• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në qershor, Rita Ora dhe Ermal Meta ndezin Sheshin Skënderbej

by Java News
02/05/2018 10:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë verë Tirana do të jetë stacioni i yjeve të muzikës botërore. Në koncertin festiv të mbajtur dje në sheshin “Skënderbej”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dha lajmin e mirë se në kryeqytet do të vijnë disa artistë me famë botërore, të cilët do të performojnë për publikun shqiptar.

“Kjo do të jetë një verë fantastike për Tiranën. Ndaj, është mirë që plazhin ta bëjmë në det, por ama mbrëmjet në Tiranë sepse do të kemi aktivitete pafund. Në datën 9 maj do të festojmë në shesh Ditën e Europës me një super koncert. Në 12 maj do të jetë Festivali i Ngjyrave te sheshi ‘Nënë Tereza”, ndërkohë që në datën 1 qershor do të vijë Ermal Meta”, tha Veliaj, teksa zbuloi se në datën 3 qershor do të jetë në Tiranë një tjetër emër i rëndësishëm, e cila si Ermali është me origjinë shqiptare.

“Në datën 3 qershor do të jetë këtu Rita Ora. Por, meqë jeni kaq entuziast nuk po ju them surprizat e tjera të qershorit dhe korrikut, por e di që keni votuar pafund dhe do të bëjmë çmos që të gjithë artistët që janë në tur në Europë të kenë patjetër një stacion në Tiranë”, siguroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë deklaroi se sikurse në këto tre vite Tirana ka njohur një transformim të thellë përmes punëve të shumta të realizuara, do të vijojnë edhe aktivitetet festive për gjallërimin e jetës artistike të kryeqytetit. “Ëndrra jonë është që të vazhdojmë edhe këtë vit siç kemi bërë këto 3 vjet me shumë punë, por dhe me shumë qejf. Ata që punojnë shumë, duan edhe të argëtohen”, theksoi Veliaj.

Ndërkohë, nën moton “Bashkë me të rinjtë për Shqipërinë që punon”, Bashkia e Tiranës organizoi dje  pasdite një koncert në sheshin “Skënderbej”. Artistët më të mirë vendas elektrizuan qytetarët e shumtë që kishin mbushur  sheshin në një koncert të dedikuar për ta.

Disa nga zërat më të pëlqyer nga të rinjtë si: Ledri Vula, Arilena Ara, Yll Limani, Alban K. Ramosaj, Filloreta Raci, Argjentina Ramosaj, DJ ALDO ndezën mbrëmjen e djeshme sheshin më të madh të shqiptarëve me muzikën e tyre moderne./a.ç

Next Post
Shenja perfekte e Zodiakut që gjykon vazhdimisht të tjerët!

Shenjat më me fat të Horoskopit për muajin maj sipas astrologes Meri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

BE-ja përcakton ekipin për negociatat e paqes në Ukrainë, pesë fuqitë europiane në tryezë

November 13, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

Shqipëria drejt BE-së, Kallas: Po bëhen hapa përpara në procesin e zgjerimit

November 13, 2026
VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

VIDEOLAJM/ Një sprovë e suksesshme në pikturë e skulptorit Vladimir Llakaj

November 13, 2026
“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

“Të gjetëm!”, Elton Tozaj rrëfen sulmin në Greqi: Më goditën me leva dhe doreza hekuri

November 13, 2026
Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

Policia zbarkon në hyrje të Vlorës, kontrolle për personat në kërkim dhe sendet e paligjshme

November 13, 2026
Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

Ekzekutimi i Artan Myrtajt në Sarandë, atentatorët e qëlluan edhe në kokë, vetëm 100 metra larg komisariatit

November 13, 2026
Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

Skema e dyshuar e tjetërsimit të 44 mijë metër katror tokë në Fier, si u zbulua mashtrimi që çoi në pranga ish-zyrtarët

November 13, 2026
Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

Gripi i shpendëve H5 zbulohet në një rezervat natyror në Hong Kong, shtohen masat e sigurisë dhe monitorimit

November 13, 2026
Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

Diabeti “marshon” pa u ndalur, mjekët japin alarmin: Çdo vit diagnostikohen deri në 10 mijë raste të reja

November 13, 2026
Përtej negociatave: Kush ua shpjegon shqiptarëve procesin e anëtarësimit në BE?

Negociatat me BE-në, Gjipali zbulon kapitujt ku Shqipëria ka më shumë vështirësi

November 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In