• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të autokritikës së pronarëve të televizioneve për Berishën

by S T
13/11/2024 20:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Ka një hutim në mjedisin e pronarëve të televizioneve të mëdha pse Berisha ka tre ditë që i sulmon. Shikojnë ku kanë gabuar dhe s’po e gjejnë dot. Klani ka urdhëruar të bëjë analiza dhe u del me tejkalim. 73 për qind të lajmeve janë me Berishën dhe për Berishën. Vizion Plus e ka 68 për qind, dmth me tejkalim të ndjeshëm mbi qeverinë. Top Channel në garë me Vizionin, e ka 67.19 për qind por e kompenson me Top Albanian që e ka 72.4 për qind sa Klani. Radio Tirana 53 për qind e kështu me radhë. Nuk po flas për TVSH, se aty ka gjysmën e Këshillit Kombëtar si gazetarë.

Por përsëri shqetësimi mbetet. Si t’ia bëjmë që është shqetësuar Berisha?

Asnjë reagim prej tyre. Duket sikur i kanë hyrë punës të analizojnë ku kanë gabuar dhe si duhet të përmirësojnë punën në të ardhmen në zbatim të direktivave të marra nga penxherja.

Dhe Berisha ka një zakon të keq, kur kritikon bashkëpunëtorët. Ai nuk u thotë se çfarë duhet të bëjnë për t’u korrigjuar pasi ata duhet ta gjejnë vetë. Dhe me sa duket pronarët e TV po përpiqen të kuptojnë ku kanë gabuar.

Derisa ta përfundojnë autokritikën para Berishës, ai i ka shtyrë tre-katër ditë të tjera duke u ankuar që shërbëtorët e tij nuk po punojnë si duhet, pasi kështu e ka së paku një argument përse do t’i humbasë zgjedhjet.

Por ana groteske e këtij sulmi është përpjekja qesharake për t’i ngjarë Trump-it në betejën kundër medias tradicionale. Është shumë e vërtetë që Trump e ktheu shtypin tradicional në një armik të vetin, por e kishte një arsye. Edhe shtypi tradicional e kishte Trump-in një armik të rëndësishëm të tij. Mediat më të mëdha të SHBA, përjashtuar Fox News, janë kundër tij, për shkak të filozofisë së tij. Dhe të dy palët e meritojnë të jenë armiq të njëri-tjetrit.

Por Trump nuk fitoi se kishte armik shtypin tradicional, por se arriti të përçojë mesazhet e tij përmes rrjeteve sociale dhe duke e përdorur shtypin tradicional si armik të tij. Shpeshherë dhe armiqtë bëhen të dobishëm, duke përçuar mesazhet e tua në mënyrë negative.

Problemi që ka Berisha është se shtypin e ka me vete dhe i jep hapësirë më shumë se ç’duhet. Kjo nuk është se i bën ndonjë nder Berishës. Në atë gjendje rotullimi që ka Berisha, dhe në atë diare të përditshme që derdh nga penxherja, atij i duhet një censurë nga shtypi që ta ndihmojë.

Është shumë e provuar se Berishën nuk e dëmton censura në media por hapësira në media. Në vitin 1994, Shqipëria kishte një televizion, dhe ishte i gjithi 24 orë i Berishës në fushatën për referendum duke mos lejuar opozitën as të zgjaste kokën. Dhe prej TVSH humbi referendumin. Tani ai ka disa TVSH në dispozicion dhe i kanë dhënë atij gjithë hapësirën publike. Ky është vërtet një kurth i rrezikshëm për të, pasi idiotësitë që lëshon çdo natë përhapen në çdo cep të vendit.

Nëse është bërë kaq i mençur ta kuptojë këtë, nuk ka nevojë të shajë TV që mos ta transmetojnë. Thjesht mund të mos flasë dhe ato nuk kanë çfarë transmetojnë. Ndryshe ato nuk kanë çfarë zvogëlojnë nga ato që thotë. I japin ashtu siç i thotë ai dhe natyrisht e zvogëlojnë atë përditë e më shumë duke e bërë të parëndësishëm.

