• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në reformën zgjedhore, implementojmë rekomandimet. Të arrestuarit, përgjegjësi personale”

by A R
15/06/2022 09:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti socialist Arben Pëllumbi thotë se seanca parlamentare e javës së kaluar miratoi strukturat e komisioneve për reformën zgjedhore dhe territoriale dhe se duhet filluar puna për gjetjen e pikave të përbashkëta, qoftë për reformën territoriale edhe për atë zgjedhore.

Ai thotë se do të shihet ku ka vend për përmirësime dhe do të vlerësohet se ku gjërat janë bërë mirë.

Si anëtar i komisionit për reformën zgjedhore, Pëllumbi deklaroi se PS e ka shprehur qartë qëndrimin në raport me të, se do të ketë busull të vetën gjithë rekomandimet e OSBE- ODHIR në dy zgjedhjet e fundit dhe se nuk do të hiqet dorë nga aplikim i votës së emigrantëve.

I pyetur se kur do të fillojë puna e komisionit për reformën zgjedhore, deklaroi se fillimisht do të mblidhen anëtarët socialistë dhe më tej do të mblidhet komisioni parlamentar javën tjetër.

Nuk ka rëndësi nëse demokratët janë bashkë apo veç, boll që të jenë të qartë dhe konstruktiv në atë që kërkojnë, t’i qëndrojnë korrekt atij plani që do të bëjnë.

Të gjitha palët nuk do të arrijnë që të bëjnë 100% atë që kërkojnë. Rëndësi ka konstruktiviteti me të cilin vihet në komision, i cili përtej partive ju shërben proceseve elektorale.

Shumë rrallë ka ndodhur që humbësi t’i japë dorën fituesit dhe të kemi raporte të OSBE-ODHIR pa probleme serioze dhe të mos japë argumente që nuk i njeh zgjedhjet.

Mënyra se si ndërtohen komisionet zgjedhore janë plotësisht të qarta, në seancën e fundit u miratua përbërja, është e mirëpërcaktuar mënyra se si do penetrojnë që të mos paragjykohet puna.

Qëllimi është pozitiv të paktën për reformën zgjedhore për të adresuar shqetësimet dhe rekomandimet e OSBE-ODHIR.

I pyetur lidhur me 31-vjetorin e Partisë Socialiste dhe si e sheh partinë pas kaq vitesh, duke kujtuar këtu arrestimet e ish-zyrtarëve të lartë, mes tyre i fundit ish-kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, Pëllumbi foli për përgjegjësi personale.

Sipas tij, nuk ka socialist të ri dhe të vjetër, por se ka socialistë që kanë dhënë kontributin e tyre në të mirë të zhvillimit dhe prosperitetit.

Arrestimi i fundit nuk e bën PS fajtore, çdo njeri mund të lajthisë, mund të mendojë se është mbi ligjin. Kjo është përgjegjësi personale penale ndaj ligjit.

PS është e hapur për të gjithë individët që kanë aspirata të japin kontribute për të mirën e PS dhe vendit. Mënyra e përzgjedhjes është e përcaktuar në statutin e PS dhe në ligjin e rregullave.

Çdo individ i cili shkel ligjin apo bën pakte që e vënë ndesh me gjithë këtë ngrehinë shtetërore, ka përgjegjësi para ligjit dhe personale.

Në rast se PS këta individë do i mbronte dhe bënte strehë për veprimtaritë që i ka kryer, atëherë ndryshonte puna.  Por ne nuk i kemi të pakta rastet në opozitë që denonconim raste të individëve që mbanin ende pozicione në pushtet.

Do të ketë vazhdimisht individë që do arrijnë të penetrojnë, mund të ketë dhe të tjerë që mund të shfrytëzojnë PS apo parti të tjera në pushtet që të bëjnë akte në shkelje me ligjin.

Ky është një fenomen që nuk ka lindur sot, problemi është çfarë qëndrimi do të mbajmë për ta luftuar këtë fenomen. Kemi kërkuar nga të gjithë të zgjedhurit apo që kandidojnë që të plotësojnë formularët e dekriminalizimit.

Brenda votës politike kemi kërkuar se kush kandidon në siglën e PS duhet të plotësojnë formularin e dekriminalizimit. Ndaj janë organet që merren me këta persona.

Rëndësi ka qëndrimi që mbajmë ne, se sa i mbrojmë dhe çfarë qëndrimi mban ndaj tyre. Të gjithë para ligjit janë të barabartë dhe nëse janë në shkelje, të marrin avokatë dhe të mbrohen vetë.

/a.r

Next Post
‘Do vras veten, ndaleni avionin’/ Detaje, si azilkërkuesi shqiptar kundërshtoi dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda

‘Do vras veten, ndaleni avionin’/ Detaje, si azilkërkuesi shqiptar kundërshtoi dëbimin nga Britania e Madhe për në Ruanda

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

Ekuipazhi i anijes “Shenzhou-21” realizon me sukses një sërë eksperimentesh hapësinore

April 5, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, mesazh të koduar para protestës për gjuhën shqipe: Një burrë shteti mendon për brezin e ardhshëm

April 5, 2026
“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

“Mos komunikoni më në Signal”, KE u kërkon zyrtarëve të saj të shmangin bisedat në aplikacion: Është hakeruar

April 5, 2026
Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

Emri i saj u përmend në dosjet Epstein, reagon modelja Gigi Hadid: Shqetësuese ajo që thuhet për mua, unë…

April 5, 2026
Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

Investigimi i ‘The Sun’: Pesë shqiptarë burgosen çdo ditë në Britaninë e Madhe

April 5, 2026
Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

Begaj uron Pashkët nga Shëngjini: Harmonia fetare në Shqipëri është gurthemeli i shoqërisë tonë

April 5, 2026
Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

Shqipja në rrezik? UGSH ngre alarmin për shkeljet në RMV, mbështet protestën e studentëve

April 5, 2026
Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

Analiza e REL: A mund të detyrohet Kosova të zgjedhë mes SHBA-së dhe BE-së?

April 5, 2026
Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

Rrëmbyen dhe vranë Ridvan Lamajn pas prishjes së pazareve për drogën: Kush është 40-vjeçari i arrestuar sot në Spanjë

April 5, 2026
Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

Serbia gjen lëndë eksplozive pranë tubacionit të gazit, Vuçiç sinjalizon Orbán

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In