• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sondazhi/ Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4

by A M
16/02/2025 12:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Javët e fundit janë publikuar disa sondazhe, por anketimi për to ishte kryer para se të rritej temperatura politike në Tiranë. Për këtë arsye, zhvillova këtë fundjavë një sondazh në Qarkun Tiranë duke e shpërndarë linkun e pyetësorit me SMS krejt të rastësishme (në mënyrë proporcionale në pesë bashkitë e qarkut).

Pyetësorin e plotësuan 1213 banorë të rritur të qarkut, të prirur për të votuar. Kampionin e ripeshova statistikisht, në mënyrë që ta përfaqësonte sa më mirë elektoratin e Qarkut Tiranë nga ana demografike, gjeografike dhe politike. (Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: Plus/minus 3.1%.)

Pas ripeshimit statistikor të kampionit rezultoi që, nëse do të ishte votuar sot në Qarkun Tiranë, PS-ja do të merrte 48.4% të votave, PD-ja 36.5%, dhe partitë e tjera 15.1% (shihni Grafikun 1)

Duke presupozuar se emigrantët e prirur për të votuar me postë kanë preferenca politike të ngjashme me banorët e prirur për të votuar këtu, përqindjet e mësipërme përkthehen me formulën D’Hont në mandate si vijon: PS 19 mandate, PD 14 mandate, dhe partitë e tjera 4 mandate (shihni Grafikun 2). 15,1-përqindëshi i partive të tjera përkthehet në vetëm 4 mandate, sepse është i shpërndarë në shumë parti të vogla, shumë prej të cilave nuk e arrijnë dot pragun arithmetik të marrjes së mandatit.

Krahasuar me një sondazh krejt të ngjashëm që publikova para dy javësh, rezulton se partitë e vogla kanë humbur dy mandate në dy javët e fundit. Dhe këto dy mandate u kanë shkuar dy partive të mëdha (1 PS-së dhe 1 PD-së).

SHËNIM: Kjo ndarje e mandateve është më e mundshmja sot, por duke marrë në konsideratë marzhin e gabimit statistikor të sondazhit, numri i mandateve mund të luahtet plus/minus 1 rreth këtyre shifrave (me probabilitet më të vogël).

Next Post
Rama batuta në Konferencën e Mynihut: Kur nisëm integrimin isha pa thinja! SHBA, shfaqja me një sherif! BE, spitali me 27 mjekë!

Rama batuta në Konferencën e Mynihut: Kur nisëm integrimin isha pa thinja! SHBA, shfaqja me një sherif! BE, spitali me 27 mjekë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

Zelensky flet në OKB: Moska ka pësuar humbje poshtëruese! Vetëm një njeri dëshiron luftë në Ukrainë

September 23, 2026
Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

Konsiderohej kumbar i grupeve shqiptare të narkotrafikut, kush është Shpëtim Aliu që u arrestua në Rusi, i njohur me nofkën “Salvatore” (FOTO)

September 23, 2026
Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

Meloni sulmon ashpër Izraelin: Keni kaluar vijën e kuqe, kryet një masakër ndaj civilëve në Gaza

September 23, 2026
Ndryshime në strukturat e Policisë së Shtetit, emërime të reja në disa drejtori kufitare dhe komisariate

Arrestimi i Shpëtim Aliut në Rusi, Policia ndan detajet e operacionit, do ekstradohet! Prangoset në Itali edhe i kërkuari për trafikim klandestinësh drejt BE

September 23, 2026
Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

Mbushi Evropën me drogë, arrestohet në Rusi Shpëtim Aliu! SPAK e dyshon si bashkëpunëtor me grupet e Dritan Gjikës, Eldi Dizdarit dhe Armando Pacanit

September 23, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

Ulja e çmimit të energjisë në tregun vendas, Trump përgatit planin për të ndaluar eksportet e naftës së papërpunuar nga SHBA

September 23, 2026
“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

“Milici terroriste”- Mbreti i Arabisë Saudite sulmon rebelët jemenas: Houthit të pabesë, sulmi ndaj Mekës i pafalshëm!

September 23, 2026
Infantino propozon rishikim të pavarur të qeverisjes në FIFA pas reagimeve për të drejtat komerciale -

Plani i Infantinos për të mbajtur postin në FIFA, parashikohet një ndërhyrje në OKB!

September 23, 2026
Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

Protesta në Tiranë në ditën e 116-të, vëmendja dhe fjalimet përqendrohen te zhvillimet e fundit në vend!

September 23, 2026
Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

Ferit Hoxha kërkon anëtarësimin e Kosovës në Kartën e Adriatikut për sigurinë rajonale dhe euroatlantike

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com