• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në SHBA familjet nuk mund të paguajnë dot faturat e larta të energjisë: Njerëzit kanë nevojë për ndihmë

by Java News
18/02/2022 15:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qytetarët amerikanë po përballen me çmime stratosferike të energjisë elektrike, teksa në banesat e tyre po mbërrijnë fatura nga më të lartat, që cilësohen në nivele historike.

Çmimet e energjisë elektrike u rritën me 10.7 për qind në janar krahasuar me të njëjtën kohë të vitit të kaluar.

Zona metropolitane e Nju Jorkut, duke përfshirë qytetet e New Jersey-t të Newark dhe Jersey City, regjistroi në Janar “rritje më të madhe të çmimeve të energjisë elektrike” në mbi 50 vjet, tha Martin Kohli, kryeekonomisti rajonal për Byronë e Statistikave të Punës.

Çmimet e energjisë për përdorim shtëpiak në atë rajon u rritën me 17.2 përqind nga dhjetori në janar, me një rritje prej 28.2 përqind në çmimet e përgjithshme të energjisë elektrike. Rritja, tha byroja në një deklaratë, ishte “rritja më e madhe në histori”.

Inflacioni u rrit më shpejt se sa pritej në janar, në 7.5 përqind, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, duke tejkaluar nivelin më të lartë 40-vjeçar të vendosur në dhjetor, sipas publikimit të fundit të Indeksit mujor të Çmimeve të Konsumit nga Byroja e Statistikave të Punës javën e kaluar.

“Jemi në një kohë të vështirë për konsumatorët. Çmimet po rriten për shumë gjëra”, thonë analistët.

“Numri i njerëzve që kërkojnë ndihmë për të paguar faturat e tyre është rritur me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike”, tha Tanya Jones, drejtoreshë e asistencës për energjinë dhe zhvillimit të komunitetit në HeartShare Human Services.

Amy Sananman, drejtuese e lartë e “United Way of New York City”, tha se rritje të tilla në faturat e energjisë do të kenë “një efekt zinxhir te njujorkezët të cilët do të detyrohen të shtrëngojnë buxhetet diku tjetër, dhe kjo mund të nënkuptojë ushqim, strehim, kujdesin shëndetësor dhe arsimin.”

Javën e kaluar, guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul i bëri thirrje kompanisë së shërbimeve “Con Edison” të rishikonte praktikat e saj të faturimit dhe komunikimet me banorët e Nju Jorkut pas rritjeve të fundit të çmimeve./m.j

“Con Edison” tha në një deklaratë se shtrenjtimi në faturat e klientëve “janë kryesisht për shkak të kostos së furnizimit të energjisë”. Burimi: https://www.nbcnews.com/news/us-news/-lot-people-need-help-soaring-electric-bills-leave-struggling-pay-rcna16347

Next Post
Një muaj më parë iu bë atentat biznesmenit Lulëzim Masha, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Një muaj më parë iu bë atentat biznesmenit Lulëzim Masha, policia identifikon autorin, shpallet në kërkim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

“Euro në pikiatë nga paratë e pista”/ Debat në studio mes Telitit dhe Çoçolit: Më ofendove!

March 27, 2026
Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In