• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Në rreth të kuq dhe Shqipëria/ Skandali i bankës në Zvicër, fshehu llogaritë e kriminelëve, trafikantëve e politikanëve të korruptuar

by Java News
21/02/2022 07:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një tjetër skandal ka ndodhur me të dhënat personale të qytetarëve pas “Panama Papers” dhe “WikiLealks” nga një prej bankave private më të mëdha në botë. Sipas “The Guardian” nga banka zvicerane Credit Suisse kanë rrjedhur llogaritë e 30 mijë klientëve të përfshirë në trafik droge, pastrim parash, korrupsion dhe krime të tjera të rënda.

Të dhënat e 30 mijë klientëve të Credit Suisse në të gjithë botën janë tashmë të ekspozuara dhe demaskojnë përfituesit e më shumë se 100 miliardë frangave zvicerane (80 miliardë $) të mbajtura në një nga institucionet financiare më të njohura të Zvicrës.

The Guardian zbuloi sesi Credit Suisse në mënyrë të përsëritur hapi ose mbante llogari bankare për një grup klientësh me rrezik të lartë në të gjithë botën.

Mes klientëve është një trafikant qeniesh njerëzore në Filipine, një bos bursash në Hong Kong si dhe shume të burgosur për korrupsion. Nuk mungon një miliarder që urdhëroi vrasjen e të dashurës së tij, një ylli I muzikës  pop nga Libani libanez dhe drejtuesit që plaçkitën kompaninë shtetërore të naftës të Venezuelës. Të dhënat kanë dalë për politikanë të korruptuar nga Egjipti në Ukrainë. Të dhenat flasin edhe për shqiptarët.

Si u zbulua?

Skandali i të dhënave bankare u zbulua nga një sinjalizues anonim në gazetën gjermane “Süddeutsche Zeitung.”

“Unë besoj se ligjet zvicerane të sekretit bankar janë imorale. Preteksti i mbrojtjes së privatësisë financiare është thjesht një kamuflim që mbulon rolin e turpshëm të bankave zvicerane si bashkëpunëtorë të evaziuesve fiskal.” tha burimi i sinjalizuesit në një deklaratë.

Nga ana tjetë në një reagim Credit Suisse ka kundërshtuar të gjitha pretendimet.

“Credit Suisse kundërshton me forcë pretendimet dhe konkluzionet në lidhje me praktikat e supozuara të biznesit të bankës,” tha banka në një deklaratë, duke argumentuar se çështjet e zbuluara nga gazetarët bazohen në “informacione selektive të marra jashtë kontekstit, duke rezultuar në interpretime tendencioze të biznesit të bankës.”

Në hartën e publikuar të “The Guardian”, mbi Shqipërinë është vendosur një rreth, gjë që do të thotë se ka shqiptarë të cilët posedojnë llogari bankare në “Credit Suisse”. Deri më tani nuk është zbuluar asnjë emër shqiptari.

Skandali i rrjedhjes së të dhënave personale të 30 mijë llogarive bankare, vjen në një kohë shumë të vështirë për “Credit Suisse”. Muajin e kaluar, ajo humbi kryetarin e sa, António Horta-Osório, pasi ai theu dy herë masat anti-COVID.

Këtë muaj, Credit Suisse u bë banka e parë zvicerane në historinë e vendit që u përball me akuza penale se ka ndihmuar në pastrimin e parave të ardhura nga tregtia e kokainës në emër të mafies bullgare.

Kjo vërtet që ishte një “goditje” për bankën, por pasojat e saj mund të përbëjnë një kërcënim për një krizë të mundshme në Zvicër, e cila ka një nga ligjet më të fshehta bankare. Institucionet financiare zvicerane menaxhojnë rreth 6.3 trilion £ në asete, që pjesa më e madhe i përkasin klientëve të huaj.

“Operacioni i sekreteve Suisse” hedh një dritë të rrallë mbi një nga qendrat më të mëdha financiare në botë, e cila është mësuar të operojë në “hije”. Projekti identifikon të dënuarit dhe personat që kanë pastruar paratë, pasi kanë pasur mundësi të hapnin llogari bankare, ose t’i mbanin ato të hapura për vite me radhë pas zbulimit të krimeve të tyre.

Pavlo Lazarenko, ish-kryeministër i Ukrainës.

Lazarenko u vlerësua më vonë nga Transparency International se kishte grabitur 200 milionë dollarë nga qeveria ukrainase, gjoja duke kërcënuar se do të dëmtonte bizneset nëse nuk i paguanin atij 50% të fitimeve të tyre. Ai u deklarua fajtor për pastrim parash në Zvicër në vitin 2000, dhe më vonë u padit në SHBA për korrupsion dhe u dënua me nëntë vjet burg në vitin 2006 në lidhje me ryshfetet e marra nga një biznesmen ukrainas.

Avokati i tij tha se këto dënime nuk kishin të bënin me vjedhjen e parave nga populli i Ukrainës. Lazarenko, i cili thuhet se jeton në Kaliforni, i ka rezistuar kthimit në vend, ku ende përballet me akuzat se vodhi 17 milionë dollarë. Avokati i tij tha se llogaritë e tij në Credit Suisse nuk ishin aksesuar për dy dekada dhe ishin ngrirë në lidhje me procedurat gjyqësore kundër tij.

Mbetet e paqartë pse Credit Suisse e lejoi Lazarenkon të hapte një llogari dhe të depozitonte shuma kaq të mëdha në radhë të parë, duke pasur parasysh prejardhjen e tij; para se të hynte në politikë, Lazarenko ishte një funksionar në krye të një ferme kolektive./shqiptarja.com

g.kosovari

Next Post
‘Pak vend për optimizëm’/ Biden tregon kur Rusia mund të pushtojë Ukrainën: Është e dukshme

"Nëse s'pushton Ukrainën..."/ Biden bie dakord të takohet me Putinin, por ka një kusht. Çfarë u diskutua në telefonatën tre orëshe me Macron

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

“Do themi e gjetëm në rrugë”, vdekja e 19-vjeçares shqiptare në Greqi, si u transportua dhe u braktis nga tre të rinjtë

April 16, 2026
“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

“Unë thjesht hodha firmën, e solli Ina Rama…” Garanti (i munguar) i ligjshmërisë dhe Kutia e Pandorës në Gjykatën Administrative

April 16, 2026
Rryma e Atlantikut drejt kolapsit: Alarm global për një katastrofë të afërt

Rryma e Atlantikut drejt kolapsit: Alarm global për një katastrofë të afërt

April 16, 2026
I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

I dënuar në Shqipëri me 18 vite burg për vrasje, arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari

April 16, 2026
Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Pse Shqipëria nuk i jep diasporës pasaportë dhe shtetësi shqiptare?

April 16, 2026
Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

Qarkullonte me armë zjarri në qytet, arrestohet 23-vjeçari në Bajram Curri

April 16, 2026
Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

Investigimi / Emigrantët po pretendojnë se janë viktima të dhunës për të qëndruar në Britaninë e Madhe

April 16, 2026
FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

FMN ul pritshmëritë për ekonominë shqiptare, pret shtrenjtim çmimesh

April 16, 2026
Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

Libani kundërshton pretendimin e Trump: Nuk dimë asgjë për bisedimet e ardhshme me Izraelin

April 16, 2026
Salianji padit në Kushtetuese vendimin e Gjykatës së Lartë për dënimin e tij

Ervin Salianji: Opozita pengohet nga lidershipi i vjetër politik

April 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In