• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në SHBA regjistrohen 10 milionë raste me koronavirus, VOA: Rekord shtrimesh në spital

by Ardit Rada
09/11/2020 21:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtetet e Bashkuara kapërcyen 10 milionë rastet me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë, ndërsa vendi po përballet me një rritje të infeksioneve nga më problematiket se në çdo vend tjetër të botës.

Gjatë javës së kaluar në SHBA numri i infeksioneve u rrit mesatarisht me më shumë se 100 mijë në ditë, ose dyfishi i infeksioneve ditore të shënuara një muaj më parë. Ndërkohë rreth 900 njerëz po vdesin çdo ditë.

Më të goditurat rezultojnë shtetet qendrore, të cilat po përballen me nivele rekord shtrimesh në spital.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden u takua me anëtarët e një grupi pune mbi koronavirusin ndërsa po përgatit hapat që administrata e tij do të ndërmarrë për të luftuar pandeminë pas marrjes së detyrës në janar. Takimi u pasua nga një fjalim i tij rreth planeve të administratës së tij për të mposhtur virusin.

 

 

Po sot (e hënë) Nënpresidenti Mike Pence, i cili drejton masat e administratës aktuale ndaj koronavirusit, pritet të mbledhë grupin e punës për herë të parë që nga 20 tetori.

Infeksionet me COVID-19 janë rritur edhe në pjesë të tjera të botës, përfshirë Evropën, ku disa qeveri po zbatojnë masa bllokuese në një përpjekje për të ngadalësuar përhapjen e virusit. Në nivel botëror numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus që nga fillimi i pandemisë ka arritur në më shumë se 50 milionë, ndërsa ai i vdekjeve më shumë se 1.2 milionë. Sipas të dhënave rreth 33 milionë njerëz janë shëruar në mbarë botën.

Ndër vendet me infeksionet më të larta në raport me numrin e popullsisë gjatë javës së kaluar ishin Republika Çeke, Belgjika, Franca, Austria dhe Italia.

Zvicra ka gjithashtu një nivel të lartë infeksionesh dhe të dielën më shumë se 200 rezervistë të ushtrisë u vunë në ndihmë të spitaleve që ndodhen në vështirësi për shkak të pacientëve të shtruar rishtazi.

Portugalia, një tjetër vend i goditur rëndë, nga sot (e hënë) nis zbatimin e masave të ndalim-qarkullimit në disa zona gjatë orëve të mbrëmjes.

Në Poloni, rritja e rasteve me COVID-19 ka shtyrë kryetarin e bashkisë së Varshavës të anulojë marshin vjetor me rastin e ditës së pavarësisë të planifikuar të mbahej të mërkurën.

Ndërkohë qeveria e Argjentinës ka arritur së fundmi një marrëveshje me kompaninë AstraZeneca për të siguruar dozat e një vaksine potenciale. Marrëveshja u arrit për rreth 22 milionë doza që pritet t’i jepen këtij vendi në gjysmën e parë të vitit 2021. /d.c

Next Post
141 vjetori i lindjes së Milan Shuflajt/ Studiuesi kroat që u vra për shqiptarët

141 vjetori i lindjes së Milan Shuflajt/ Studiuesi kroat që u vra për shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

Bisedimet SHBA–Iran nuk ndalen as gjatë orëve të natës, ja vendimi që e solli Teheranin në tryezë

April 11, 2026
Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

Netanyahu: Izraeli do të vazhdojë të luftojë kundër Iranit dhe aleatëve të tij!

April 11, 2026
Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

Aksident i trefishtë në Korçë-Bilisht, lëndohet një prej drejtuesve

April 11, 2026
Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

Zjarr masiv në zonën pyjore në Mirditë, shkak qirinjtë e ndezur në varreza

April 11, 2026
Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

Përfundon faza e parë e negociatave SHBA-Iran? Shtëpia e Bardhë Bisedimet në Pakistan po vazhdojnë

April 11, 2026
Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

Rama nga Fieri: Korrupsioni s’bën ligjin në Shqipëri, opozita ndihet keq se kemi fituar 83 mandate! Ja takimi i radhës me qytetarët

April 11, 2026
“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

“Dy anije të SHBA kalojnë në Ngushticën e Hormuzit”, Reagon Ushtria Amerikane: Nisi pastrimi i minave

April 11, 2026
Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

Mediat: Bisedimet për Hormuzin janë në ngërç, Irani kërkon kontrollin e plotë të Ngushticës

April 11, 2026
Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

Abdixhiku kandidat për President? Reagon kreu i LDK-së, ja biseda e tij me Kurtin

April 11, 2026
Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

Bisedimet në Islamabad mes SHBA dhe Iranit pritet të zgjasin edhe të dielën

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In