• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në Serbi themelohet Shoqata Historike Ruse, Vulin flet hapur për “luftën për botën serbe”

by A R
27/10/2025 14:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shoqata Historike Ruse është arsyeja e tubimit për të gjithë ata që e shohin Serbinë si një shtet që do të “luftojë pa asnjë kufizim për krijimin paqësor të botës serbe” dhe që të jetë një aleate e vërtetë e Rusisë dhe Kinës, tha kryetari i Këshillit të degës së Beogradit të kësaj shoqërie, Aleksandar Vulin, në Asamblenë themeluese në Beograd më 26 tetor.

Që nga koha kur “bota serbe” u përmend për herë të parë në shtator 2020, siç ka raportuar më herët për Radion Evropa e Lirë, nga Ballkani Perëndimor paralajmëruan se ky term ngjall, pa rezistencë, aspiratat e politikës zyrtare serbe, të cilat në fillim të viteve ’90 luajtën një rol kyç në shpërbërjen e përgjakshme të ish-Jugosllavisë.

Vulin, lider i orientuar prorus i Lëvizjes Socialiste, ish-shef i shërbimit të inteligjencës serbe, në Asamblenë themeluese të Shoqatës Historike Ruse tha se heqja dorë nga Rusia është gjithashtu heqje dorë nga Serbia, dhe se çdo gjeneratë e popullit serb “ka pritur që mbijetesa e saj fizike të varet nga Rusia”.

Ai gjithashtu theksoi se Shoqata Historike Ruse në Serbi e ka si detyrë të parë luftën kundër çdo rishikimi të historisë dhe ruajtjen e “vërtetësisë historike për popullin serb dhe atë rus”.

Vulin është i njohur për qëndrimet e tij publike proruse dhe në janar të vitit 2024 u dekorua nga presidenti rus, Vladimir Putin, dhe Shërbimi Federal rus i Sigurisë. Departamenti amerikan i Shtetit e sanksionoi atë në vitin 2023, për shkak të lidhjeve me Rusinë dhe për dyshimet për korrupsion gjatë kohës kur ishte në krye të Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit.

Organizatën ruse e udhëheq Sergej Narishkin, drejtori i Shërbimit të Jashtëm të Inteligjencës së Federatës Ruse. Vulin dhe Narishkin janë takuar disa herë që kur Rusia nisi pushtimin e saj të plotë të Ukrainës në shkurt 2022.

Pas këtij veprimi, Bashkimi Evropian (BE) vendosi sanksione ndaj zyrtarëve të Kremlinit, por Serbia – edhe pse është kandidate për anëtarësim në BE – nuk iu bashkua atyre sanksioneve. Ajo vazhdoi raportin e saj me Moskën, për të cilat shpesh ka qenë përgjegjës vetë Vulin.

Narishkin iu drejtua të pranishmëve me një video-mesazh dhe përmendi lidhjet historike midis Rusisë dhe Serbisë, si dhe “ngjashmëritë parimore të vlerave tona tradicionale”, raportoi agjencia Sputnik.

“Ky është një mesazh i rëndësishëm politik”

Në Asamblenë themeluese, përveç Vulinit, ishin gjithashtu ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiç, patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije, si dhe kryetari i Partisë Socialiste Serbe, Goran Selak.

“Hapja solemne e institucionit të Shoqatës Historike Ruse në Serbi përfaqëson një konfirmim të lidhjes së vazhdueshme dhe të ndërsjellë shpirtërore midis dy popujve tanë, serb dhe rus, të cilët kanë jetuar në harmoni gjatë historisë dhe që, jam i bindur, me ndihmën e Zotit, do të jetojnë kështu edhe në të ardhmen”, tha patriarku Porfirije.

Porfirije theksoi rëndësinë e Shoqatës Historike Ruse “në kohën e një revizionizmi të tmerrshëm historik”.

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Bocan-Harçenko, në fjalimin e tij tha se hapja e Shoqatës Historike Ruse në Serbi është “një mesazh i rëndësishëm politik dhe shkencor”.

“Një nga detyrat më të rëndësishme të Rusisë dhe Serbisë është forcimi i sovranitetit, pavarësisë së popujve dhe shteteve tona. Pa njohjen e historisë, nuk ka as sovranitet dhe as të ardhme”, theksoi ambasadori rus.

