• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, August 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në qershor, qytetarët tërhoqën 46 mln euro nga kursimet në Banka

by Java News
02/08/2017 08:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qershori nuk ka qenë një muaj i mirë për sistemin bankar, që ka parë një rënie si të kredisë ashtu dhe të depozitave. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë stoku i depozitave zbriti në 988.6 miliardë lekë, me një rënie prej 0.6% në raport me muajin e kaluar.

Në vlerë absolute, vetëm në qershor, kanë ikur neto nga bankat (depozitat e reja-tërheqjet) rreth 6.3 miliardë lekë, apo rreth 46 milionë euro, kryesisht kursime të individëve.

Në qershor kanë rënë si depozitat në valutë, ashtu dhe ato në lekë. Kursimet në lekë u ulën me 2.5 miliardë lekë, apo 0.5%, kryesisht si rrjedhojë e reduktimit të depozitave me afat të individëve.

Këta të fundit, prej disa vitesh nuk po shfaqin interes të vendosin lekët që vënë mënjanë në depozitat me afat, për shkak të interesave tepër të ulët (për kursimet një vjeçare kthimi është më pak se 1% në vit). Vetëm katër vitet e fundit (qershor 2017/qershor 2013), depozitat me afat të rezidentëve në lekë kanë rënë me rreth 820 milionë euro.

Normat e interesit të depozitave në lekë janë ulur ndjeshëm vitet e fundit, teksa Banka e Shqipërisë ka ndjekur që prej mesit të vitit 2011 një politikë lehtësuese monetare, që synonte uljen e kostos së parasë në ekonomi. Norma bazë, që shërben si referencë në ekonomi, ka zbritur aktualisht në nivele minimale rekord prej 1.25%, nga 5.25% që ishte në mes të vitit 2011, ndërsa interesat e depozitave një vjeçare janë ulur nga 6.6% në 0.8% për të njëjtën periudhë.

Individët kanë reaguar duke tentuar investimet me afate me të gjata, duke iu drejtuar letrave me vlerë të qeverisë, apo dhe alternativa të tjera më të rrezikshme si investimet në platformat online, në monedha virtuale.

a.ç

Next Post
Kujdes! Ja katër gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Kujdes! Ja katër gabimet më të shpeshta në përdorimin e ilaçeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

Aeroporti i Vlorës drejt arbitrazhit, juristi Ylli Manjani: Ndërhyrja e shtetit nuk ka të bëjë me përqindjet

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com