Miliarderi Roman Abramovich është në listën e sanksioneve të vendosura për shkak të lidhjeve me Vladimir Putinin. Edhe pse ai ka mohuar se ka lidhje me Putinin, pasuritë e tij po gjurmohen për t’u sekuestruar.
Së fundmi, Abramovich është fotografuar në Stamboll teksa po priste avionin e tij privat. Më pas, sipas agjencisë Reuters ai ka fluturuar drejt Moskës.
Mediat kanë raportuar se Abramovich po përpiqet që ta fshehë mega-jahtin e tij luksoz në Adriatik. Të shtunën, jahti Solaris, me vlerë 600 milionë dollarë, ishte parë në Mal të Zi.
Por Reuters raporton se jahti sot është në brigjet e Shqipërisë.
“Të dhënat nga sistemi i gjurmimit të anijeve Refinitiv tregojnë se jahti 600 milionë dollarësh i Abramovich ishte në brigjet e Shqipërisë të martën në mëngjes me statusin: Në pritje të porosive”.
U tha se destinacioni i tij ishte Turqia pas nisjes nga Mali i Zi, por ai u hoq vonë të hënën.
Zakonisht mega-jahtet kanë vizituar brigjet shqiptare për të marrë karburant me çmim shumë të lirë.
g.kosovari