• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Në rast të përballjes me fluksin e emigrantëve, Italia në mbështetje të Shqipërisë

by A R
28/01/2016 19:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Italia do të ndihmojë Shqipërinë, si nga ana financiare ashtu edhe nga ana e mbështetjes me kapacitete të tjera në rast se vendi ynë do të përballet me një fluks të emigrantëve.

Kjo ishte temë e diskutimeve gjatë takimi që Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako zhvilloi sot me Prefektin Giovanni Pinto, Drejtor i Përgjithshëm për emigracionin dhe Kufirin pranë Ministrisë së Brendshme Italiane.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë në  takimin e zhvilluar në Drejtorinë e Policisë u trajtuan tematikat aktuale në lidhje me imigracionin e paligjshëm. Delegacionet ranë dakord për një bashkëpunim konkret në rast të flukseve abnorme të imigrantëve të parregullt drejt Shqipërisë.

Delegacioni Italian  siguroi palën shqiptare se në një rast fluksi të emigrantëve do kontribuojnë  për një kontroll sa më efikas të flukseve, kontribut në lidhje me pritjen e imigrantëve, kanalizim të  informacionit dhe  shkëmbim në kohë reale nëpërmjet një pike kontakti apo një qëndre, si dhe për mbështetje për një bashkëpunim më të lartë nëpërmjet organizmave sikurse është FRONTEX.

Nga pala Shqiptare u tregua gatishmëri e plotë për të gjitha këto tematika, por edhe u theksua se aktualisht ka një shkëmbim në kohë reale të informacionit në bazë ditore nëpërmjet koordinatorit kombëtar me policinë italiane dhe zyrës ndërlidhëse INTERFORZA në Shqipëri, sikurse kryhen kontrolle të përbashkëta të vijës detare të Policisë së Shtetit së bashku me Guardia di Finanza në Durrës dhe Vlorë.

Të dyja palët ranë dakord në lidhje me forcimin e bashkëpunimit në fushën e imigracionit dhe mirëpritet çdo nismë në këtë drejtim pa lënë mënjanë edhe nismat e shumta në fushat e tjera.

Delegacioni italian më herë zhvilloi takime  të nivelit të lartë me Ministrin e Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, I dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Shtetit ku u takuan me përfaqësues të lartë nga Policia e Shtetit, Kryeministria dhe Ministria e Punëve të Jashtme

Next Post

13 mijë sms erotike dhe seks me nxënësin, arrestohet mësuesja 25-vjeçare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In