• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në ringun e realpolitikës dhe fantapolitikës shqiptare

by Alfred Peza
01/06/2018 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Ka një përpjekje të dukshme prej shumë kohësh nga ana e Kryeministrit Rama, por sidomos pas çështjes së njohur me pseudonimin e personazhit të saj kryesor, “Babales”, që të mundohet ta fusi debatin politik në Shqipëri në shina realiste. Në mënyrë që të debatohet për tema reale, çështje reale, për histori konkrete, për premtime elektorale dhe elemente konkrete programore të qeverisjes.

Kjo qasje, me sa duket shihet si një mundësi për ta bërë qeverisjen e tij më të prekshme nga njerëzit dhe për ta detyruar edhe opinionin, median dhe opozitën që të futet në një “ring” ku të jenë përballë dy palë reale: Qeveria e Edi Ramës dhe mazhoranca me të gjitha arritjet dhe mosarritjet e saj dhe përballë, të gjithë zërat e tjerë opozitarë apo që për njëmijë e një arësye, nuk janë pro.

Edi Rama ka tentuar ta bëjë këtë, kur prej më shumë se një viti, çdo ditë në orën 08.00 poston në facebook-un e tij, një video, një lajm, një mesazh, një foto për një arritje konkrete sado e vogël në dukje, por me simbolikë pak e shumë shpresëdhënëse për gjërat e mira që ndodhin apo projektohet të ndodhin në këtë vend.

Edi Rama ka tentuar ta bëjë këtë, duke jetësuar bashkëqeverisjen me qytetarët nëpërmjet platformës shqipëriaqëduam.al, nga ku kushdo mund të bëjë ankesa, të kërkojë zgjidhje dhe llogari për problemet e veta apo të komunitetit. Një sistem ky i përbërë nga një numër i madh zyrash nëpër qëndrat urbane, për të kontaktuar, sqaruar dhe orientuar qytetarët, kudo nëpër Shqipëri. E për të përfunduar deri tek interpelancat e Kryeministrit dhe ministrave me grupet e interesit dhe përfaqësues të komuniteteve me probleme që kërkojnë zgjidhje.

Edi Rama ka tentuar ta bëjë këtë, me turin e takimeve të llogaridhënies së tij, ministrave, zv. ministrave, deputetëve, kryetarëve të bashkive socialiste dhe drejtorëve, kudo nëpër Shqipëri. Si një mënyrë për tu ballafaquar sy më sy me njerëzit, e për të mbajtur shënim problemet e shumta, hallet e panumërta dhe shqetësimet e tyre. E për të bërë herë pas here edhe ndonjë kokë problematike, kurban.

Edi Rama ka tentuar që ta bëjë këtë, nëpërmjet basteve të forta të aksioneve për zgjidhjen e çështjeve të mprehta e konkrete në terren, të cilat disa u bënë deri diku me sukses, disa nuk u çuan siç duhet deri në fund dhe ndonjëra u la në mes pasi kishte nisur.

Edi Rama po tenton që ta bëjë këtë, duke vendosur prej disa muajsh një bast të fortë publik, për të arritur gjatë 2018 vetëm nëpërmjet Zyrave të Punës, 25 mijë punësime në Shqipëri. Vetëm gjatë muajit maj, ai tha se është arritur që të dalin nëpërmjet këtyre zyrave, plot 3 296 veta nga lista e të papunëve.

Këto dhe disa praktika të tjera të ngjashme, përbëjnë me sa duket, buketën e përpjekjeve të mazhorancës, për të ofruar një qasje sa më të prekshme e reale politike, për problemet e qytetarëve dhe të vendit në tërësi. Përkundër kësaj qasje, kemi një tendencë tjetër për të ekspozuar dhe realizuar e konsumuar opozitarizëm, nëpërmjet fantapolitikës. Pra, nëpërmjet qasjesh jo konkrete. Duke mos ekspozuar probleme konkrete, çështje konkrete, tema konkrete, platforma dhe alternativa konkrete, por me teza apo akuza që shkojnë nga gjyqi publik rreth një emri konkret, tek retorika me hiperinflacion fjalësh e frazash të përgjithshme propogandistike, e deri tek pretendimet fantapolitike.

Në këtë mënyrë, pista nëpër të cilën po kërkon të eci qeveria dhe ajo nëpër të cilën duket se po tenton që ta fusi debatin politik opozita, janë të kithëta. Ato nuk takohen asgjëkundi. Për rrjedhojë sa më shumë kohë kalon, aq më shumë këto dy qasje të ndryshme, duken aq të largëta me njëra tjetrën. Nga një ring politik ku të kishim dy palë të kundërta që ndesheshin përballë, duket sikur tani kemi dy ringje të veçanta, ku secila palë bën betejat e veta, pa kundërshtar. Eshtë interesante të shohim se si do ta vlerësojë në fund këtë ndeshje albitri, që në këtë rast, janë zgjedhësit shqiptar.

Next Post
VIDEO/ Gruaja ngjitet mbi selinë e PD dhe kërcënon me vetëvrasje

VIDEO/ Gruaja ngjitet mbi selinë e PD dhe kërcënon me vetëvrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

Bellingham shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në Angli: Është një nder

September 25, 2026
Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

Zelensky paralajmëron: Rusia ka zgjeruar sulmet për të goditur qendrat e të dhënave të Ukrainës!

September 25, 2026
Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët: Mijëra njerëz janë zhvendosur për shkak të konfliktit në Jemen

September 25, 2026
“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

“Trump ka të drejtë, zhvillimi i AI nuk duhet të ndalet”- Rama në OKB: Por na nevojitet Inteligjencë Artificiale e verifikueshme dhe transparente

September 25, 2026
A do të zbulojë mistere? Bill Gates do të dëshmojë në kongres për dosjen Epstein

Bill Gates: Inteligjenca artificiale mund të shkaktojë vdekjen e 1 miliard njerëzve!

September 25, 2026
Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

Aeroporti i Milano Malpensa merr emrin e Silvio Berlusconi, e bija e ish-kryeministrit të ndjerë: Krenari e madhe

September 25, 2026
Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

Rama në OKB: Shqipëria po ndërton një “pasqyrë dixhitale” kundër manipulimit dhe gënjeshtrave!

September 25, 2026
“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

“Keni dëgjuar për ‘Revolucionin e Flamingove’?”- Rama nga salla e OKB: Zemërimi u shndërrua në mobilizim, narrativa e fabrikuar në realitet politik (VIDEO)

September 25, 2026
Zgjedhja e 3 anëtarëve të rinj të KLGJ-së, vendimi nga mbledhja e përgjithshme: Të kemi kërkesa gjykata dinjitoze, nuk është luks!

Zgjidhet edhe anëtari tjetër i KLGJ-së, Fatri Islamaj fiton përballë Igerta Hysit!

September 25, 2026
Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

Rama flet në OKB edhe për protestën: U fabrikua një narrativë për ‘pushtimin izraelit’ të bregdetit shqiptar duke përdorur flamingot! Protestuan kundër një fantazme (VIDEO)

September 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com