Vera mund të jetë ende larg për ne, por jo edhe për disa skiator në Rusi. Fakti që sezoni i bikineve është ende pak larg nuk i ka ndalur qindra skiator në Rusi që t’i marrin skiat e tyre dhe të dalin për të rrëshqitur në bikini, si pjesë e një festivali vjetor.
Pjesëmarrësit e ‘guximshëm’ u fotografuan në vendin turistik Sheregesh duke kërcyer dhe me ski, të veshur në rroba noti, bikini dhe kostume të tjera, shkruan Express.
Festivali Grelka mbahet çdo vit, dhe pjesëmarrësit në të çdo herë e më shumë po shtohen. Përderisa 700 morën pjesë më 2013, më shumë se 1,800 morën pjesë këtë herë.
Ngjarja u përcjell nga instruktorët profesionist të skijimit, të cilët u siguruan që askush të mos lëndohej.