• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Editorial

Në Prishtinë votohet, në Shkup dialogohet, në Tiranë vegjetohet

by Skënder Minxhozi
23/10/2019 12:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Skënder Minxhozi/

 

Ka qenë shumë e vështirë të detyroje Lulzim Bashën të përmendte togëfjalëshin “zgjedhje të parakohshme”, pak orë pasi Emanuel Macron mbylli përfundimisht derën e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Insistimit normal të gazetarëve nëse ai ishte në favor të mbajtjes urgjente të zgjedhjeve, siç po ndodhte në Maqedoni, ai i përgjigjej me frazën standarte “Edi Rama e di vetë ç’duhet të bëjë”!

Kjo parodi politike, ku opozita nuk gjen dot një pikë takimi brenda vetes, as për më të natyrshmen e dëshirave të saj, shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, pasqyron më së miri kënetën ku dergjet këto kohë klasa jonë politike. PD e LSI kanë kohë që nuk bien dakord për momentin dhe modalitetet e mbajtjes së zgjedhjeve në Shqipëri. Kryemadhi thotë se duhet të shkojmë sa më parë në votime, edhe me Ramën kryeministër, kurse Lulzim Basha nuk e di as vetë çfarë do. Përveç një gjëje, të cilën e kanë marrë vesh të gjithë: që ka frikë të shkojë tek kutitë e votimit!

Mbajtja peng e negociatave për anëtarësim në BE për dy vendet e Ballkanit Perëndimor, prodhoi në dy kryeqytetet respektive dy situata cilësisht të ndryshme. Në Shkup u ra dakord të shkohet në zgjedhje në prill, kurse në Tiranë, ashtu siç pritej, qeveria ja hodhi fajin Evropës, kurse opozita bëri sikur u zemërua. Rezultati: asnjë lëvizje, vetëm vegjetim. Debati u fokusua rrejshëm tek nëntë kushtet e Bundestagut, a thua se kemi patur nevojë të dalin ca të huaj e të na vendosin diagnozën.

Problemi shqiptar sot qëndron në faktin se sistemi aktual politik ka skaduar në ide dhe veprim. Partitë ecin me sondazhe në dorë, e jo me sy për të parë dhe veshë për të dëgjuar. Sepse mjafton të shohësh, e jo të lexosh shifra, për të kuptuar diçka të thjeshtë si drita e diellit: vendi ka nevojë urgjente të shkundet. Dhe me shkundje nënkuptohen disa gjëra fare të thjeshta.

Së pari të nisë dialogu dhe komunikimi mes partive të mëdha të vendit. Pasi PD sulmoi palën tjetër me bojë e molotov nja katër muaj me radhë, veshi rrobat e banjos dhe ju fut plazhit. Dhe pas shtatorit, me stinën e re politike, opozita megjithëse i ndërpreu protestat e dhunshme, vijon të mbajë gjallë logjikën e shkurt-marsit. Jo dialog me Edi Ramën, shprehet Basha, sa herë që zyrtarë të lartë evropianë e amerikanë i kërkopjën dialog pa kushte. Po me cilin atëhere nëse jo me kreun e shumicës? Me cilin, nëse jo me atë që ka pushtetin dhe të paktën gjysmën e votave të Shqipërisë?! Duke mos folur nuk arrihet asgjë përveç statu quo-së. Duke mos folur, hallet e krizat shtyhen, por nuk zgjidhen.

Së dyti, ajo që mungon dhe që është rrjedhojë direkte e dialogut politik, janë reformat e mëdha. Të vetmet që do të krijojnë kushte për më shumë drejtësi, më pak korrupsion, zgjedhje të ndershme dhe sundim të ligjit. Është provuar katërcipërisht se nuk ka asnjë dalje tjetër të shpejtë nga bataku ku ndodhemi, nëse nuk kalojmë nëpër vrimën e ngushtë të ndryshimit të rregullave të lojës në drejtësi, zgjedhje, ekonomi etj. E kjo bëhet jo me Facebook e Instagram, as me deklarata të helmatisura nga podiumet eselive partike, por duke u ulur dhe duke folur. Shikoni çfarë ndodh këto orë: të gjithë thonë duam të nisë dialogu dhe hapat konkrete e askush nuk del nga llogorja. Njëzet minuta takim për reformën zgjedhore me insistimin e skajshëm të OSBE, ku lajmi ishin personat që shkonin e vinin në tryezë, e  jo ajo që bisedohej aty!

Ndërkohë një shtet i ri dhe i papërvojë si Kosova s’e ka për fare merak që të mbajë zgjedhje të parakohshme, ashtu siç e ka hiç gajle të shpallë fitimtarin pak orë pas votimit. Shpërfilleni sa të doni Kadri Veselin dhe Ramush Haradinajn, por shihni çfarë bëjnë. I pari uron palën tjetër për fitoren dhe pranon publikisht humbjen, kurse i dyti, pasi bie nga kryeministër, deklaron largimin edhe nga poltroni i parlamentarit!

Për të mos folur për Shkupin, i cili vërtetë sakrifikoi gjithçka për negociatat dhe u tradhëtua shumë shëmtuar nga Macron e të tjerët. Megjithatë, përtej faturës shumë të kripur që pagoi, Zaev,e  bashkë me të edhe presidenti Pendarovski e opozita,  nuk e humbën logjikën e ftohtë për t’u ulur në mënyrë civile në një tryezë e për të diskutuar duke u parë në sy, sesi dilet nga ky moment delikat. Një leksion i thatë dhe i pamëshirshëm evropian, vetëm dy orë me makinë nga Qafë-Thana!

Next Post
FOTO/ “Lady in red”, Ivanka Trump mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj

FOTO/ "Lady in red", Ivanka Trump mori gjithë vëmendjen me veshjen e saj

Comments 1

  1. ladi says:
    7 years ago

    Nuk eshte vegjetim z. Minxhozi, eshte dhune e mire-orkestruar nga PS dhe PD per kete qellim; qe te mos ndryshoje asgje!
    Eshte dhune e paster, e dukshme dhe e perditeshme! Nuk ka asgje rastesore ne ate c’ka ndodh perdite ne media, ne qeveri dhe ne opozite.
    Ju lutem te jeni me te sakte ne ate cfare shkruani!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Flamingot”, Zhizhek dhe ideologjia e Qendrës

June 21, 2026
Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

Deputetja e PS: Protesta pa kokë, me parti të vogla dhe PD-në brenda saj!

June 21, 2026
Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

Gjermania thyen “mallkimin” e Botërorëve, kualifikohet nga grupet për herë të parë që nga 2014

June 21, 2026
Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

Mila: PS respekton protestën, por nuk ka dorëheqje të Ramës dhe as zgjedhje të parakohshme

June 21, 2026
Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

Mediat: Kryeministri britanik pritet të japë dorëheqjen të hënën, kush pritet pritet të jetë pasardhësi?

June 21, 2026
La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

La Repubblica: Dubai kërkon të ringrihet pas tensioneve në Lindjen e Mesme!

June 21, 2026
Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

June 21, 2026
Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

Protestuesit heqin flamurin e Ambasadës së Izraelit në Tiranë, Ministria e Jashtme: Po përçani dhe po përhapni urrejtje!

June 21, 2026
Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

Moti përvëlues në Shqipëri/ Termometri shkon deri në 39°C, ja qytetet më të nxehta!

June 21, 2026
Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

Japonia fiton me Tunizinë në ndeshjen e dytë në grup dhe e eliminon nga Botërori

June 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In