• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në Qershor ERE rishikon çmimin e energjisë

by A R
09/05/2016 18:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Enti Rregullator i Energjisë ka njoftuar se do të ketë rishikim të çmimeve të energjisë edhe për konsumatorët fundorë në qershor të këtij viti.

Shoqëritë KESH sh.a, OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. nuk paraqitën Planet e investimeve për vitin 2016. ERE e konsideron planin e investimeve një komponent të rëndësishëm për përcaktimin e të ardhurave të kërkuara për aktivitetet e rregulluara. Aplikimi për planin e investimeve të kompanive të rregulluara normalisht i paraprin paraqitjes së kërkesave për rishikimin e tarifave. Konsumatorët familjarë e blejnë 1 kilovatorë energji me 9.52 lekë, por me shumë gjasa, ky nivel nuk do të mund të ndryshojë një vit larg zgjedhjeve parlamentare të 2017-s, pasi qeveria do të merrte kosto politike nga ky ndryshim. Megjithëse huat dhe kreditë e donatorëve për sistemin elektroenergjetik varen në një masë të madhe nga rishikimi me rritje i çmimeve të energjisë.

Enti Rregulltor konfirmon se, KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. nuk kanë paraqitur aplikime për rishikimin e tarifave përkatëse për vitin 2016. Kjo lidhej, ndër të tjera, me përmbushjen e detyrimeve të ligjit të ri të sektorit e veçanërisht me hartimin e Modelit të Tregut të Energjisë si dhe hartimit të akteve të tjera nënligjore dhe rregullatore. Ligji i Sektorit të Energjisë parashikon një periudhë tranzitore për të transferuar aktivitetin e Furnizuesit Publik me Shumicë te Furnizuesi Publik me Pakicë, pjesë e OSHEE sh.a.

Në këtë periudhë tranzitore, kryerja e një analize dhe vlerësimi për të ardhurat e kërkuara për vitin 2016 nga ana kompanive publike, KESH sh.a., OST sh.a. dhe OSHEE sh.a. ishte lidhur me llogaritjen e kostove të operimit për të përmbushur aktivitetin në përputhje me kriteret që përcakton ligji, si dhe përditësimin e tarifës për periudhat e mëparshme rregullatore. Ky përditësim, sipas Entit Rregullator, ishte i pamundur të realizohej si pasojë e situatës financiare të trashëguar, e reflektuar kjo te marrëdhëniet e ndërsjella midis tre operatorëve. Ministria e Energjisë dhe Industrisë, si dhe tre kompanitë publike, kanë rëndë dakord pro shtrirjes së efektit të tarifave dhe çmimeve aktuale deri më 30 qershor 2016./ Monitor/ a.m.

Next Post

Beqaj: Në Ditën e Europës, sjellim standardet më të larta në Kirurgji

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In