• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në pritje të 11 qershorit për gjyqin e vulës, PD dhe Rithemelimi: Duam drejtësi!

by A R
09/06/2024 10:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalvari në dyert e drejtësisë për Partinë Demokratike pritet të marrë fund në 11 Qershor, pasi Gjykata e Apelit ka caktuar seancën që mundtë jetë dhe e fundit për zgjidhjen përfundimtare të luftës brenda kampit blu, e nisur në fundin e vitit 2021. Dy palët që kërkojnë të njihen përfundimisht si Partia Demokratike, Rithemelimi dhe pjesa që mbështet Lulzim Bashën kërkojnë drejtësi nga togat e zeza në Apel.

Për A2 CNN, dy Sekretarët për Çështjet Ligjore, Ivi Kaso dhe Indrit Sefa apelojnë për vendimmarrje të drejtë.

“Nuk presim asgjë më shumë dhe asgjë më pak, veç se të bëjë drejtësi dhe të vendosë bazuar në ligjin për partitë politike. Mbi të gjitha të zbatojë udhëzimet e datës 27 Dhjetor 2023, Kolegji Civil i Gjykatës së Lartë i ka përcaktuar”, thotë Kaso.

“Ne presim nga Gjykata e Apelit të zbatojë me përpikmëri çdo detyrë që ka lënë Gjykata e Lartë. Ne duam që vendimmarrja e Apelit të jetë në frymën e vendimit të Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë ka lënë disa detyra që duhet të zbatohen nga Apeli dhe përfundimisht të japë një zgjidhje përfundimtare për legjitimitetin e organeve drejtuese të Partisë Demokratike”, shprehet Sefa.

Pavarësisht se prej datës 27 Dhjetor të vitit të kaluar kanë në duar arsyetimin e Gjykatës së Lartë, rezervohen të shprehen se nga do të anojë peshorja e drejtësisë këtë herë.

“Ajo që kërkojmë ne dhe presim është që kjo çështje të zgjidhet në mënyrë të drejtë, pasi ligji është shumë specifik lidhur me trajtimin e çështjeve të tilla. Praktika gjyqësore është shumë specifike dhe Gjykata e Lartë e kaorientuar drejt zgjidhjen e kësaj mosmarrëveshjeje”, thekson Kaso.

“Ne nuk gjykojmë dhe nuk japim opinione lidhur me vendimin e gjykatës, por siç kemi deklaruar gjithmonë që çdo pale duhet të pranojë vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit. Kjo është e rëndësishme për demokratët, kjo është rëndësishme për opozitën dhe për gjithë Shqipërinë”, thotë Sefa.

Sefa pohon se Partia Demokratike zyrtare është gati të pranojë çdo vendim të shkallës së dytë të gjyqësorit, ndërsa Kaso deklaron se nëse drejtësia do diktohet nga politika nuk do rrinë gojë kyçur.

“Jemi të gatshëm dhe do të zbatojmë çdo vendimmarrje të Gjykatës së Apelit. Të njëjtën gjë i kemi kërkuar dhe palës tjetër në Gjykim që të shprehet publikisht për qytetarët shqiptarë që do të respektojë dhe do të zbatojë vendimmarrjen e Gjykatës së Apelit”, vijon Sefa.

“Ne presim dhe shpresojmë që të ketë drejtësi, bazuar në Kushtetutë, në ligjin për partitë politike. Nëse vendimet e gjykatës do të diktohen nga interesa të tjera siç u diktuan herën e fundit, pra nga interesa e pushtetit dhe maxhorancës, sigurisht ne nuk do rrimë gojë kyçur përballë këtij fakti”, shton Kaso.

Në 11 Qershor ora 10:00, Gjykata e Apelit pritet të vendosë për fatin e drejtimit të Partisë Demokratike, me treshen gjykuese që përbëhet nga Alma Ahmeti, Iliba Bezati dhe Elona Toro. Ishte Gjykata e Lartë që ktheu çështjen në Apel, dhe në vendimin e zbardhur në 27 dhjetor të vitit të kaluar udhëzon shkallën e dytë të gjyqësorit që të japë zgjidhje përfundimtare për këtë çështje.

/a.r

Next Post
FOTO / Jo vetëm në shtëpi, Princ Leka dhe e dashura e re të pandarë edhe në daljet publike

FOTO / Jo vetëm në shtëpi, Princ Leka dhe e dashura e re të pandarë edhe në daljet publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

Marine Le Pen shënon fitore historike, RN katërfishon praninë në Senatin francez

September 28, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

Integrimi në BE / Zhvillohet në Tiranë Konferenca Ndërparlamentare me pjesëmarrjen e udhëheqësve të lartë dhe përfaqësuesve evropianë

September 28, 2026
Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

Tre operacione në Kukës dhe Tropojë, arrestohen tre persona, sekuestrohen armë e kanabis

September 28, 2026
“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

“Mora fjalë” zhduket nga platformat online, flet autori i këngës

September 28, 2026
Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

Rajoni dobët me menaxhimin e mbetjeve, mbi 83% përfundojnë në landfille

September 28, 2026
VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

VIDEO / Akademiku Ali Aliu rrëfen bisedën me Berishën: Hajdarin e quante përbindësh dhe idiot…

September 28, 2026
Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

September 28, 2026
Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

Kurti-Hamza takohen para seancës së Kuvendit, ja tre çështjet e “nxehta” që presin zgjidhje

September 28, 2026
Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

Nga vjedhja e teknologjisë te rritja ekonomike, sekretet e STAS-it që mbajtën në këmbë Gjermaninë Lindore

September 28, 2026
Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës -

Ndahen çmimet MTV VMA 2026, Madonna dhe Taylor Swift triumfojnë në natën e madhe të muzikës –

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com