• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të një drejtori, që t’i “thyejë turinjtë” Edi Ramës!

by Mero Baze
01/08/2017 21:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Fushata e Edi Ramës për të telendisur publikisht administratën  në disa sektorë kyç të shërbimeve, si shëndetësi, Hipoteka, ALUIZNI etj, po nxjerr në pah një fakt të dhimbshëm, që nuk ka të bëjë as me korruptimin e tyre, dhe as me tepsinë që i ka çuar aty, por me mungesën e integritetit dhe frikën nga politika.

Nuk e vë në dyshim se ato poste kanë thithur njerëz problematikë, sa i përket mitmarrjes apo përfitimeve të tjera financiare. Edhe pse është krim t’i konsiderosh të gjithë njësoj, periudha çerekshekullore e Shqipërisë së korruptuar, e ka standardizuar personalitetin e dikujt që do të punojë në ato zyra. Dhe ky standard është përgjithësisht ai i njeriut që do të bëjë para me punë shteti.

Por kjo nuk përjashton mundësinë që disa prej atyre drejtorëve të jenë njerëz me personalitet, të ndjehen që e kanë merituar atë vend pune, dhe të dinë ta mbrojnë atë.

Unë mezi po pres të shfaqet një i tillë. Po pres të ngrihet një drejtor aty përballë Edi Ramës, t’ia hedhë çelsat në fytyrë, t’i thotë nuk kam nevojë për vendin tënd të punës, por kjo që thotë ky qytetar, apo kjo letra anonime, është shpifje.

Mezi po pres dikë që të më bindë se nuk i dhimbset fare ajo karrige, që edhe kështu do t’i iki, por të paktën të dëshmojë se nuk ka shkuar aty, ashtu siç paragjykohet. Të ngrihet një drejtor spitali e t’i thotë përse nuk janë kushtet e mira në spital, përse nuk ja del dot me ilaçet, përse nuk shkon dot ambulanca në kohë, përse u detyruan ta bënin emërimin e infermiereve nga qeveria qëndrore etj.

Dhe pas kësaj, t’i hedhë çelsat në tavolinën e spektaklit dhe të iki në punë të tij.

Nuk po ndodh, dhe jam i trishtuar për këtë. Jo se dua që dikush “t’ia thyejë turinjtë” Edi Ramës medoemos, por për të bindur veten, se dikush e ka merituar atë vend pune.

Kjo që po ndodh është trishtuese, pasi po provon mungesën e thellë të integritetit të njerëzve që drejtojnë postet kyçe në shoqërinë shqiptare. Një drejtor në një kompani private ka shumë here më tepër dinjitet përballë pronarit të vet, se sa dikush në punët publike përballë Kryeministrit. Dhe kjo vjen, se ai person që ja ka dalë të bëhet drejtor në biznesin privat, e ka merituar dhe është blerë për atë që vlen, ndërsa ata që janë në krye të shtetit, e kanë blerë atë vend pune, dhe nuk ruajnë më dinjitetin, por paratë e tyre. Kjo është një akuzë e rëndë për sistemin, për politikën dhe natyrisht edhe për Kryeministrin.

Ana tjetër e shëmtuar e kësaj mungese, është frika nga politika që po injektohet për postet publike. Spektakli i Kryeministrit, i ngjan spektaklit të Lulzim Bashës, që pasi spastroi gjithë kundërshtarët në PD, tha “herën tjetër zgjedhjet do të jenë demokratike dhe deputetët do t’i caktojë populli”. Edhe Edi Rama, pasi po i telendis vetë personalisht gjithë drejtorët, pasi po u kërkon dorëheqje, edhe pse nuk varen nga ai, po u premton që pas kësaj, do ketë pavarësi për institucionet dhe s’do guxojë kush t’i nëpërkëmbë.

E gjithë kjo, në vend të pakësojë ndikimin e politikës mbi administratën, kam frikë se po e rrit atë. Unë jam ende pa fjalë se si askush nuk del t’i thotë “nuk më plas për këtë vend pune” dhe s’dua të kem të bëj më me shtetin”. Vetë do ta kisha bërë qysh minutën e parë të një takimi të tillë poshtërues.

Vetëm një çmim i lartë i asaj karrigeje dhe një frikë e madhe se politika të lë pa të ardhme, duket se i mban të gjithë ashtu, kokëulur dhe të bindur para telendisjes publike, dhe me mua me vesh të ngritur mos po del ndonjë trim. Por duket që nuk do të dalë. Kaloi dhe 1 gushti e s’ka më dëgjesa.

Next Post
Të shtëna në zonën e Bathores, plagoset një 24-vjeçar

Tiranë/ Operacion anti-droge, dëgjohen të shtëna te 'Don Bosko', makina çan postobllokun, prangoset 1 person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

3-P, Presidenti vs protestë

June 13, 2026
Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

Çezari dikur ishte perandor, sot është sallatë

June 13, 2026
Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

Ngriti “shtëpi bari” në mes të fshatit, arrestohet shqiptari! Sistem modern kultivimi me panele diellore, aspiratorë dhe…

June 13, 2026
“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

“Altin Dumanit t’i jepet edhe një mandat”/ Aktivisti thirrje nga protesta: SPAK të nisë arrestimet e politikanëve të korruptuar

June 13, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

Axhenda anti-Trump, Berisha në ‘liridalje’ dhe ambasadori i ri i SHBA

June 13, 2026
Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

Trafikonin kokainë në Europë, Belgjika kërkon pesë vite burg për grupin kriminal shqiptar

June 13, 2026
Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

June 13, 2026
Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

Përdori rrugën dytësore për të shmangur trafikun e Shëngjinit, autobusi i agjencisë turistike përfundon në kanal

June 13, 2026
“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

“Jam këtu për fëmijët tanë”, mamaja e Martin Canit nga protesta: Duam siguri, e çova djalin në shkollë dhe nuk m’u kthye më

June 13, 2026
Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

Shqipëria, xholi i mediave ndërkombëtare anti-Trump?

June 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In