• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në shënjestër të mediave serbe/ Una Hajdari: Gazetarët në Kosovë vënë patriotizmin mbi profesionalizmin

by Java News
09/08/2021 19:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tri pyetje për Una Hajdarin, njërën nga fitueset e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore.

Una Hajdari, jetëshkrimi yt përmban shumë stacione evropiane. Cila është arsyeja?

Unë jam nga Kosova, jam lindur në Prishtinë, në vitin 1992, por jam rritur në Pragë, ku im atë ka punuar si gazetar për Free Europe. Shkollën e mesme e kam vazhduar në Sarajevë, ndërsa shkollën e gazetarisë e kam bërë në Berlin. E tani jetoj në Beograd, por punoj për mediume të ndryshme, kryesisht amerikane, si autore nga Evropa Lindore.

Këtë javë ti u nderove me një çmim nga Shoqata e Evropës Juglindore. Çmimi ishte një shenjë solidarizimi për gazetarë që punojnë nën presion. Si e ndjen ti presionin në punën tënde?

Unë raportoj nga të gjitha vendet e ish-Jugosllavisë dhe tema ime kryesore është nacionalizmi dhe radikalizmi i djathtë. Në të gjitha këto vende nacionalizmi është deri në pushtet dhe unë shumë shpesh e ndiej tek zyrat e të huajve, kur kërkoj ndonjë leje qëndrimi, ose tek kontrollet ndërkufitare. Kurse në Serbi, madje, që kur kam bërë një artikull për vrasjen e politikanit opozitar serb, Oliver Ivanoviç, jam në shënjestër të gazetave bulevardeske, e etiketuar si “antiserbe”. Kjo është një akuzë që rëndon, sepse tabloidet serbe kanë shumë peshë në Serbi.

E megjithatë, ti jeton në Beograd. Përse jo në Kosovë?

Unë i kam të dyja shtetësitë, sepse nënën e kam serbe. Në Beograd kam zgjedhur të jetoj se është qytet më i madh dhe mund të lëviz më lehtë në vende të tjera. Por në Kosovë është një problem tjetër. Këtu, të gjithë gazetarët, që raportojnë për çështje që bien në kundërshtim me të ashtuquajtura interesat patriotike, janë nën presion. Sidomos ne që kemi edhe prejardhje shqiptare dhe shkruajmë në gjuhë të huaja.

Kur në një miting shqiptarët lëshojnë shprehje nacionaliste e raciste nga unë pritet që të mbyll veshët dhe të bëj sikur nuk e dëgjoj. Ama kolegëve të huaj u lejohet. Në Kosovë është shumë i përhapur ky fenomen, që gazetarët vënë patriotizmin mbi gazetarinë. Kjo bën që shumë probleme që mund të kenë pjesëtarët e pakicave, pjesa më e madhe e gazetarëve i injorojnë.

*Una Hajdari dhe Dragan Bursac ishin fituesit e çmimit të Solidaritetit të Shoqatës së Evropës Juglindore. Ceremonia e dhënies së çmimit u zhvillua në formë hibride në mjediset e Bundestagut gjerman në Berlin. Është hera e parë që Shoqata e Evropës Juglindore ndan këtë çmim. Ai mbështetet edhe nga presidenti i Gjermanisë, Frank Walter Steinmeier, i cili i dërgoi shoqatës një mesazh përshëndetës./DW

Next Post
Dëmi nga përmbytjet në Gjermani, mbi 26 miliardë euro, më i madhi pas luftës së dytë botërore

Dëmi nga përmbytjet në Gjermani, mbi 26 miliardë euro, më i madhi pas luftës së dytë botërore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

“Është e vështirë të mos i vëresh”, Trump bën komentin e papritur për format e Nicki Minaj

October 26, 2026
Gruaja që donte trenin në Sazan

Rënia e Vuçiç, Baton Haxhiu jep arsyet: Krijoi një model autokracie dhe një qeveri jofunksionale

October 26, 2026
Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

Lamine Yamal fiton çmimin “Lojtari më i mirë i ri” për vitin 2026

October 26, 2026
Ndoshta së shpejti inteligjenca artificiale do ta zgjedhë presidentin e Kosovës

Robelli: Opozita, peng i një njeriu. Nga sjelljet e kryeministrit, situata duket sikur…

October 26, 2026
Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

Kuvajt, 3 burra dënohen me vdekje për komplot për vrasjen e zëvendëskryeministrit

October 26, 2026
Bllokimi i rrugëve të PD, më shumë është bllokim mendimi sesa mosbindje civile qytetare

“Nga protesta për t’u dëgjuar, te shkatërrimi”/ Lami: PD kërkon bashkimin përmes luftës, jo qetësisë

October 26, 2026
Vuçiç në Francë: Serbia s’është në linjë me politikën botërore për shkak të Kosovës, duhen vendime të guximshme

Vuçiç humb zgjedhjet, ish-ministri i Jashtëm: Qeveria e re serbe mund të mos ndryshojë kursin ndaj Prishtinës, dialogu jo prioritet

October 26, 2026
USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

USS Colorado, nëndetësja e parë amerikane që do të dislokohet në Australi

October 26, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka reagon ndaj paketës së Ramës: Shfrytëzon të gjitha metodat që ta rrudhë protestën

October 26, 2026
Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

Trump vë në dyshim zgjedhjet në Brazil: Dukeshin të manipuluara dhe të korruptuara

October 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In