Një automjet tip “Benz” ka përfunduar në flakë ditën e sotme në Vlorë.
Policia ka njoftuar se automjeti i cili është në pronësi të shtetases A.Xh nga Tirana , ka qenë i parkuar në lagjen “Rilindja”, ndërsa është djegur në brendësi.
Nuk dihet ende nëse është zjarrvënie e qëllimshme, apo flakët janë shkaktuar nga një defekt i automjetit.
Njoftimi i polcisë:
Më datë 27.08.2022, rreth orës 17:10, në lagjen “Rilindja”, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur në brendësi, një automjet i parkuar, tip “Benz”, në pronësi të shtetases A. Xh, banuese në Tiranë./m.j