• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese

by S M
19/12/2016 12:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arian Starova

Më në fund dhe duke shkelur mbi “shkopinj të gjithëfarëshëm” të vënë parreshtur nën “rrotaˮ, reforma në drejtësi ka ardhur në një pikë, ku dhe kur, interesat e palëve kundërshtare që po debatojnë për shumë muaj kanë dalë hapur. Ato nuk mund të fshihen më me asnjë lloj alibie, apo arësyetimi të rrejshëm demokratik, ligjor, kohëfitues. Deri tani, kohëhumbur kanë qenë shqiptarët bashkë me ëndërrat e tyre për demokracinë e vërtetë, kurse pakica politike dhe ligjore kundërshtare e saj ka fituar shumë, shumë kohë. Ndjehem i sigurt se çdo çast që kalon, edhe tani, i mban këta kundërshtarë të Shqipërisë dhe të shqiptarëve të mbërthyer rreth idesë për zhbërjen e reformës në drejtësi duke e shtyrë atë deri në zgjedhjet parlamentare që po afrohen me shpejtësi.

Fatkeqësisht, këta kundërshtarë janë në të gjithë spektrin e politikës shqiptare, në Opozitë dhe në Shumicën qeverisëse, megjithëse duket sikur flamurin e dëshirës për reformë në drejtësi po e mbajnë në duar konkurruese qeveria dhe kuvendi. Nuk ka asnjë lloj arësyetimi që të mund t’a nxjerrë “dorëjashtë” shumicën e majtë, kur e kanë marrë vesh të gjithë, brenda e jashtë vendit, se një pjesë e saj është e kriminalizuar kurse rritja dhe tregëtia e drogës kanë kapur shifra të frikshme. Herë-herë madje, duket se ata që duhet t’i frikësohen më shumë rrjedhojave politike të reformës po shndërrohen në “tenorëˮ të spikatur të kësaj “skeneˮ të zhvillimeve politikë përreth reformës në drejtësi. Dhe fatkeqësisht përsëri, kjo po habit dhe po zhgënjen shumë shqiptarë, përveçse nëse është pjesë e strategjisë ndërkombëtare për të shtyrë me të gjitha mjetet dhe forcat përpara këtë reformë rrënjësore në dobi të Shqipërisë. Për këtë, sidoqoftë, duhet të presim dhe të shohim.

Ndërkohë, të gjithë qytetarët e vetëdijshëm të këtij vendi i kanë drejtuar sytë dhe mendjet te Gjykata Kushtetuese. A do të japë ajo një vendim që do të hedhë poshtë mendimin e Komisionit të mirënjohur ekspert të Venecias? Teorikisht, kjo gjykatë e ka të drejtën për t’a bërë këtë, por praktikisht, kjo do të përbënte një veprim të pandershëm dhe njollëvënës mbi këtë gjykatë (e cila ishte vetë ajo që e kërkoi mendimin e Venecias). Nga ana tjetër, kjo do të ishte edhe shenjë të keqe për t’a futur Shqipërinë në një rrugë plot me të papritura, sepse tashmë është fare e qartë se vullneti i shqiptarëve për t’a kthyer vendin e tyre në rrugën e duhur të demokracinë po shfaqet gjithnjë e më i pamposhtur dhe, në kohën e duhur, këtë do t’a shikojnë të gjithë.

Unë jam prej atyre që besojnë pafundësisht te e mira dhe, për këtë arësye, besoj se Gjykata Kushtetuese do të japë një vendim që do të jetë në përputhje me mendimin e Komisionit të Venecias. Ky vendim do t‘a fusë në histori këtë Gjykatë Kushtetuese për rolin e saj madhor në mbështetje të forcimit të demokracisë shqiptare dhe të spastrimit të saj prej të korruptuarve të politikës dhe të sistemit të drejtësisë ligjore.

Ndërkohë që shqiptarët presin, unë do të doja që forcat e ndryshme politike kundërshtare të kësaj gjendjeje por edhe shumë njerëz të tjerë kryesisht të rinj dhe të interesuar për politikën të fillonin të mendojnë për zgjedhjet e ardhëshme, për t‘i dhënë politikës shqiptare fytyra dhe mendje të reja, të ndershme dhe që e duan vendin e tyre.

Ndodhemi në rrethanat kur një pjesë e mirë e elitës politike të Shqipërisë e ka braktisur me kohe synimin për t’i shërbyer interesave të qytetarëve, sepse i ka mbytur korrupsioni dhe etja për pasurim me çdo kusht në dëm të këtyre qytetarëve.

Ndodhemi në rrethanat kur vendi ka nevojë për një elitë të re politike drejtuese. Në këtë përpjekje madhore që po e kërkon koha, ka vend për të gjithë ata që politikën e vështrojnë si fushën e përpjekjeve të përbashkëta për të mjirën e të gjithëve, për të mirën e Shqipërisë.

Next Post
Historia e pazakontë/ “Burrin e tradhëtova kur ishte në Greqi… bëra një fëmijë por ai tani nuk ja njeh atësinë”

Historia e pazakontë/ "Burrin e tradhëtova kur ishte në Greqi... bëra një fëmijë por ai tani nuk ja njeh atësinë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Homogjenizimi politik maqedonas, rrezik për shtetndërtimin e shqiptarëve në RMV

Kriza e përfaqësimit shqiptar

March 23, 2026
E rëndë në Tiranë, 16-vjeçarja hidhet nga pallati në ndërtim dhe ndërron jetë

DETAJE / Aksidenti me tre viktima në Vlorë, ja për çfarë dyshojnë hetuesit

March 23, 2026
Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

Panik në tregjet globale, lufta në Iran godet bursat dhe rrit çmimet e energjisë

March 23, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Ngjarje e rëndë në Kosovë, dy viktima dhe një e plagosur në Podujevë

March 23, 2026
Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

Parisi në duart e së majtës, kush është lideri i ri që ‘befasoi’ Francën?

March 23, 2026
Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

Hodhën molotovë në protestën e Berishës, Policia: Kemi arrestuar 15 persona

March 23, 2026
Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

Bota në ankth, po skadon afati i Trump për Iranin, rritet frika për kolaps energjetik

March 23, 2026
Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

Aksident në aeroportin e Nju Jorkut, avion i Air Canada përplaset me automjet, aeroporti mbyllet

March 23, 2026
Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

Ngjela flet për dashurinë: Nuk i kam tradhtuar gratë e jetës sime! Pengu për një fëmijë…

March 23, 2026
Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

Njihuni me ushtaren seksi me 1 milion ndjekës që çmendi amerikanët, por që nuk ekziston fare!

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In