• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në raport me GDP-në borxhi publik njeh ulje, por rriten huatë

by Java News
04/05/2016 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Borxhi publik i Shqipërisë arriti në 7.6 miliardë euro në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Të dhënat vijnë nga raporti i fundit i Ministrisë së Financave. Sipas shifrave, gjatë 3 muajve të parë, borxhi shtetëror është zgjeruar me 120 milionë euro. Por, edhe pse është rritur në vlerë absolute, pesha e tij ndaj prodhimit kombëtar, që është edhe treguesi më i rëndësishëm, ka ardhur në ulje.

Sipas Ministrisë së Financave, nga 72.2 për qind e prodhimit kombëtar që ishte në fund të vitit të kaluar, borxhi shtetëror u ul në 69.28 për qind në fund të tremujorit të parë të këtij viti. Rënia me tri pikë përqindjeje është rezultat i dy faktorëve: huamarrjes me ritme më të ngadalta të qeverisë dhe zgjerimit të prodhimit kombëtar.

Megjithatë, rënia me tri pikë përqindjeje e borxhit publik është provizore, pasi shifra vjetore pritet të jetë më e ulët, shkruan TCH. Qeveria parashikon që ulja të jetë më e vogël deri në fund të vitit. Më konkretisht, sipas parashikimeve në buxhet, treguesi i borxhit pritet të ulet këtë vit në 70.9 për qind e prodhimit kombëtar, nga 72.2 për qind që ishte vitin e kaluar.

Pas vitit 2010, borxhi publik i vendit ka ardhur në rritje të vazhdueshme. Viti 2016 pritet të jetë viti i parë, gjatë të cilit treguesi i borxhit të ulet, sipas parashikimeve në buxhet dhe angazhimeve që qeveria ka marrë para Fondit Monetar Ndërkombëtar. Javanews/ a.k

Next Post

Vdiq krijuesi i skulpturës së famshme të "Revolverit" në OKB

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com