• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 14, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Në pritje të qeverisë së re, ambasadorët e QUINT-it takojnë krerët e partive politike

by A M
18/02/2025 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorët nga disa shtete të QUINT-it dhe i dërguari evropian në Kosovë kanë zhvilluar takime të ndara me krerët e partive politike shqiptare në Kosovë, me të cilët kanë diskutuar për hapat e ardhshëm pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav, zhvilloi takime të ndara me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me atë të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, me udhëheqësin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, dhe me kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, shkruan A2.

“Theksova se shumica e popullit në Kosovë aspirojnë t’i bashkohen BE-së. Qeveria e re duhet të ndjekë në mënyrë aktive reformat në mënyrë që të arrihet kjo”, shkroi ai në X, pas takimeve me krerët partiakë.

Lidhur me takimin me ambasadorin Orav, zyra e Kryeministrise tha se Kurti ka biseduar me zyrtarin evropian për hapat e mëtejmë drejt konstitutimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë së re.

“Gjatë takimit, ambasadori Orav vlerësoi pozitivisht procesin zgjedhor të 9 shkurtit, duke e cilësuar atë si të rregullt dhe pa incidente dhe theksoi se pozitivisht është vlerësuar edhe nga Brukseli”, u tha në njoftimin për media.

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, po ashtu është takuar me ambasadorin francez e atë Mbretërisë së Bashkuar,.Ndërkaq, LDK-ja tha se Abdixhiku dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Orav, diskutuan për qëndrime e këtij subjekti sa i përket procesit zgjedhor.

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, është takuar me kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, me të cilin ka biseduar për procesin zgjedhor, zhvillimet aktuale politike në Kosovë dhe për partneritetin mes dy shteteve.

Next Post
Pezullimi i USAID, Rada: Shqipëria ka qenë përfituesi më i vogël i fondeve

Pezullimi i USAID, Rada: Shqipëria ka qenë përfituesi më i vogël i fondeve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In