• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Në qarqet me turizëm të zhvilluar, shpenzimet e familjeve u rritën më shpejt, kryeson Durrësi

by S T
16/10/2024 22:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në qarqet që kanë më të zhvilluar sektorin e turizmit, shpenzimet mujore të familjeve janë rritur më shumë se në qarqet e tjera, sipas rezultateve të Anketës së Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare 2023, nga INSTAT.

Qarku i Durrësit njohu rritjen më të madhe të shpenzimeve mesatare për familje më 2023 me 7.3% në krahasim me vitin 2022. Durrësi po zhvillon një model të qëndrueshëm të turizmit. Me një ofertë të zgjeruar për të gjitha kategoritë, Durrësi mbetet ofruesi më i madh i shërbimeve turistike bregdetare.

Shumë hotele kanë kontrata të rregullta me agjencitë e huaja dhe shesin në avancë. Oferta e punësimit po rritet çdo vit dhe sezoni po zgjerohet përtej muajve të verës, duke bërë që gjithnjë e më shumë persona të angazhohen me punë në zinxhirin e turizmit. Këto zhvillime janë shoqëruar edhe me rritjen e pagave, duke ndikuar pozitivisht buxhetet e familjeve në ketë qark.

Korça ishte qarku i dytë në vend për rritjen e lartë të shpenzimeve të familjeve. Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore të një familje në Korçë ishin 85,398 lekë me rritje vjetore 6.6%.

Korça prej vitesh ka zhvilluar një turizëm gjithëvjetor me një ofertë të larmishme të natyrës, klimës dhe që tërheq gjithnjë vizitor si në dimër dhe në verë. Korça edhe në vitin 2023 u rendit qarku i dytë pas Tiranës, për nivelin e lartë të shpenzimeve të familjeve.

Gjatë viteve të fundit, Korça ka përmirësuar thellësisht nivelin e saj të jetesës në krahasim me qarqet e tjera, duke u renditur pas kryeqytetit.

Rritja e shpenzimeve të familjeve ka qenë e dukshme për Elbasanin dhe Vlorën me mbi 5% secila në vitin 2023 në krahasim me 2022, teksa në qarqet e tjera rritja e shpenzimeve të familjeve ka qenë shumë modeste.

Në tre qarqe, Gjirokastër, Berat dhe Kukës, rritja mujore e shpenzimeve të familjeve ka qenë më pak se 0.6%.

Kukësi, qarku më i varfër i vendit, edhe për vitin 2023 mbeti i tillë ku shpenzimet e familjeve mbeten thuajse të njëjta me vitin 2022.

Në Tiranë, Dibër dhe Fier shpenzimet mujore të familjeve shënuan rritje me 2.2-3.5%.

Në vitin 2023, njësitë ekonomike familjare të qarkut Tiranë, shpenzojnë më shumë për konsum, mesatarisht 108.098 lekë në muaj.

Qarqet e tjera me shpenzime të larta mujore për konsum janë Korça me 91.034 lekë në muaj për familje dhe Durrësi me 89.561 lekë.

Qarqet me shpenzimet mesatare më të ulëta mujore për konsum janë Kukësi me 73.225 lekë për familje dhe Dibra me 74.479 lekë.

Në vitin 2023, shpenzimet mesatare mujore për konsum për një familje e përbërë mesatarisht nga 3,7 persona, vlerësohen me 91.675 lekë. Ky tregues është 3,7% më i lartë se në vitin 2022. Shpenzimet gjithsej për konsum janë rreth 68.4 miliardë lekë në muaj./Monitor

Next Post
Më 15 tetor një hap më afër BE-së/ Mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare, ja çfarë përmban grup kapitulli i parë që pritet të çelet

Hapja e grup-kapitujve të parë për integrimin/ Ish-ambasadori i Shqipërisë në SHBA: BE sot s'ka burra shteti në udhëheqje! Borrell e pranoi se...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kreu i SPAK takohet me ambasadorin gjerman: Sundimi i ligjit, kusht thelbësor për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

February 13, 2026
Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

Rriten me 5.28 % regjistrimet e bizneseve të reja në janar/ QKB: 2,152 subjekte vetëm gjatë muajit janar

February 13, 2026
Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

Kjo klasë politike dhe kjo drejtësi nuk mund të bashkëjetojnë me njëra-tjetrën

February 13, 2026
LVV letër Presidentes Osmani, propozon Albin Kurtin si mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës

Projekti që lidh Shqipërinë me Kosovën/ Albin Kurti: Këtë mandat nisim hekurudhën Gjakovë-Shkodër

February 13, 2026
“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

“Ju kam kritikuar, por…”, Sula-Ramës: Atje ku kontribuova për 20 vite dhe fitova, më hodhën në rrugë

February 13, 2026
Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

Tregtoheshin në tregun Agroushqimor në Tiranë/ AKU bllokon mbi 2.4 ton sallam, djathë e fruta të thata

February 13, 2026
Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

Një jetë në shërbim të njeriut dhe dijes! Në kujtim të Doktor Profesor Titi Tamburit (1944–2026)

February 13, 2026
Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

Mirlinda Karçanaj jep dorëheqjen nga posti i drejtoreshës së AKSHI-t! Kush e zë vendin e saj

February 13, 2026
Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

Vonesat në gjyqe/ Strasburgu qorton Shqipërinë: Zvarritja e proceseve po dëmton qytetarët shqiptarë

February 13, 2026
Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

Shkrirja e Gjykatave, Dhoma e Avokatisë Shkodër letër Kuvendit: Po zvarritet shqyrtimi i çështjeve dhe po shtohet stoku i dosjeve

February 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In