• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Në pritje të lëvizjeve të radhës të Ramës”- Kathimerini: Athina është në konsultim me Belerin…

by A R
29/12/2023 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Raportet jo fort të mira mes Shqipërisë dhe Greqisë vazhdojnë të jenë në qendër të vëmendjes në mediat helene. Gazeta më e madhe greke “Kathimerini” shkruan sot se “Athinë është në pritje të lëvizjes së radhës të Edi Ramës” sa i takon çështjes Beleri.

“Pak para Krishtlindjeve, Rama kishte shpallur në fakt shkarkimin e kryebashkiakut në detyrë Jorgo Goro , i cili përballë Fredi Belerit humbi në zgjedhjet e majit, por vazhdon të qëndrojë në detyre”, shkruan gazeta, e cila përmend tre emra të mundshëm që Rama kishte propozuar për kryetar të përkohshëm të bashkisë.

Por pas një reagimi të Fredi Belerit, i cili artikulonte se kryetar i përkohshëm duhet të jetë një nga këshilltarët e zgjedhur nga rezultatet e majit, tre emrat u anuluan, shkruan me tej Kathimerini.

Kujtojmë se pala greke, në deklaratën me shkrim me të cilën shoqëron dosjen e Shqipërisë në fazat e ndryshme të vlerësimit të saj në BE, ka vendosur tre kushte për të mos vendosur veton: betimin e Belerit, gjykimin e tij të drejtë dhe respektimi i prezumimit të pafajësisë.

“Athina është padyshim në konsultim me Belerin, pasi po kërkohet një raport i artë në një çështje që shkon shumë përtej marrëdhënieve greko-shqiptare dhe, siç është parë kohët e fundit, ka ndikuar edhe në diskutimin e përgjithshëm për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

Megjithatë, pas lëvizjeve të fundit të kryeministrit Rama, disa analistë dhe gazetarë në Shqipëri besojnë se kryeministri në fakt po përpiqet t’i hapë rrugën zgjedhjeve të përsëritura në Bashkinë e Himarës”, thuhet më tej në shkrimin e gazetës helene.

Këtyre zhvillimeve të fundit u paraprinë një sfond shumë intensiv diplomatik dhe shkëmbime mes Athinës dhe Tiranës në nivele të ndryshme.

E përditshmja greke citon ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, Igli Hasani, i cili një ditë më parë në konferecën me gazetarët tha se “ka negociata, ide dhe angazhime nga të dyja palët për të gjetur një zgjidhje”.

Hasani mohoi se Tirana dhe Athina po diskutojnë një “emër të pranuar përgjithësisht” për kryebashkiakun e përkohshëm të Himarës.

Sipas gazetës, kryediplomati shqiptari vuri në dukje se “vendimi i gjykatës speciale po shqyrtohet nga qeveria dhe po shqyrtohen të gjitha hapat që do të çojnë në një situatë që do të krijojë një zgjidhje afatgjatë dhe të besueshme”.

/a.r

Next Post
VIDEO / Rama ndan tingujt e këngës “Thuaja rini”, e realizuar nga të rinjtë korçarë

VIDEO / Rama ndan tingujt e këngës “Thuaja rini”, e realizuar nga të rinjtë korçarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In