• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Në shënjestër për të vrarë dy persona në lokalin në Velipojë, kapen të dyshuarit

by A R
24/07/2020 14:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shkodrës thotë se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme në Velipojë, ku është tentuar që të vriten me armë zjarri dy persona.

Si të dyshuar për ngjarjen janë vënë në pranga dy të dyshuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi afërsi të një lokali në Velipojë ku pati të shtëna me armë.

Pas marrjes së informacionit u bë rrethimi dhe krehja e zonës ku u bë e mundur kapja e dy personave dhe shoqërimi i tyre në ambientet e policisë, së bashku me automjetin me të cilin ishin larguar nga vendngjarja.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i Fatjon Prelës 28 vjeç,  banues në Shkodër dhe Albert Firkuqja, 30 vjeç, banues ne fshatin Rec, Velipojë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se dy të rinjtë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në afërsi të një lokali në Velipojë, rreth orës 22:20 të mbrëmjes së djeshme kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, I. H., 31 vjeç dhe G. M., 36 vjeç, të dy banues në Shkodër.

Të dyshuarit, pas ngjarjes, janë larguar në pyll, por janë kapur nga forcat e policisë së. Gjatë kontrollit u janë gjetur edhe disa doza me lëndë kanabis sativa, të cilat u sekuestruan së bashku me mjetin në pronësi të Fatjon Prelës.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhim dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Ndërkohë gjatë konfliktit, shtetasi I. H., ka qëlluar me armë zjarri pistoletë, duke dëmtuar mjetin e shtetasit Fatjon Prela, me të cilin po largoheshin të dy autorët.

Ndërsa shtetasi G. M. është lënduar lehtë dhe pas marrjes së ndihmës së parë është larguar në banesë

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e shtetasit I. H., për veprat penale “Vrasja në rrethana cilësuese” e mbetur në tentativë, “Armëmbajtja pa leje” dhe vijon intensivisht puna për kapjen e tij.

Aktualisht vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë ngjarje, si dhe krehja e zonës, për gjetjen e armëve që kanë përdorur autorët.

/a.r

Next Post
Tamponi i tretë e nxjerr pozitiv, Presidenti i Brazilit del në rrugë me motor

Tamponi i tretë e nxjerr pozitiv, Presidenti i Brazilit del në rrugë me motor

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In