Në fillim të takimit të mbajtur në Beograd u intonuan himnet e Rusisë, entitetit boshnjak të Republikës Sërpska dhe Serbisë, ndërsa të pranishmit nderuan me një minutë heshtje të dënuarin për krime lufte në Kosovë nga ish-Tribunali i Hagës, Nebojsha Pavkoviç, i cili vdiq ditë më parë.

Shoqata Historike Ruse është një shoqatë, e themeluar, veç tjerash, nga Akademia Ruse e Shkencave, por edhe mediat shtetërore ruse si RIA Novosti dhe Interfax.

Siç ka raportuar më herët REL-i, ndër aktivitetet e Shoqatës Historike Ruse, sipas Narishkinit, është rindërtimi i muzeve në territorin e “Novorusisë”, një term që Kremlini përdor për territoret e Ukrainës që Rusia i ka okupuar gjatë pushtimit.

REL gjithashtu më 2023 hulumtoi rastin e një fotografie të një bombe të pretenduar të NATO-s në një ekspozitë në selinë e Shoqatës Historike Ruse në Moskë.

Në të ishte ekspozuar edhe fotografia e një bombe të NATO-s, mbi të cilën ishte shkruar mesazhi “Gëzuar Pashkët”, e cila u paraqit si pjesë e armatimit të aleancës ushtarake perëndimore gjatë bombardimeve të Republikës Federale të Jugosllavisë në vitin 1999.

Megjithatë, hulumtimi i REL-it tregoi se bomba ishte fotografuar në një bazë amerikane në Vietnamin e Jugut gjatë periudhës 1967–1970, dekada para ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi.

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Next Post
Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat, nekrologji për reformën!

Çela raporton në Kuvend, Berisha: Ia keni hequr kompetencat, nekrologji për reformën!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

Luftë me flakët edhe në Lezhë, kritike situata në Ungrej, zjarri rrezikon varrezat dhe kishën e fshatit!

September 7, 2026
Kufizimi nga Rusia/ Spanja, Franca dhe Portugalia arrijnë marrëveshjen për ndërtimin e tubacionit të gazit

Spanja ngre alarmin, kryeministri Sanchez: Kërcënimi ekstremist po fiton terren në Evropë dhe në botë!

September 7, 2026
Kush ka ushtritë më të forta në botë? Fuqizohen forcat e Shqipërisë dhe Serbisë, ku renditet Kosova

FSK-ja bëhet pjesë e misionit ndërkombëtar në Gaza, firmoset marrëveshja për angazhimin e Kosovës

September 7, 2026
“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

“Zgjerimi, investimi më i madh në BE”- Antonio Costa: Integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor, sukses i garantuar, do përfshihen patjetër

September 7, 2026
EMRI/ Aksidenti i rëndë afër Rinasit, humb jetën gazetari! Shoferi tjetër në gjendje të rëndë te Trauma

Gushti përgjaku rrugët, 22 të vdekur në 159 aksidente! Detajet e statistikave, nga grupmosha te dita e ‘mallkuar’ !

September 7, 2026
VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

VIDEO/ Tragjedi në alpet e Kaukazit, orteku merr përpara grupin me 33 alpinistë, të paktën 11 të vdekur! Kërkime për të zhdukurit

September 7, 2026
Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

Në prag të nisjes së Champions, Mbappé shpërthen: Meritoj “Topin e Artë”, jam lojtari më i mirë dhe luaj për klubin më të famshëm!

September 7, 2026
Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan, humb jetën një person, 5 të plagosur

Fatura e aksidenteve, AMF: Kompanitë e sigurimit paguan mesatarisht 175 mijë lekë për dëmet motorike!

September 7, 2026
VIDEO/ “Merz duhet të largohet”- Protesta në Gjermani, 10 mijë qytetarë duan dorëheqjen e kancelarit, listë me 11 kërkesa! Rritet ekstremi i AFD-së

“Nuk e prisnim në këtë formë”- Kancelari Merz i tronditur pas rezultatit zgjedhor dhe fitores së AfD: Diçka ka ndryshuar në Gjermani!

September 7, 2026
Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

Situatë kritike në Krastë të Krujës, zjarri rrezikon 20 banesa! Era përhap flakët me shpejtësi banorët nën panik kërkojnë ndërhyrje nga ajri

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com