oborrin e tij është penguar nga një person. Në këto momente, Koçiu është rrëzuar dhe është qëlluar me shqelma dhe me grushta nga dy persona, ku njëri nga ata e ka qëlluar në distancë fare të afërt në kokë me pistoletë, ku për pasojë ka gjetur vdekjen në vend. Në një rrugicë qorre që të nxirrte në rrugën “Myslim Shyri” në Tiranë, janë gjetur dy armë zjarri, njëra pistoletë tip ‘Zastava’ dhe tjetra ‘Mauser’, të cilat dyshohet se ishin përdorur në vrasjen e Koçiut.

Dyshimet për vrasjen ranë mbi Arben Isufajn, pasi një gjurmë e pjesshme gishti e gjetur në një krehër pistoletë, rezultonte të ishte lënë nga i pandehuri. Duke qenë se ekspertët dilnin në përfundime të ndryshme lidhur me provën më kryesore që vendoste për fatin e Isufajt, prokuroria vendosi të pushojë hetimet ndaj tij. Më 1 tetor 2007, hetimet ndaj të njohurit si Ben Qimja u hapën dhe ai u vu nën akuzën e “vrasjes me paramendim”, në bashkëpunim.

I dyshuari kërkoi pushimin e çështjes, duke pretenduar se aktet e prokurorisë ishin absolutisht të pavlefshme. Kërkesa e të pandehurit Arben Isufaj u pranua nga Gjykata e Tiranës, e cila vendosi të pushojë çështjen penale ndaj tij dhe të lirojë nga qelitë biznesmenin, i cili njihet në Fier si pronari i qytetit. 

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Shikimi i Cristianos për Georginan i tha të gjitha, ajo e josh me tango, portugezi shijon atmosferën

VIDEO+FOTO/ Shikimi i Cristianos për Georginan i tha të gjitha, ajo e josh me tango, portugezi shijon atmosferën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Një test që dhe njerëzit e drejtësisë janë të barabartë para ligjit

April 3, 2026
Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

Rikonstruktohet Pallati i Kulturës në Mat! Ministri Gonxhja: I është nënshtruar një rikonstruksioni tërësor

April 3, 2026
“SPAK, shpresa e vetme e shqiptarëve”/ Mërtiri: Veliaj është fuqi elektorale për Ramën, ja çfarë e shqetëson

Zgjedhjet për kryetar në PD/ Mërtiri: Berisha ka frikë nga gara! Salianji e ka nxjerrë të dobët

April 3, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

Tensionet në Lindjen e Mesme/ Meloni, udhëtim “të paplanifikuar” në vendet e Gjirit Persik

April 3, 2026
Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

Trump kërkon 1.5 trilionë dollarë buxhet për mbrojtjen e SHBA-ve, rritja më e madhe pas Luftës së Dytë Botërore

April 3, 2026
Thellohet përçarja në PD! Pas përjashtimeve në Durrës, një tjetër demokrat “goditet” nga Sali Berisha dhe Edi Paloka

Absurdi në PD, paradite përjashtime e pasdite apel për anëtarësime

April 3, 2026
Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

Berisha: Shqiptarët me çmimin më të lartë të naftës në botë, 60% për çdo litër e merr qeveria!

April 3, 2026
Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

Guvernatori iranian: Shpërblim për ata që kapin ose vrasin ekuipazhin e avionit amerikan

April 3, 2026
Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

Kërkesa për pavlefshmërinë e emërimit të Ols Dados prokuror, avokati Dashi: Duhet të ketë 5 vite dhe 1 ditë punë si OPGJ pranë Prokurorisë, ndryshe të dorëhiqet nga çështja ‘Veliaj’

April 3, 2026
VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

VIDEO/ Tension në Kuvendin e Kosovës, Musliu i heq mikrofonin Kurtit

April 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In