Dy netë më parë në një TV nga këto me lajme në Tiranë, ishte dhe Berisha dhe pas tij Dashamir Shehi. Ky i fundit kishte dyfishin e shikueshmërisë në YouTube në raport me Berishën. Dhe kjo tregon shumë se çfarë dëmi i kanë bërë TV Berishës që i kanë hapur ekranet.

Problemi është që ai tani dëshiron dhe më shumë hapësirë. Mirë është t’ia japin. Madje t’ia lënë kamerat si Big Brother brenda në shtëpi ta shikojnë gjithë ditën shqiptarët. Është mënyra më e mirë që të bëhet komplet qesharak.

Kjo është një zgjidhje e mirë dhe për këta pronarët e trembur të TV që duan të kuptojnë pse po i sulmon Berisha. Thjesht mendon se tani dhe ky mund të sillet si Trump-i me shtypin, por ndryshe nga Trump-i ky do që dhe t’i shajë siç i shan Trump-i dhe t’i shërbejnë sikur të jetë “Soros-i”.

Ata në fakt po i shërbejnë, sikur të jetë Soros-i, por puna është që ky e ka të keqen pse TV e transmetojnë dhe jo pse nuk e transmetojnë. Sikur mos ta transmetonin, do ishte viktimizuar disi në opinion publik, pasi njerëzit do mendonin kushedi çfarë hallesh ka aty brenda dhe nuk e lënë të flasë. Por TV po e lënë të flasë aq shumë, sa dhe ata që kanë pasur ndonjë dyshim që nuk ka rrjedhur, tani maksimumi iu vjen keq pse ka degraduar, por nuk kanë dyshim që ka degraduar.

Next Post
Meta “kap titujt” në mediat amerikane/ Fox News: Ish-presidenti shqiptar në pranga për korrupsion! Opozita….

"Meta nuk ka se çfarë humbet", e pranon Valteri: Më kanë kërcënuar! Lidhja e tij me bandat...

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Shkojmë në banjë në shtëpi për të dhjerë, ngremë kapakun e WC – na del surrati i Berishes dhe na frenon të dhjerin, shkojmë të flemë në krevat, ngre jorganin – na del Berisha në dyshek – oppppaaaaaa – iku gjumi, hapim frigoriferin, na del surrati Berishes si Copë muti i ngrirë brenda në frigo – iku oreksi, dil në ballkon, degjon komshiun që zihet me gruan për Berishen – se kush ka vjedhur më shumë, Saliu apo Ilir Metaj, lëre pastaj që hap TV, në të gjitha kanalet, vetëm Sali Berishe, Mul Nokari, oficerja SS Albana Vokshi (përçudnimi i femrës) , etj, etj, etj. sa detyrohemi shohim eksplorerat me çtë kenë vetëm e vetëm, për tu qetesuar.
    Rroftë PD por pa Sali Berishen me kopenë e hijenave, gjarpërinjve, ujqërve e çakajve që ka prapa.

    Reply

Leave a Reply to L.Xh Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

Dogji një dyqan dhe tentoi të digjte gomisterinë në Mirditë, përfundon në pranga 52-vjeçari

February 1, 2026
Veliaj 54-55 përqind dhe Këlliçi 45-46 përqind në pesë javët e fundit

Problemi bazik numerik i “së djathtës”

February 1, 2026
Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

Viktima e parë e armës neurologjike? Vdekja e agjentit që zbuloi sekretin e “Sindromës së Havanës”

February 1, 2026
Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

Alarmohet Mali i Zi: Droga po vjen nga pikat e pakontrolluara të Shqipërisë, u kapën më shumë se 100 kg marihuanë

February 1, 2026
Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

Pensionistët italianë letër Kryeministrit Rama: Mos na taksoni 15 %

February 1, 2026
FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

February 1, 2026
Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

February 1, 2026
VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

February 1, 2026
Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In